Author: tirana

Kaosi këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, çoi në shtyrjen e votimit për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme, atij për reformën Zgjedhore dhe për reformën Territoriale. Shkak u bë përjashtimi nga seanca plenare e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili është një nga propozuesit e dy amendamenteve që kërkojnë ndryshime në përbërjen e komisioneve. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca do të presë seancën e ardhshme për të dëgjuar propozimet e Bardhit, si shenjë vullneti për të çuar përpara ngritjen e këtyre komisioneve me konsensus. Bardhi ka kërkuar…

Read More

Pasi u përjashtua nga seanca plenare këtë të enjte, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi nga jashtë Kuvendit, foli për një skenar të mazhorancës për të mos lejuar debatin. Bardhi ka denoncuar se vendimi është me urdhër të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sipas Bardhit ka dalë zbuluar përmes një mesazhi që ka dërguar gabimisht në një grup whatsapi, ku urdhëron deputetët e PS të vinin për votim. Ky është mesazhi që zbardh skenarin e mazhorancës për të mos lejuar debatin në Kuvend.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thirrur…

Read More

Pasi u përjashtua nga seanca plenare këtë të enjte, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi nga jashtë Kuvendit, foli për një skenar të mazhorancës për të mos lejuar debatin. Bardhi ka denoncuar se vendimi është me urdhër të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sipas Bardhit ka dalë zbuluar përmes një mesazhi që ka dërguar gabimisht në një grup whatsapi, ku urdhëron deputetët e PS të vinin për votim. ”Duan të kalojnë pa debat, raportimet e komisioneve të drejtësisë. Duan të vendosin standardin e pa ndodhur në 34 vitet e demokracisë. Ne do të…

Read More

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen, me protagonist ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka dhe vartësit e tij, efektivin Edison Tabaku dhe ish-shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, të cilët akuzohen për korrupsion, pasi kanë marrë para për të penguar zbardhjen e plotë të një aksidenti rrugor, ndodhur në Tiranë më 16 prill të këtij viti. Dosja në ngarkim të Zekës, Sokol Novakut e Edison Tabakut është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ndërsa të pandehur janë marrë edhe Ergest Vrioni (bashkëshorti i drejtueses së mjetit që shkaktoi aksidentin) dhe Bledi Belba ndërmjetësuesi mes Vrionit dhe efektivit Tabaku për të…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nuk ka pranuar të lërë seancën pasi u përjashtua për punimet e sotme. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i kërkoi disa herë të respektonte vendimin për ndalimin e fjalës gjatë seancës, por Bardhi refuzoi duke vijuar të flasë nga vendi pa mikrofon. Pas këtij momenti, Peleshi ka ndërprerë seancën deri sa Bardhi të largohet nga Kuvendi.

Read More

Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, parashtrimet për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga posti. Kurse një ditë më parë, ishte Presidenca që dërgoi parashtrimet në Gjykatën Kushtetuese. “Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e…

Read More

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në raportimin e tij të përvitshëm në Kuvend, këtë të enjte u ndërpre disa herë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta të Bardhit i cili u ndëshkua me masën përjashtim nga seanca, Gajda në fillim të fjalës së tij, u përqëndrua te debati për projektligjin e barazisë gjinore. Ai tha se projektligji është keqkuptuar, pasi sipas tij, nuk krijon gjini të reja, por vetëm përforcon edukimin dhe informimin për barazinë gjinore. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi vendosi që të përjashtojë nga seanca Bardhin. ”Ju lutem uluni…

Read More

Ilir Meta do të vijojë që të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e presdientit të Partisë së Lirisë kundër Gjykatës së Posaçme të Apelit. Meta qëndron në qeli prej një viti, dhe i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij. Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ku ish-presidenti akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme.

Read More

Taulant Balla nga Partia Socialiste dhe Jorida Tabaku nga Partia Demokratike, do të jenë bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja Bora Muzhaqi kanë depozituar në Parlament disa ndryshime në ligjin “Për rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit në Bashkimin Europian”, mes të cilave parashikohet një mënyrë e re për drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Sipas këtyre ndryshimeve, Këshilli Kombëtar i Integrimit drejtohet nga bashkëkryetari dhe bashkënënkryetari i delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim; poste këto që mbahen nga Taulant Balla dhe Jorida Tabaku. Sipas ligjit aktual Këshilli…

Read More

Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci tragjik nga atentati mafioz i ndodhur më 8 shtator në një lokal në qendër të Shkodrës. Këtë të enjte inspektorët që arrestuan autorin e masakrës, janë nderuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci shkruan që efektivët treguan profesionalizën, guxim dhe përkushtim. ”Vlerësim i merituar për efektivët e Policisë së Shkodrës që arrestuan autorin e masakrës në lagjen “Qemal Stafa”. Inspektorët Samet Qotaj, Arlind Mehmeti, Rigers Sekja, Kristi Koçeku, Izmir Lamkollari dhe Xhuljo Hafëzi u nderuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në…

Read More

Deputeti i PD-së dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj nga salla e Parlamentit këtë të enjte ka denoncuar mazhorancën në seancën e kësaj të enjte të Parlamentit. Në fjalën e tij, ai u shpreh ndër të tjera se Partia Socialiste po tenton të marrë peng opozitën dhe u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar sërish si farsë elektorale. ”Prandaj ne jemi këtu për të mos heshtur! Për të kujtuar çdo ditë se parlamenti nuk është pronë e mazhorancës, por është themeli i Republikës. Dhe kjo Republikë nuk do bëhet monarki obskurantiste. Nuk do të përvetësohet. Nuk do…

Read More

Pas shumë dilemash dhe diskutimesh, Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të enjte kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale. Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në 5 bashkitë e vendit si ajo e Matit, Vlorës, Cërrikut, Beratit dhe Tepelenë. Ato do të mbahen në datën 9 nëntor. Për Tiranën procesi është pezulluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Read More