Author: tirana

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Hysen Metës, i cili akuzohet se vrau babain e tij Pëllumb Meta dhe i groposi trupin. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024. Për vajzën e viktimës, Hygerta Meta është kërkuar 30 vite burgim. Prokuroria e Durrësit thotë se e ka provuar që Hysen dhe Hygerta Meta, motër e vëlla, planifikuan dhe vranë babanë e tyre Pëllumb Meta. Të akuzuarit e tjerë në këtë proces janë edhe vëllai tjetër Amarildo Meta, si dhe nëna e tyre apo bashkëshortja e…

Read More

Pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë me 82 vota, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për mediat duke thënë se kërkojnë përsëritje të seancës. ”Begaj të mos thërrasë për betim ministrat, ndërsa do kërkojnë shkarkimin e Niko Peleshit nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. Nuk na e mbyllni dot gojën”, tha Bardhi para gazetarëve, duke iu drejtuar mazhorancës. “Grupi parlamentar ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocionit për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi për shkak se është një kukull që urdhërohet nga Rama dhe…

Read More

Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri dhe e akuzoi atë se po tallej me ligjin. Burri në foto, Marko Boshku, nuk është i akuzuar për ndonjë krim, e as nuk është rival politik i Ramës. Ai është gjyqtar, por së fundmi ka dhënë një vendim që kryeministrit nuk i ka pëlqyer. “Mesazhi im është ky: Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin… do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit…

Read More

Policia e Shtetit ka vijuar me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata” në qarkun Shkodër. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe asgjësuar 4639 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Tre shtetas janë shpallur në kërkim, ndërsa shtatë të tjerë, përfshirë pesë kryetarë fshatrash, janë proceduar penalisht.Operacioni po shtrihet në të gjitha njësitë administrative të qarkut. Njoftimi i policisë: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4639 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas, të cilët dyshohet se…

Read More

Një 41-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës mbrëmjen e së mërkurës. Rreth orës 00:50, shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Kamëz, u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ka tentuar të vetëvritej. Burimet policore bëjnë me dije se 41-vjeçari ndodhej në gjendje të dehur dhe me probleme psikologjike. Aktualisht, ai po merr trajtim nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Read More

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë për shitje të dozave të kokainës dhe kanabisit. Policia e Vlorës finalizoi operacionin pas hetimeve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 20 doza me lëndë narkotike të dyshuara. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: DVP Vlorë Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga 41-vjeçari që shiste doza kokaine dhe kanabisi, në Vlorë. Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në doza, shërbimet e Seksionit për Hetimin e…

Read More

Në 25 minuta seancë u miratua sot programi qeverisës për katër vitet në vijim, pasi opozita bllokoi foltoren dhe i ndërpreu fjalën Kryeministrit Edi Rama, duke mos lejuar diskutimet. Pas bllokimit të foltores dhe uljen e Ramës në karrige, deputetët e opozitës gjuajtën në drejtim të tij me shishe uji dhe librin e Kushtetutës. Pas këtij veprimi, ndërhyri Garda.

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Komandantin e SHBA-ve për Evropën dhe Komandant Suprem i Komandës së Aleancës për Evropën, Gjeneral Alexus G. Gryenkwich. Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën e rëndësishme, e vlerësoi vizitën e tij si një dëshmi e qartë e angazhimit të SHBA-ve dhe NATO-s ndaj Shqipërisë dhe rajonit. “Shqiptarët kudo ku ata jetojnë në rajon i janë falënderues SHBA-ve për kontributin e tyre historik ndaj nesh”, – theksoi Presidenti Begaj.Presidenti i Republikës vlerësoi iniciativën SHBA – Karta e Adriatikut A5 si një iniciativë që ka kontribuar në anëtarësimin e vendeve të…

Read More

Siç paralajmëroi më herët, kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi me urgjencë deputetët në selinë blu. Deputetët e PD, nga Kuvendi do t’i drejtoheshin selisë blu.Berisha e quajti miratimin e programit qeverisës si ‘akt brutal’. “Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale të kalojë ligjet për 5 minuta, por s’ka ndodhur kurrë që një programin qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u votua sot. Ky është një akt brutal, dhunë publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që kanë marrë pjesë në votime. Është një akt brutal ndaj opozitës dhe popullit shqiptar.Edi Rama sot me një skenar të…

Read More

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adresa”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri. U kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC, vihet në pranga 20-vjeçari. Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos. Sekuestrohet pakoja me 593 gramë lëndë narkotike. Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe…

Read More

Me tensione është shoqëruar seanca e sotme, e cila u mbyll në një kohë rekord, për vetëm 25 minuta. Opozita nuk e ka lejuar kryeministrin Edi Rama të mbajë fjalën për prezantimin e programit qeverisës.Pasi u kalua direkt në votim, dhe Rama u ul në ndenjësen e tij, deputetë të opozitës i kanë hedhur atij librin e kushtetutës. Në momentin që nisën ta godasin, Rama u është drejtuar truprojave të Gradës që shkuan për të penguar sendet, duke u thënë: Lërini!

Read More