Author: tirana

Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një shqiptar të kërkuar nga Interpoli. 62-vjeçari Genti Krasniqi, është arrestuar në qytetin Tunja të Kolumbisë ndërsa përpiqej të rinovonte pasaportën për t’u larguar nga vendi. Ai ka qenë në arrati për 9 vite, që nga shpallja në kërkim nga autoritetet italiane në vitin 2016. Në vitin 2016, Prokuroria e Milanos në Itali zbuloi se një apartament luksoz në atë qytet po përdorej nga një çift (një grua e re italiane dhe një burrë shqiptar) për të fshehur ngarkesat e heroinës që vinin nga Tirana. Edhe pse të dy u kapën, burri arriti të largohej nga…

Read More

Në qytetin e Sarandës vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes. Kjo qendër do të përmirësojë qarkullimin dhe mikpritjen e mijëra turistëve që vizitojnë Sarandën gjatë gjithë vitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në këtë qendër. Qendra e Mirëseardhjes me 3 kate ka një sipërfaqe prej 3,700 m² për çdo kat, parkim autoveturash, zona për autobusë, taksi dhe mjete elektrike si dhe hapësira për motorë e biçikleta. Kjo qendër është shumë e rëndësishme për Sarandën, pasi fluksi i turistëve dhe numri i autobusëve që hyjnë dhe dalin në qytet është shumë i madh,…

Read More

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, flet përsëri për luftën në Ukrainë, ndërsa po i drejtohet personelit më të lartë ushtarak të Amerikës në Virxhinia. Sipas mediave të huaja, Trump e ka përshkruar ndalimin e luftës në Ukrainë si tejet të vështirë, duke theksuar se i ka dale jashtë pritshmërive. “Mendoj se do ta arrijmë këtë, por kjo doli të jetë më e vështira”, tha Trump. “Jam shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin, mendova se do ta mbaronte këtë punë”, vijoi më tej Trump. “Ai duhej ta kishte përfunduar atë luftë brenda një jave, dhe unë i thashë mendoj se do…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i sistemit të hyrje/daljes (EES) në kufijtë e Bashkimit Evropian, me qëllim të përshpejtimit të kontrolleve kufitare. Ky sistem është biometrik dhe regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe mbledh shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë, duke eliminuar vulat në pasaportë. Ky sistem ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por është shtyrë në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta…

Read More

Sipas medieve, shefja e kabinetit të kryeministrit Edi Rama ka dhënë dorëheqjen. Vali Bizhga ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ramës që nga koha kur ky i fundit drejtonte Bashkinë Tiranë. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e dorëheqjes. Po ashtu mësohet se Rama ka vendosur që si shefe kabineti të vendosë Vilma Premtin. Ajo deri pak kohë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares se Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj. Premti pritet që të zyrtarizohet në këtë detyrë në ditët në vijim.

Read More

Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka komentuar lajmin për indeksimin e pensioneve me 2.5%, që do të nisë nga 1 tetori. Për të janë 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë. Sipas tij qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit. “Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! Lajm i madh: Nga 1 tetori pensionet indeksohen me plot 2.5%! Plot 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë. Mos të ankohemi kot…të paktën koston e një kafeje në shtëpi po e jep qeveria. Mbaruan zgjedhjet?…

Read More

Qeveria me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancat e krijuara në 6 bashki, me në krye Tiranën, duke çuar kështu përpara mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme. Konstitucionalisti Bledar Dervishaj, shpjegoi kohën se kur presidenti do të duhet t’i përgjigjet me dekret njoftimit të qeverisë. ”Do duhet që brenda 48 orëve nga marrja e këtij njoftimi, ai të shprehet me dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve”, u shpreh Dervishaj. Dekretimi nga presidenti merr një komplikim ligjor me karakter kushtetues pasi kryetari i shkarkuar i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tashmë e ka…

Read More

Ende selia blu nuk ka emër të kandidatit që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. Por ish-deputeti Dash Sula e ka një emër, për të duhet të jetë Sali Berisha. Ai shprehet i sigurt se kreu demokrat i fiton këto zgjedhje. Këtë bindje Sula e bazon te numri i lartë i votave që mori Berisha në këto zgjedhje, dhe për shkak të kandidaturës socialiste, por edhe sipas tij është figura përbashkuese e së djathtës. ”Sali Berisha mund të ishte dhe duhet të jetë, nëse ka ndërmend të përballet me PS e Edi Ramën dhe për t’i…

Read More

Tek diga e Liqenit artificial në Tiranë janë dëgjuar zhurmë arme. Autorët e sulmit dyshohet se kanë qëlluar me armë teksa ishin në ecje. Ndërkohë dikush ka telefonuar në Polici dhe ka ofruar të dhëna për këtë ngjarje. Policia ka mbërritur në vendngjarje pas telefonatës. Paraprakisht dyshohet për një konflikt mes dy personave.

Read More

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, zhvilloi këtë të martë një takim me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ku u ripohua angazhimi për bashkëpunim të ngushtë dhe konstruktiv ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe SPAK-ut. Prezenca e OSBE-së thekson se mbështetja e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës në vend. Postimi i plotë nga Prezenca e OSBE-së Ambasadori Michel Tarran u takua sot me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së…

Read More

Në videon ku shihet aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e dha një mesazh. Kreu i qeverisë shkruan se për të gjithë ata që menduan se në fakt ky aksion do të ishte një shi vere, në fakt është një operacion për ti hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0. “Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për gjendjen e ekonomisë, e cila sipas saj mbahet në këmbë vetëm nga shteti dhe jo nga prodhimi real apo rritja e konsumit qytetar. ”Gjysma e rritjes ekonomike sot vjen nga pagat e administratës publike, një administratë që është tashmë përtej çdo limiti dhe kapaciteti. Ndërsa konsumi është rritur me 12.5% vetëm falë shpenzimeve të qeverisë, jo për shkak të fuqisë blerëse të qytetarëve”, tha Tabaku. Për të modeli ekonomik i ndërtuar nga qeveria po e kthen Shqipërinë pas në kohë, duke e krahasuar me vitet ’80, kur ekonomia ishte e komanduar dhe jo…

Read More