Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Inter bie 3-1 në stadiumin “Maradona”. Napoli mer vendin e parë

13:20 / October 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 26 125943
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Antonio Konte është një trajner që ka fituar thuajse gjithçka, edhe pse jo Champions, por edhe që është larguar me konflikt nga thuajse çdo klub ku ka punuar.

Një faqe e re e historive të tij antike u shkrua në duelin Napoli-Inter, kur trajneri I vendasve u përplas me ish-beniaminin e tij, Lautaro Martinez.

Sharjet fluturuan krejt pa etikë mes teknikut napolitan dhe kapitenit zikaltër.

Gjithsesi, në fushë u luajt një ndeshje dhe madje mjaft e rëndësishme.

Napoli fitoi duelin direkt për titull në Serinë A ndaj Interit dhe ngjitet në krye të renditjes.

Skuadra kampione në fuqi e Italisë ishte gjatë gjithë kohës në avantazh përpara një publiku të zjarrtë në stadiumin “Maradona”.

Mesfushori belg, De Brujne, kaloi vendasit në epërsi me 11-metërsh dhe miqtë nuk mundën ta barazonin apo ta përmbysnin rezultatin.

Skot Mektominai shënoi shkëlqyeshëm të dytën, dhe nuk mjaftoi rikthimi interist me penalltinë e gjuajtur mirë nga Hakan Çalhanoglu.

Anguisa vulosi shifrat në 66’, pra shpejt, ndërsa më pas nuk pati më gola.

Polemikat vazhduan edhe më pas, pasi Konte u përplas me administratorin e deleguar mik, Marotën, që u ankua për arbitrin.

Interi bëri më shumë, gjuajti më shumë drejt portës dhe mbajti topin në pjesën më të madhe të kohës, por pa rezultat.

Në këtë mënyrë, Napoli la pas humbjen e rëndë të pësuar në Holandë në mesjavë për Ligën e Kampionëve, dhe kampionët arritën vendin e parë në Serinë A me 18 pikë pas 8 javësh kampionat.

Milani është I dyti me 17, ndërsa Interi mbeti në kuotën e 15 pikëve.

inter MARADONA napoli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.