Author: tirana

Ditën e sotme vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore. Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit të ditës së Premte. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e mesditës e pasdite reshjet mbeten prezente por me intensitet të ulët kryeisht përgjatë relieveve malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës…

Read More

DASHI Po përjetoni një periudhë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: çështje latente që janë lënë të pazgjidhura për shumë kohë mund të dalin në pah. Puna: Mjedisi është kompleks dhe plot sfida, por çdo ngadalësim duhet parë si një mundësi për reflektim dhe përmirësim. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 24 tetor 2025), po mbërrin një atmosferë më e relaksuar, edhe pse ka pasur momente tensioni intensiv gjatë javëve të fundit. Lidhur me punën, për ata që janë të vetëpunësuar ose të angazhuar në shitje, yjet premtojnë zhvillime interesante. Shumë interesante. Mërkuri në opozitë mund të sjellë disa…

Read More

Predikuesi fetar Imran Hosein, është ndaluar këtë pasdite në Rinas që të hyjë në Shqipëri. Kjo pasi dyshohet si një person i cilësuar i rrezikshëm për sigurinë e vendit, për vepra të terrorizmit. Ai ishte nisur nga Amerika e Jugut, Triniadad drejt Shqipërisë për një agjendë fetare, por autoritetet e sigurisë kanë pasur ndaj tij informacione që lidhen me akte terrorizmi dhe për këtë arsye policia kufitare nuk ka lejuar që ai të hyjë në Shqipëri. Aktualisht po mbahet në Rinas derisa të finalizohet rikthimi i tij nga vendi ku u nis. Hosein është studiues dhe predikues islam nga Trinidad…

Read More

Nga: Lutfi Dervishi “Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… ata që nuk kanë frikë nga plumbi, dridhen nga Valiu’. Faik Konica, Vepra 1, f. 271-272. Një shekull më parë, Faik Konica dukej sikur e njihte mirë “kafen e fundit”. E përshkroi, siç dinte ai, një trimëri që ndizet për fjalë të kota e shuhet për ide të mëdha. Sot, në Manëz, u vranë dy të rinj për një filxhan, që nuk u mbush dot me kafe. Dy jetë më pak. Dy familje në zi. Një qytet i shokuar dhe një shoqëri që pret gjëmën e radhës.…

Read More

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi nuk u ftua që të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj, një ngjarje që mbetet skandaloze. Për këtë ngjarje një shkrim e ka bërë edhe ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani ku thotë se ajo çka pa në ekran, është një show i shëmtuar talebanesk. ”Betimi në klasa apo salla konferencash është show i kotë dhe tallje me protokollin zyrtar. Talebaneske ishte ai show me thënë të drejtën. Po të kishte gojë ligji, etika zyrtare dhe solemniteti kështu do e quante atë ceremoni”,-shkruan Manjani. Shkrimi i plotë nga Manjani…

Read More

Kandidatja e PS-së për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të Tiranës, u ndal sot me banorë dhe biznese të Njësisë 9. Për disa legjislatura me radhë, Manastirliu ka qenë kandidate e Njësisë 9, zëri i banorëve në çdo forum dhe bashkëpunëtorja më e afërt e tyre për zgjidhjen e problemeve të përditshme, nga infrastruktura deri te shërbimet sociale e komunitare. Ajo ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të re për lagjet,…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit (Knesset) të Izraelit, Amir Ohana. Spiropali theksoi se më herët, në cilësinë e kryetares së Kuvendit, ka bashkëndarë me kryeparlamentarin Ohana vizionin për rienergjizimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy Kuvendeve. Në këtë takim, ajo theksoi se u ndalën gjatë tek idetë dhe projektet e partneritetit ndërshtetëror që krijojnë më shumë mundësi për popujt tanë, në të gjitha fushat. Gjatë kësaj vizite, Spiropali falenderoi gjithashtu zyrtarët e shtetit të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës,…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Serbia po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupe terroriste. Për të fuqizimi i aleancës me vendet demokratike është përgjigjja më e mirë ndaj Serbisë, e cila, siç tha ajo, është dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Në një fjalim para studentëve në Universitetin e Berlinit të enjten, Osmani tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo theksoi se Kosova nuk kërkon privilegje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por proces meritor dhe drejtësi. Sipas saj, zgjerimi i BE-së nuk duhet…

Read More

Kreu i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka disa fjalë për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai shprehet se të gjithë aktorët e lidhur me procesin zgjedhor, duhet të punojnë mbi gjetjet dhe rekomandimet e shkruara në raport. Celibashi thotë se gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet e gjetjeve të OSBE-ODIHR, nuk sjellin asnjë dobi. ”Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë…

Read More

Masakra e ndodhur në orën 01:25 të së mërkurës, në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative të Manzës. Brenda në lokal ndodheshin 5 persona, mes tyre viktima Flori Paluçi dhe tre persona të tjerë dhe kamerieri i mitur. Më pas në lokal në një moment ka hyrë 21-vjeçari Daniel Pepa. Sapo ka hyrë në lokal Daniel Pepa i ka kërkuar kamerierit që t’i bëjë një kafe, por i mituri është përgjigjur se ishte fikur ekspresi dhe nuk mund të bënte kafe. Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet…

Read More

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim të frytshëm me Caroline Boeshertz, Drejtuese e Njësisë A5 për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dypalëshe në DG SANTE (Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore në Komisionin Evropian), dhe ekipin e saj. Në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe hapat konkretë për përmbushjen e kushteve të Kapitullit 12-të Siguria Ushqimore, një prej kapitujve kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministri theksoi rëndësinë e këtij kapitulli në procesin e integrimit dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të vënë në dispozicion të këtij procesi të gjitha…

Read More

Një tjetër demokrate ikën nga selia blu. Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo ka pranuar postin e nënkryetares së bashkisë së këtij qyteti. Manjola Nikollo ka pranuar propozimin e bërë përpara disa muajsh nga kryetari Oltion Çaçi. Ish-kryetari i forumit rinor të PD dhe Anëtar i Këshillit Kombëtar, dhe dy herë kandidat për deputet Jolio Dine, është emëruar drejtor i Shërbimeve në këtë Bashki.

Read More