Volejbolli shqiptar tronditet nga një rast dyshimi për gjininë e një sportisteje. Nje volejbolliste braziliane e Dinamos është pezulluar prej disa ditesh, në pritje të testit të gjinisë. Shkak u be ankesa nga rivalet qe dyshojne se ajo eshte mashkull. Klubi I Dinamos konfirmon zyrtarisht pezullimin nga Federata e Vojelbollit per sportisten me 15 vite karriere, qe ka luajtur me pare ne skuadra europiane. Vete Federata nuk ben asnje koment per rastin e paprecedente, duke premtuar nje proces transparent.
Author: tirana
Këtë të diel në orën 16:15 luhet ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës. ‘El Clasico’ e sotme vlen për raundin e 10-të në La Ligan spanjolle të futbollit dhe përballja është më shumë se një 90 minutësh në fushë, për vetë rivalitetin historik mes dy klubeve. Trajnerët Xabi Alonso dhe Hansi Flick kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare, ndërsa gjermani i stolit katalanas do e ndjekë sfidën nga tribuna pasi është i pezulluar pas kartonit të kuq që mori një javë më parë. Real Madrid nuk ka të gatshëm për këtë duel emra si Alaba dhe Rudiger, ndërsa Barça vuan mungesat…
Gjiri i Durresit, kete te diele, eshte perfshire nga nje mot i paqendrueshem, duke bere qe sektori i peshkimit te pezulloje aktivitetin e tij te perditshem. Qe prej paradites, ne qytetin bregdetar ka mbizotruar ere e forte e shoqeruar me reshje shiu. Ne qytet nuk raportohen problematika, por deti eshte shume, shume i egersuar. Dallget kane qene te forta, si asnjehere tjeter. Kjo vertetohet edhe per shkak te detit, te cilin arriten ta shkulnin dhe ta zhvendosnin ne shetitoren ” Taulantia”. Siç shihet, fari (kulla me fener qe sinjalizon anijet se kane mberritur ne afersi te bregut ose sinjalizon zone…
Situata SHBA-Kinë është sqaruar. Të dy vendet thuhet se kanë arritur një “konsensus paraprak” në Malajzi mbi tarifat doganore, sipas një negociatori të lartë kinez në Kuala Lumpur përpara bisedimeve midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping. “Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë shqyrtuar në mënyrë konstruktive zgjidhje të përshtatshme për çështjet që shqetësojnë të dyja palët, duke arritur në një konsensus paraprak”, tha për shtypin Li Chenggang, përfaqësuesi kinez për tregtinë ndërkombëtare dhe zëvendësministër i tregtisë, pas dy ditësh diskutimesh dypalëshe në kryeqytetin malajzian. Pak më parë edhe sekretari amerikan i Thesarit, Scott…
Një person u vra dhe 6 të tjerë u plagosën në një sulm me armë në Universitetin Lincoln të Pensilvanisë të shtunën në mbrëmje. Të shtënat u shënuan jashtë një ndërtese të madhe të quajtur Qendra Ndërkombëtare Kulturore, ku ishin vendosur tenda dhe tavolina pas një ndeshjeje futbolli më herët gjatë ditës. Një person që kishte armë zjarri u arrestua ndërsa zyrtarët po hetojnë nëse ka pasur ndonjë person tjetër që ka qëlluar. “Nuk kemi shumë përgjigje rreth asaj që ndodhi saktësisht.”, tha Prokurori i Qarkut të Chester, Christopher de Barrena-Sarobe gjatë një konference të shkurtër për shtyp të dielën…
Rusia ka testuar me sukses raketën e saj bërthamore Burevestnik, një armë që Moska thotë se mund t’i shmanget çdo sistemi mbrojtës. Raketa, e cila është e aftë për të mbajtur bomba bërthamore, udhëtoi për 14 mijë kilometra dhe qëndroi në ajër për rreth 15 orë kur u testua me 21 tetor. Gjenerali më i lartë i Rusisë, Valery Gerasimov, tha se arma e re është e pamposhtur ndaj mbrojtjeve raketore aktuale dhe të ardhshme, me një rreze veprimi pothuajse të pakufizuar dhe një rrugë fluturimi të paparashikueshme. Presidenti rus Vladimir Putin tha se kjo është një armë unike që…
Kryeministri Edi Rama tha sot aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas do të jetë i pari në Europë me portën digjitale të hyrjes. “Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua”, theksoi Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim’ në rubrikën “Shënimet e javës”. Kreu i qeverisë u shpreh se “aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur…
Një lajm i bukur vjen nga Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë ku një nënë ka sjellë në jetë me një shtatzani natyrale katërnjakë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale në një postim në rrjetet sociale. “Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët: Roal, Aldra, Roar dhe Auro ardhur nga një shtatzani natyrale. Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë”, thuhet në postim.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Skënderbeu”në Golem. Policia bën me dije se një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet R. F. duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Al Nassr fitoi 0-2 kundër Al Hazem për raundin e gjashtë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Golat për miqtë u shënuan nga Joao Felix në minutën e 25-të dhe Cristiano Ronaldo në minutën e 88-të. Për CR7 ky ishte goli numër 950-të në karrierë, ndërsa portugezi kërkon më shumë dhe objektivi është shënimi i 1000 golave. Edhe pse në moshën 40-vjeçare, Ronaldo ka treguar se është në formë të shkëlqyer sportive duke udhëhequr ekipin e tij drejt vendit të parë me 18 pikë të plota gjatë këtij sezoni të ri. Pas fundit të sfidës, Ronaldo ka reaguar në kanalet e komunikimit duke thënë…
Antonio Konte është një trajner që ka fituar thuajse gjithçka, edhe pse jo Champions, por edhe që është larguar me konflikt nga thuajse çdo klub ku ka punuar. Një faqe e re e historive të tij antike u shkrua në duelin Napoli-Inter, kur trajneri I vendasve u përplas me ish-beniaminin e tij, Lautaro Martinez. Sharjet fluturuan krejt pa etikë mes teknikut napolitan dhe kapitenit zikaltër. Gjithsesi, në fushë u luajt një ndeshje dhe madje mjaft e rëndësishme. Napoli fitoi duelin direkt për titull në Serinë A ndaj Interit dhe ngjitet në krye të renditjes. Skuadra kampione në fuqi e Italisë…
Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile kanë dhënë detaje mbi situatën në qarkun Shkodër si pasojë e motit të keq. Bëhet me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës ka pasur përmbytje në disa banesa, ndërsa lumi Glinë rrezikon të dalë nga shtrati. “Në pesë bashkitë e Qarkut Shkodër (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz) vijojnë reshje shiu, kryesisht me intensitet të lartë. * Në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore. * Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë: Nga rreth 150 mm reshje…