Author: tirana

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, thotë se pyetja më me vlerë është sa shumë urrehet gjykata në këtë vend? Për të Reforma në Drejtësi ka dështuar, por edhe shton se pa gjykatës të sigurtë nuk ka Gjykatë të paanëshme. ”Ka sigurisht disa gjëra të tjera për të bërë, por gjykata jonë është larg, ende shumë larg gjykatës së standardit europian. Nuk ndodh askund në gjykatat e Europës këto që ndodhin këtu”,-shkruan Manjani. Postimi i plotë Duke parë mllefin ekstrem në rrjete sociale pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, pyetja nuk është më besohet apo jo gjykata.…

Read More

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka shokuar vendin, në një kohë që çështja e pronësisë vijon të shkaktojë viktima. Avokati Saimir Visha thotë se problemet dhe konfliktet për pronat në Shqipëri do të marrin fund kur të hiqet apo të shfuqizohet ligji 7501. Për të Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka në Kushtetutë se çfarë është e drejta e pronës. “Pa shfuqizuar ligjin 7501, ka shumë probleme. Nuk kemi në Kushtetutë çfarë është e drejta e pronës. Tek ne dy dëshmitarë janë bërë pronarë të një prone. Çështja e pronave në Shqipëri, sidomos me daljen e ligjit vrastar 7501,…

Read More

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me 62 praktikantët e rinj të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që kanë nisur praktikën në MBZHR dhe institucionet e varësisë. Gjatë takimit, Salla bashkëbisedoi me praktikantët e rinj që kanë zgjedhur ta zhvillojnë këtë përvojë 3-mujore në sektorin e bujqësisë. “I inkurajova të japin maksimumin për të fituar përvojë praktike dhe për ta kthyer këtë mundësi në një urë lidhëse me tregun e punës”, tha Salla në një postim në rrjetet sociale. Sipas tij, vetëm gjatë viteve të fundit, 356 të rinj kanë zhvilluar praktikën në këtë…

Read More

Pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë. Gjyqtarët në këtë takim janë thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë. Mbledhja do të mbahet në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. ”Në këtë moment të ndjeshëm, trupa gjyqësore i drejtohet opinionit publik me besim dhe respekt, duke ftuar të gjithë të kuptojnë se drejtësia nuk është armike e askujt, por mburoja më e fortë e shoqërisë dhe e çdo qytetari ndaj padrejtësisë dhe dhunës”,-thuhet në njoftimin e bërë publik. Njoftimi i Gjykatës së Lartë: Ngjarja e rëndë dhe…

Read More

Kiduina Zaka, deputete e PS-së, e pranishme sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, foli për të tjera për bullizimin online, dhe në krah kishte kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili edhe hodhi fjalë ofenduese. ”Ti je zëdhënëse e bandave, tani je e Belinda Ballukut”,-i tha Bardhi deputetes Zaka. Këtë moment e ka postuar edhe vetë zv/kryeministrja Balluku, ku shkruan se ”diferencën mes saj dhe sahanlëpirësve të Saliut e tregon qartë kjo video”. Postimi i plotë nga Balluku Kjo është Kiduina Zaka, deputete e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit…

Read More

Aktori Julian Deda, i njohur edhe për mbështetjen e madhe dhe kontribuese ndaj PD, ka reaguar pas vendimit të selisë blu për të mbështetur kandidaturën e aktorit të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi. “Thyerje tabush në PD, e cila ka vendosur të mbështesë një aktor humori në garën për bashkinë e Tiranës. Sot po bëhet fakt, diçka që para dy vitesh (në primaret e 2023) ishte e tmerrshme të ndodhte, pikërisht kandidimi i një aktori humori për…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov. Peleshi theksoi se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një aleate e qëndrueshme e Ukrainës, në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave demokratike që ndajmë. Për kryetarin e Kuvendit, mbështetja për Ukrainën është mbështetje për paqen, stabilitetin dhe rendin ndërkombëtar që garanton sigurinë e të gjithëve. Gjatë këtij takimi, ambasadori Shkurov gjeti rastin t’i komunikojë edhe personalisht Peleshit, vlerësimin e Presidentit Volodymyr Zelensky të vitit 2023, me Urdhrin e Princ Jarosllavit të Urtë. Vlerësimi mban motivacionin “Për kontributin në forcimin e…

Read More

Kryebashkiakja e Herdecke në rajonin e Westfali të Gjermanisë, Iris Stalzer e cila sapo ishte zgjedhur, është goditur disa herë me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj, ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë, se ishte goditur nga disa persona përpara hyrjes së banesës. Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë, ku 57-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent.

Read More

Sali Berisha thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është tregues i dështimit të Reformës në Drejtësi. Për të e gjitha ngjarja tregon dhe dëshmon se jemi në një shkallë ekstreme të pasigurisë në narkoshtetin shqiptar. ”Dua të përsëris qëndrimin tim të prerë se nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës dhe aq më tepër ekzekutimin në detyrë të zyrtarëve për asnjë lloj arsye, ndaj dhe kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe ekzekutimin e gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit. Absolutisht pranoj se ka patur gjatë qeverisjes time, dobësira dhe të meta. Unë kam 12 vite jam…

Read More

Kryeministri Edi Rama bën me dije se do të zbatohen formula të reja të planifikimit urban për sa i përket shtimit të hapësirave për këmbësorët dhe uljes së shpejtësisë së mjeteve në blloqet e banimit. Rama tregoi se për këtë do të diskutohet me Salvador Rueda-n, president i Fondacionit të Ekologjisë Urbane dhe Territoriale, si dhe themelues dhe drejtor i Agjencisë së Ekologjisë Urbane të Barcelonës nga viti 2000 deri në vitin 2020. ”Jam super i lumtur të ndaj me ju lajmin shumë të mirë për ne, që kemi arritur të marrim një hapësirë në agjendën mjaft të zënë të…

Read More

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambi ra në pranga pasi intervistës së bujshme që dha pak orë më parë. Ai kërcënoi me vdekje gjyqtarin që do i dënonte nipin. Policia thotë se pas shoqërimit të tij me mbështetjen e forcave Shqiponja është bërë arrestimi dhe materialet do të referohen në Prokurori për veprat penale ”Kanosja e gjyqtarit” dhe ”Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. “Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari. Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtuesi i policisë së Tiranës Elton Alushi prej 30 minutash ndodhen në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Gjyqtari u vra ditën e djeshme nga Elvis Shkambi. Autori në dëshminë e tij para hetuesve ka thënë se “i kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet” dhe qëlloi me tre plumba në drejtim të gjykatësit, pasi ai dha verdiktin në Apel kundër xhaxhait të tij. Po ashtu në pranga ka përfunduar roja i Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj. Sipas policisë kamerat e sigurisë tregojnë se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës,…

Read More