Author: tirana

Hekuran Cumani me origjinë italo-shqiptare, u qëllua për vdekje me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të Peruxhias në orët e para të mëngjesit të sotëm. Prokuroria po e heton çështjen si vrasje, ndërsa krimi dyshohet se ishte rezultat tragjik i një grindjeje. 23-vjeçari u qëllua me thikë në gjoks, duke rezultuar në vdekjen e tij. Kur personeli mjekësor mbërriti në vendngjarje, i riu kishte ndërruar jetë. Pas hetimeve fillestare dhe dëshmisë së disa dëshmitarëve, doli në pah se “një individ ende i panjohur” e goditi 23-vjeçarin pas një sherri të ndodhur gjatë orëve të para të së shtunës…

Read More

Tom Doshi nuk ka zyra partie. Socialdemokratët e tij kanë tre mandate në Kuvend dhe si parti parlamentare janë ankuar te kryekomisioneri Ilirjan Celibashi se nuk kanë zyra në bashkitë e vendit. Në një dokument që mban firmën e Tom Doshit, kërkohet prej Celibashit që të nxisë kryetarët e Bashkive për t’i mundësuar gjetjen e hapësirave të lira për zyra, pa pasur nevojë që të paguajnë palë të treta, por të jenë prona shtetërore. Referuar rezultatit në zgjedhjet e vitit 2025 dhe 2021, Doshi deklaron se përmbushin të gjitha kriteret për të marrë këtë benefit nga shteti. “Kemi kërkuar paraprakisht…

Read More

Suedia do të fillojë grumbullimin e furnizimeve ushqimore dhe bujqësore për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, duke përmendur atë që zyrtarët e përshkruajnë si një kërcënim në rritje nga Rusia. Moska i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke këmbëngulur se nuk përbën rrezik për asnjë vend të NATO-s apo BE-së. Qeveria ka ndarë rreth 57 milionë dollarë në buxhetin e saj të vitit 2026 për të financuar programin. Objektet e para të magazinimit do të ngrihen në veri të vendit për shkak të “rëndësisë strategjike ushtarake” dhe nivelit të ulët të vetëmjaftueshmërisë në drithëra, sipas Ministrit të…

Read More

Në Akademinë e Sigurisë është hapur për herë të parë programi Master Shkencor ‘Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit’. Kjo iniciativë, që do të pasurojë armatën e Policisë me profesionistë të pajisur me dije të mirëfillta shkencore, u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. “Fakti që Akademia ofron një program master shkencor është një arritje shumë e madhe, akademike dhe vlerësuese për shkollën. Quajeni veten të privilegjuar! Kam besim se ky është një produkt që do t’i japë vlera të shtuara organizatës sonë. Ofrimi i këtij masteri nga Akademia e Sigurisë është një gjë madhore,…

Read More

10 komuna të Malit të Zi po i hedhin të gjitha mbeturinat e tyre në lagjen Omerbozhaj të komunës shqiptare të Tuzit. Në mënyrë të jashtëligjshme, ndërmarrja ka nisur hapjen e gropave të pestë dhe të gjashtë brenda territorit të saj. Jashtë saj në drejtim të banesave të shqiptarëve, janë krijuar vendgrumbullime ilegale të mbeturinave me mbetje të të gjitha llojeve. Banorët thonë se po bëhet e pamundur për të jetuar në tokat e tyre. Eksperti i mjedisit, Luigj Camaj, thotë se hedhja e mbeturinave në këtë formë, 100 metra larg banesave dhe mbi burimet ujore, do ta kthejë zonën…

Read More

Përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes, mund t’i kushtojë Gazment Bardhit 30 ditë përjashtim nga punimet parlamentare. Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, që kërkojnë ta lënë Bardhin 1 muaj jashtë Kuvendit për shkak se ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi. “Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhet…

Read More

Pylli i Sodës është kthyer në një vend jo të sigurtë për të qarkulluar me mjet. Kjo për shkak të pemëve të llojit pishë, të dëmtuara ndër vite të cilat rrëzohen përtokë nga momenti në moment. Një tjetër rast ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, ku një pishë ka rënë në segmentin rrugor që lidh Vlorën me Nartën dhe Zvërnecin. Në Pyllin e Sodës ndër vite kanë munguar projektet për pastrimin e pyllit nga drurët e dëmtuar apo ata që rrezikojnë të bien. Kjo gjë ka bërë që dhjetëra pemë të bien çdo muaj duke u kthyer në rrezik…

Read More

”Nuk jam më e reja, por jam e fortë, e gjallë dhe ende seksi”,-tha Bianca Balti dhe u bë zëri i grave që kanë mbijetuar nga kanceri, pas refuzimit të saj nga Victoria’s Secret. Pas gjashtë vitesh pauzë, sfilata e Victoria’s Secret është rikthyer në skenë, por shkëlqimi i saj u zbeh nga letra e hapur e modeles italiane Bianca Balti. Bianca kishte dëshiruar të ecte në pasarelë në emër të të gjitha grave që po luftojnë me kancerin, por kërkesa e saj u refuzua. Letra e saj, e publikuar në kanalin e saj Substack, është bërë simbol i guximit,…

Read More

Nuk ka qenë një takim i lehtë ai mes Trump dhe Zelensky. Askush nuk ka ngritur zërin, por Trump ka qenë i ashpër, sipas një burimi të faqes Axios. Trump thuhet se ka bërë disa “deklarata të forta gjatë takimit dhe në disa momente situata është bërë disi emocionale”. Zelensky nuk ka marrë raketat me rreze të gjatë Tomahawk dhe as armë të tjera që kishin kërkuar ukrainasit. Pas dy orësh e gjysmë, Trump e ndërpreu papritur takimin: “Mbaruam, të shohim çfarë do të ndodhë javën e ardhshme.” Më pas u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe u drejtua për…

Read More

Princi Andrew heqë dorë nga të gjithë titujt dhe nderimet mbretërore pas skandalit që lidhet me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein. Ish-Duka i York-ut, 65 vjeç, ka konfirmuar nëpërmjet një deklarate zyrtare se nuk do të përdorë më asnjë titull mbretëror, përfshirë edhe atë të Dukës së York-ut, që iu dha nga Mbretëresha Elizabeth II në ditën e dasmës së tij me Sarah Ferguson, më 23 korrik 1986. Ai ka hequr dorë gjithashtu edhe nga posti në Urdhrin e Garter, kalorësia më e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Mbreti ashtu edhe Princi i Uellsit kanë shprehur dëshirën që Andrew…

Read More

Burg pa afat është masa e arrestit e dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi. Ka qenë prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetëdorëzimin e Kamber Sulçes dy ditë më parë në organin e akuzës. Më pas avokati i Sulçes i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetëdorëzimit të…

Read More

Është shuar i riu që u përfshi në aksidentin e rëndë të 6 shtatorit, në orët e vona të mbrëmjes, në zonën e Fushë-Dukatës. Ai mbeti i plagosur rëndë në përplasjen mes dy automjeteve, kishte kaluar një periudhë të gjatë trajtimi në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas daljes nga spitali, ai kishte zhvilluar infeksione në plagët e marra gjatë aksidentit, gjë që e çoi në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe transportimit të tij sërish drejt spitalit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Policia bëri me dije se nën hetim është vënë drejtuesi…

Read More