IKMT ka “zbarkuar” mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Drimadhës në Dhërmi. Në fokus të këtij aksioni është shembja e një objekti me konstruksion metalik. Objekti sipas IKMT ka dale jashtë lejes së ndërtimit . Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT dhe jo me shpërthim. Aksioni i IKMT vijon prej disa ditësh ndërsa në fokus shembja e objekteve që nuk janë klasifikuar nga legalizimi ose nuk kane leje ndërtimi.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama: Ndërkohë që i gjithë Mesdheu ishte në flakë si asnjëherë më parë, në Francë, Portugali, Greqi e Itali. U dogjën qindra mijëra hektarë tokë, kurse Turqia numëroi dhe viktima. Parafytyroni që BE del nga kjo verë me mijëra hektarë tokë të bëra shkrumb e hi. Prandaj kur dëgjojmë që shajnë Shqipërinë, duhet të kenë parasysh që avionët nuk janë magjistarë, por ndihmës të cilët nuk na kanë munguar nga mbështetja e BE, ku Shqipëria bën pjesë me të drejta të plota. Avionët janë një krah i fuqishëm, ku ne do të kemi së shpejti flotën tonë, e…
Policia greke ka arritur të vendosë në pranga një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 25 gushtit nga skuadra DIAS e policisë greke, në zonën e Kalitheas. Në prangat e policisë greke ka rënë Fatjon Shabanaj 35 vjeç. Shabanaj akuzohet për ngjarjen e majit 2021, kur në fshatin Poshnje të Beratit, u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili kishte 1 ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Anglia.
Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e ushtarakëve, punonjësve civilë dhe personelit mjekësor, duke e cilësuar situatën si një “kronikë dramatike, por me nota përkushtimi”. Ai shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që, me guxim dhe sakrificë, luftuan me flakët për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën shqiptare. “Të nderuar ushtarakë, civilë dhe mjekë. Jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe gjithë asaj që ju përfaqësoni. Beteja e zjarreve që përfshiu…
Pas një vizite në supermarket, vendosja e ushqimit në frigorifer duket si një proces i thjeshtë. Megjithatë, në fund të fundit nuk është aq e thjeshtë, pasi shumë njerëz nuk e dinë që temperatura nuk është e njëjtë në të gjitha pjesët e frigoriferit. Mënyra e saktë e ruajtjes së ushqimit është thelbësore për ruajtjen e freskisë dhe vlerave ushqyese të ushqimit. Le të shohim se cilat pesë ushqime nuk duhen ruajtur kurrë në derën e frigoriferit dhe ku është më mirë t’i ruani ato, sipas ekspertëve. Qumësht Edhe pse mund të duket e përshtatshme të vendosni enë të mëdha…
Prag tragjedie në një pallat në bllokun e banimit në lagjen Çlirimi në bulevardin e palmave në Lushnje. Djegia e panelit elektrik të pallatit mbrëmjen e së martës ka shkaktuar panik dhe minuta të tëra ankthi jo vetëm për banorët por edhe për të afërmit dhe kureshtarët. Ndërhyrja e zjarrfikësve, forcave të rendit dhe vetë familjarëve ka shmangur humbet e jetës. Nga tymi i dalë nga djegia e kabujve elektrike të panelit 4 persona kanë marrë ndihmë në spitalin e Lushnjes dhe janë larguar në banesë gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Nga zjarri nuk ka dëme në asnjë banesë,…
Vijon të mbetet aktiv zjarri në pyllin e Poros pranë hidrovorit në Vlorë. Edhe pse situata u normalizua disi në orët e mëngjesit, sërish po punohet nga toka dhe ajri me një helikopter për shkak të riaktivizimit të vatrave dhe mos lejuar avancimin e zjarrit.
Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Raportohet se në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi A. D., 22 vjeç, banues në Burrel, ndërsa janë sekuestruar 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit. Sakaq, materialet procdurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Njoftimi: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Tuneli”. U kap në…
Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e administratratoreve te rinj. Është vënë re një interes i madh, sidomos nga të rinjtë, për tu bërë pjesë e këtij procesi i cili u zhvillua me korrektësi dhe transparencë ku të gjithë aplikantët u testuan me shkrim, por edhe në aftësitë e tyre komunikuese dhe punën në ekip. Pas përfundimit të procesit Bashkia e Elbasanit ka përzgjedhur administratorët e 17 Njësive Administrative, me përjashtim të Rajonit nr. 4 në qytet ku ende nuk ka rezultuar asnjë…
Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë. Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n.…
Tarifat e reja doganore prej 50% të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump ndaj Indisë kanë hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shkaktuar valë reagimesh në tregjet ndërkombëtare dhe një mobilizim të shpejtë nga qeveria indiane. Vendimi i Trump vjen pak javë pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv që godet Indinë me një tjetër tarifë shtesë 25%, si ndëshkim për blerjet e vazhdueshme të naftës dhe armëve ruse. Kjo e bën Indinë një nga vendet më të penalizuara nga tarifat amerikane në mbarë botën. Ekspertët paralajmërojnë se tarifat do të prekin rëndë eksportet indiane – që përfshijnë tekstile, diamante, ushqime detare dhe…
Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në katin e tretë të godinës dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarri ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, pasi ndërtesat në zonë ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve. Fatmirësisht është bërë evakuimi në kohë i banorëve dhe nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen…