Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-shefin e policisë rrugore Roven Zeka dhe e ka dërguar në Gjykatën e Posaçme. Bashke me Zekën në akuzë janë dhe dy punonjësit Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. SPAK ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba. Sipas hetimeve, dyshohet se Roven Zeka dhe Sokol Novaku janë të përfshirë në një rast korrupsioni. Sipas të dhënave në polici, bëhet fjalë për një rast aksidenti ku e përfshirë është një grua. Për këtë rast nga hetimet e SPAK, prej disa javësh është mundur të zbulohet se dy oficerët e policisë Gjyqësore kanë…
Author: tirana
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Vetëvendosja shkruan se përpara se të protestohet, duhet të kërkohet falje për qendrimet e mëparshme, duke iu referuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. “Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në…
Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia në pikën kufitare të Muriqanit. Sipas policisë, i riu dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për prostitucion. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Gjatë kontrolleve u bë sekuestrimi i 3 celularëve, që dyshohet se 28-vjeçari i përdorte për këtë veprimtari kriminale. Më herët, dy shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku…
Treguesit e varfërisë rezultojnë të ketë shfaqur përmirësim në vitin 2024. Në vitin 2024, janë vlerësuar rreth 4,7% më pak individë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, krahasuar me vitin 2023. INSTAT raportoi se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023. INSTAT…
Pilotët dhe ekuipazhi në linjat ajrore evropiane po përballen me presione të shtuara për të punuar orë të gjata dhe për të fshehur lodhjen, duke vënë në rrezik sigurinë e fluturimeve, sipas “The Financial Times”. Një studim i Universitetit të Ghent në Belgjikë, që përfshiu 6 900 punonjës, zbulon se politikat e kursimit dhe ndjekjes së fitimeve kanë “dobësuar sistematikisht” sigurinë në industrinë ajrore. Sipas raportit, pandemia e Covid-19 përshpejtoi përkeqësimin e kushteve të punës. Një brez pilotësh me përvojë u largua nga sektori dhe u zëvendësua me punonjës më të rinj, më të lirë dhe me kontrata të pasigurta,…
Deputetët mblidhen sot në seancë plenare, ku në rendin e ditësh parashikohet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për vitin 2024. Kuvendi do të shqyrtojë raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në rend të ditës gjithashtu është edhe shqyrtimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Kuvendi gjithashtu pritet të miratojë edhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug, e gradualisht reshjet e shiut do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra(me ndërprerje). Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore…
Dashi Ka rrezik që marrëdhënia në çift të jetë paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni debate të forta në disa momente dhe gjërat nuk do ecin ashtu si i kishit menduar. Beqarët do kenë takimet e ëndërruara dhe shumë shpejt do mund të fillojnë një histori dashurie serioze. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura, prandaj nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Demi Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për planin sentimental. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni për mrekulli pranë njeri-tjetrit. Beqarët ka gjasa të realizojnë disa takime, por nuk do mund…
Projektligji për barazinë gjinore që kërkon gjithë përfshirjen përtej konceptit binar burrë -grua propozohet të ndryshojë sërish, duke u kthyer me versionin e parë. Grupi parlamentar socialist me firmën e kryetarit Taulant Balla ka hartuar disa amendamente në të cilat kundërshton copëza të draftit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të dërguar në Kuvend. ”Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji, nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua. Përkufizimi aktual i gjinisë në Bashkimin Europian nuk mund të interpretohet si krijim i kategorive të reja…
Një ditë pasi u prangos nga RENEA, Aldo alias Elidon Avdyli u përball me Gjykatën e Posaçme. Në dy seanca të njëpasnjëshme, kjo gjykatë konfirmoi dy masat e sigurisë “arrest në burg” të dhëna në mungesë ndaj tij për llogari të dy hetimeve të ndryshme të SPAK. Në seancën e parë, gjykata vendosi të vijojë masën e arrestit të dhënë si i dyshuar në dosjen “Revanshi”. Sipas SPAK në këtë hetim, Avdylaj dyshohet për “përgatitje të kushteve për të kryer vrasje”. Në seancën tjetër, Avdylit ju komunikua masa e sigurisë “arrest në burg” e caktuar pas dyshimeve të përfshirjes së…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Sipas tij do të hidhen hapat e radhës në strategjinë për mbrojtjen 2030, duke filluar nga implementimi i Inteligjencës Artificiale si instrument për sintetizimin e informacionit, zhvillimi teknologjik i Forcave të Armatosura në nivel kapilar dhe mbështetja e industrisë së mbrojtjes nëpërmjet teknologjive inteligjente. ”Inovacioni është në qendër të vizionit tonë për transformimin e gjithë konstelacionit të Mbrojtjes në një mekanizëm inteligjent dhe promotor të modernizimit”. Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e përuruar në prill të 2024 synon ndër të tjera forcimin e kapaciteteve…
Këtë të mërkurë Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ngërçit të afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 5 bashki të vendit. Në seancen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka pranuar afatet e reja të propozuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në 9 nëntor. Përjashtim nga kjo datë bën vetëm Bashkia e Tiranës, deri në momentin që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim pas ankimimit të Veliajt për shkarkimin e tij dhe për dekretin e Presidentit. Pra zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen në datën 9 nëntor…