Në prag të sfidave të reja për zgjedhjet e pjesshme, selia e Partisë Socialiste ka qenë qendra e një mobilizimi intensiv, ku drejtues të lartë të PS-së janë angazhuar në koordinimin e strategjive për fitoren e radhës. Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ndarë detaje nga një takim i zhvilluar deri në orët e vona me ministren Ogerta Manastirliu dhe drejtues të tjerë të lartë si Taulant Balla, Niko Peleshi, Ulsi Manja dhe Milva Ekonomi. Sipas saj, ekipi është më i fuqishëm dhe më i motivuar se kurrë, ndërsa kritikoi opozitën për skenarë dhe sjellje që, sipas saj, vijnë nga moskuptimi i…
Author: tirana
Kryetari i Shoqata e Avokatve Antikorrupsion Shqiptare Ndue Pjetra, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Pjetra shprehu ngushëllimet ndaj të ndjerit, Kalaja. Në deklaratën e tij, theksoi se drejtësia në vend ka rënë në duart e politikës dhe sipas tij gjyqtarët janë viktimat e korrupsionit. “Shprehim ngushëllimet për gjyqtarin por ndajmë mendim ndryshe për rastin. Institucionet te marrin masat se drejtësia është ne duar te politikes dhe gjyqtaret janë viktima te politikanëve dhe korrupsionit “, tha Pjetra.
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Malaj ka dhënë lajmin e mirë për një familje në nevojë në Klos, së cilës po i ndërtohet shtëpia nga e para, me kushte shumë të mira për të jetuar. “Në Klos po ndërtohet një tjetër banesë që sjell shpresë e dinjitet për një familje në nevojë. Në shtëpinë e Sefedin Kolës, puna po ecën falë bashkëpunimit të ngushtë mes Bashkisë Klos dhe Qendrës OAZ, një partneritet që vijon prej 25 vitesh në Mat. Faleminderit drejtuesve të OAZ-it, Karla dhe Saimir, për përkushtimin e vazhdueshëm në komunitetin e Matit për shembullin se si solidariteti,…
Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme te tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës në Vlorë. Automjeti ishte në lëvizje kur ka marrë flakë, ndërsa kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse duke bërë që automjeti të mos digjej plotësisht. Sipas infornacioneve të para, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në mjet.
Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%). Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe. Në vitin 2024, grupi “ushqime…
Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Në lidhje me krimin e rëndë janë arrestuar tre persona, autori i krimit Elvis Shkambi, xhaxhai i tij, Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë në gjykatë. Tre persona janë arrestuar pas vrasjes së gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit teksa ushtronte detyrën e tij. Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij, i cili prej vitesh ishte në proces gjyqësor për çështje prone. Ai qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë…
Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës. Të…
Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9 vjeçar në sistemin publik, teksa numri i nxënësve në këtë cikël të arsimit ka rënë me 14 për qind në të njëjtën periudhë. Në të gjithë vendin në vitin 2024 ishin 1127 shkolla të ciklit 9-vjecar, ose 104 shkolla më pak se në 2020. Të dhënat e INSTAT sipas qarqeve tregojnë se, Kukësi mban rekordin në rang kombëtar më mbylljen e 22 % të shkollave 9 vjeçare…
Sot do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit. Do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit. Burimet thonë se gjyqtari ishte në treshe së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajo. Siç tregojnë kamerat e sigurisë, dy gjyqtaret e tjera kanë dalë sapo është dhënë vendimi, ndërsa gjyqtari po mblidhte dosjen menjëherë pas shpalljes së vendimit. Këtë e konfirmon në dëshminë e saj edhe sekretarja që ishte e pranishme.
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës dhe relievet kodrinore – malore të territorit. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme lokale dhe të dobëta prej orëve të mesditës deri ato të pasdites. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 14 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me dallgëzim në…
DASHI Ju keni një energji të brendshme që nuk mund ta injoroni: ndjeni se është koha për të bërë një hap përpara, për të dalë nga një fazë frike ose hezitimi. Yjet inkurajojnë iniciativat, madje edhe ato që deri vonë dukeshin të guximshme ose shumë të rrezikshme. Në dashuri, marrëdhëniet e bazuara në sinqeritet dhe veprim forcohen: nëse ka diçka që doni të thoni ose të propozoni, tani është koha. Në punë, mund të keni mundësinë të tregoni vendosmërinë tuaj: përdorni energjinë tuaj për të mbështetur një projekt ose propozim që e keni lënë mënjanë së fundmi. DEMI Sipas horoskopit…
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si një akt të rëndë kriminal, ndërsa theskohet se duhet që të rritet siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sallat e gjyqeve. ”Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. Ne e dënojmë me forcë këtë akt kriminal. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja. Kjo tragjedi nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të ndërmarrë të…