Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vendimet e plota të qeverisë, nga lëvizjet në kabinet tek marrëveshjet

18:13 / September 25, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeveria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime për përbërjen e disa institucioneve. Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Eugena Tomini do të jetë zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Andi Mahila, lirohet nga detyra e zv.ministrit të Brendshëm. Mira Kapisyzi zv/ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë. Në mbledhjen e qeverisë, me propozim të Këshillit Bashkiak u shkarkua dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Njoftimi i plotë

1-Qeveria miratoi ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë

Investimi pritet të realizohet brenda 36 muajve dhe centrali do të ketë një afat operimi 49-vjeçar. Shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve, të respektojë kushtet mjedisore dhe të dorëzojë sigurimin e kontratës në masën 5% të investimit.

2-Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për huanë prej 20 milionë euro

Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e garancisë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Tiranës për kontratën e kredisë në vlerën 20 milionë euro, e lidhur me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), OSHEE Group, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dhe Furnizuesin e Tregut të Lirë (FTL).

3-Qeveria përcakton fushën e përgjegjësisë së Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Këshilli i Ministrave ka miratuar fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ministri do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e reformës në administratën publike, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe sistemin e pagave, si dhe për hartimin e politikave dhe akteve ligjore në luftën kundër korrupsionit.

4-Qeveria përcakton fushën e përgjegjësisë së Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatorit

Këshilli i Ministrave ka miratuar misionin dhe fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatorit, i cili do të drejtojë teknikisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të bashkërendojë procesin e brendshëm të përgatitjeve për integrimin. Ministri është përgjegjës për koordinimin e punës së grupit negociator, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, ndjekjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian, hartimin e Planit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Ai gjithashtu ka detyrë të nxisë nisma për integrimin e përshpejtuar dhe të garantojë informimin e publikut mbi procesin e anëtarësimit

Gjithashtu, në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime që lidhen me ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve.

Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Eugena Tomini emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë

Mira Kapisyzi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025

kabinet marrëveshje ndryshime Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.