Author: tirana

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Teilor Tivarin, 24-vjeçarin e akuzuar për vrasjen me thikë të Valbon (Marko) Beqirajt, ngjarje që tronditi opinionin publik pak ditë më parë. Në të njëjtën masë sigurie është lënë edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi me iniciale Xh. D., i cili ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja me një automjet taksi, duke e dërguar fillimisht në banesën e tij. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e sotëm (27 shtator), Tivari ka shprehur pendesë për krimin e kryer, ndërsa ka dhënë edhe versionin e tij për motivet që çuan në…

Read More

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Fierit, pas një hetimi disa-javor. Operacioni policor i koduar “Shëtitësi” u finalizua me arrestimin e një 25-vjeçari, i cili dyshohet për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa në zona të ndryshme të qytetit. I arrestuari është shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, policia i sekuestroi: 45 doza Cannabisi të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 motomjet, që dyshohet se përdoreshin për shpërndarjen e drogës, 2 celularë, që po analizohen për të zbuluar kontaktet e…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin që i ka ardhur nga një qytetar, sipas të cilit autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë është nip i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe mik i deputetit të zonës, Tërmet Peçi. Sipas liderit të opozitës, vrasja e sotme përbën goditje të madhe për biznesin e huaj në vendin tonë.Statusi i Berishës: Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit.Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në ShqipëriVrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet PeçitShpreh…

Read More

Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi tepër te madhe droge në Greqi bashkë më arsenal armësh, duke çuar në arrestimin e 6 burrave dhe grave shqiptare. Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregëtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias.Kreu i grupi kriminal ishte 39-vjeçari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëvë she…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane, duke u bërë thirrje të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë. Në njoftimin zyrtar të publikuar sot, Ambasada thekson: “KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160, për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën.” Sipas Ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar, dhe kjo nuk korrektohet…

Read More

Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve duke i shkaktuar miliona lekë dëm shtetit nga shmangia e taksave, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHKProkuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.G., ish-drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Tiranë, e akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 248 të Kodit Penal si dhe shtetasin Sh.B. i akuzuar për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Mashtrim’ parashikuar nga nenet 119/a/2 dhe 143/3 të Kodit Penal. Në kuadër të procedimit penal nr. 8699, regjistruar në bazë të…

Read More

Si rezultat i ndjekjes disajavore të një informacioni të siguruara në rrugë operative, për disa raste të sigurimit dhe shitjes së dokumenteve false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Itinerari”. Gjatë periudhës hetimore u dokumentuan 7 raste të veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin viza për të hyrë në Shqipëri dhe ua shitnin ato, emigrantëve nga Vendet e Treta, me 1000 euro për dokument. Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u ndalua organizatori i kësaj veprimtarie, shtetasi A. T., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues…

Read More

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13, duke alarmuar kalimtarët dhe banorët e zonës. Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 06:40, është konstatuar trupi i një shtetasi, rreth 70 vjeç, pranë vijës bregdetare. Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, duke ngritur dyshimet se 70-vjeçari mund të jetë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe për dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një 22-vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontinenti”. Orest Kurtaj u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, për kapjen e të cilit, Policia vijon…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Edoardo Sarchi në Tepelenë. Biznesmeni italian kishte dalë për gjah. 44-vjeçari prej 25 vitesh jeton në lagjen “Laprak”, Tiranë, dhe është ortak në një fabrikë tullash. Viktima ka vetëm një plagë. Policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të. Ata po merren në pyetje në lidhje me këtë vrasje, për të zbuluar më tepër detaje.

Read More

Rreth 2.3 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike në Meksikën juglindore të premten, pas një ndërprerje të energjisë elektrike në një resort turistik të Kankunit, thanë autoritetet. Katër orë pas ndërprerjes së gjerë, energjia elektrike u rikthye në pothuajse 50 përqind të zonave të prekura në shtetet e Jukatanit, Kampeçes dhe Quintana Roo. “2.3 milionë konsumatorë u prekën”, u tha gazetarëve Hector Lopez, drejtor i komisionit federal të menaxhimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike (CFE). Semaforët në rrugët e Kankunit ishin fikur, duke shkaktuar kaos, ndërsa vetëm dyqanet me gjeneratorë mbetën të hapura, sipas një korrespondenti të AFP-së…

Read More