Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Menaxhimi i integruar i mbetjeve, ministri Jaupaj: 87% e ligjit sipas direktivave të BE-së

15:43 / October 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 06 153556
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj flet për rëndësinë e menaxhimit të integruar të mbetjeve si një bazë thelbësore për ndërtimin e një ekonomie moderne dhe qarkulluese, gjatë një takimi me ekspertë dhe donatorë evropianë në kuadër të përmbushjes së Kapitullit 27 të acquis communautaire: “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”.

Në qendër të diskutimeve ishte projektligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i cili krijon infrastrukturën ligjore dhe institucionale për përmbushjen e standardeve të BE-së dhe përgatit vendin për hapa konkretë drejt integrimit evropian. Sipas Jaupaj ky projektligj së bashku me ligjin për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit, përbën bazën për një sistem të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, që synon reduktimin e mbetjeve në burim dhe përmirësimin e trajtimit të tyre.

Ministri tha se projektligji aktual përputhet me 87% të direktivave të BE-së, ndërsa për 13% të mbetura, qeveria ka planifikuar miratimin e 15 vendimeve deri në qershor 2026. Në këtë drejtim, ministri Jaupaj vuri në dukje, se ky është një proces evolucionar, që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve të linjës.

“Jemi duke organizuar vendin në 10 zona për menaxhimin e integruar të mbetjeve, duke krijuar kushte për zhvillim dhe duke hapur rrugën për financime të rëndësishme evropiane”, tha ai. Sipas tij aktualisht, 98% e mbetjeve grumbullohen nga njësitë vendore, por sfida mbetet trajtim i tyre final sipas standardeve të BE-së.

Në këtë drejtim, vijoi Jaupaj, ministria ka nisur një program kombëtar ndërgjegjësimi dhe po punon me projekte të rëndësishme financimi, me objektivin që deri në vitin 2028, Shqipëria të arrijë standardet evropiane në këtë fushë. Takimi u vlerësua si një moment kyç në bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare, ekspertëve të BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, për të garantuar një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme për vendin.

BE mbetje Sofjan Jaupaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.