Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj fiton titullin kampion në federatën e njohur IBO

12:40 / October 26, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 26 120503
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka një kampion të botës në boks, pasi Jurgen Uldedaj fitoi brezin e artë në Federatën IBO, në peshën që quhet kruizer, deri në 90.7 kg.

Në Arenën “O2” të Londrës, shqiptari nga Lezha mundi me pikë kamerunasin Rollli Lambert Fogum, në një sukses krejtësisht të merituar.

Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim, 120-108, 118-110 dhe 119-109 në favor të 28-vjeçarit kuqezi.

Uldedaj u tregua më agresiv që nga fillimi, duke marrë epërsi, të cilën e ruajti deri në fund.

Boksieri që jeton në Gjermani ka tani 21 fitore dhe vetëm 1 humbje në karrierë, duke arritur suksesin më të madh sportiv, e duke mbajtur tani brezin e artë të titullit që kishte mbetur vakant.

Më herët, ai ishte shpallur kampion bote për të rinj, si dhe kampion i Mesdheut.

Federata IBO është njëra nga pesë Federatat e boksit profesionist botëror, ndonëse Federatat e tjera si WBA, WBO, WBC dhe IBF nuk e njohin, edhe pse vitet e fundit titulli kampion I botës në IBO është unifikuar me titujt e tjerë.

Boksier Ibo Jurgen Uldedaj Kampion shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.