Author: tirana

Gjermania po përgatit një plan masiv riarmatimi prej 377 miliardë eurosh, që synon transformimin e Bundeswehr-it në forcën e armatosur konvencionale më të fuqishme të Evropës. Kjo është sipas një dokumenti të brendshëm të qeverisë gjermane të parë nga Politico, i cili përshkruan një listë të blerjeve ushtarake në shkallë të gjerë në të gjithë sektorët – tokë, ajër, det, hapësirë ​​dhe kibernetikë. Plani 39-faqësh, që përmban 320 projekte të reja, përfaqëson një udhërrëfyes të vërtetë për modernizimin e ushtrisë gjermane, të orientuar kryesisht drejt industrisë vendase. Përafërsisht 182 miliardë euro nga kontratat e planifikuara do t’u shkonin kompanive gjermane.…

Read More

Deputeti i PS-së Blendi Klosi kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar përfaqësueseve të institucioneve të drejtësisë pyetje direkte, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht në kuvend me shkrim. Deputeti i PS-së tha se opozita ka urdhër nga Berisha për të prishur seancën. Klosi ndër të tjera, tha se opozita dhe mazhoranca kanë raporte krejt të ndryshme me drejtësinë, duke risjellë në kujtesë raportimin e prokurorit të përgjithshëm të kohës në vitin 2007. Klosi tha se ai u shkarkua pasi në parlament deklaroi e janë vjedhur 200 milionë dollarë nga ndërtimi i Rrugës së Kombit. Apo raportimin e Ina Ramës, e cila…

Read More

“El Clasico” nuk zhgënjen asnjëherë. Ajo që konsiderohet si sfida e sfidave dhuroi edhe një herë spektakël dhe emocione, që e bëjnë futbollin sportin më të ndjekur në botë. Gola të shënuar dhe anuluar, penallti të revokuara dhe të humbura, luftë sportive dhe karton të kuq. Tifozët nuk mund të kërkonin më shumë se kaq, sidomos ata të Real Madrid, që në tempullin e tyre “Santiago Bernabeu” festuan fitoren 2-1 kundër rivalëve të përjetshëm të Barcelonës. Një kthim te triumfi për “los blancos” pas katër humbjesh radhazi në të gjithë kompeticonet dhe një shkëputje në krye të renditjes. Pasi pa…

Read More

Zbulimi i një gjurme ADN-je çoi në arrestimin e dy autorëve të dyshuar të grabitjes së muzeut të Luvrit. Sipas BFMTV, duke cituar një burim pranë grupit hetimor, njëri nga dy të dyshuarit u identifikua falë një gjurme ADN-je në vendin e grabitjes. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi se nga vendi i ngjarjes ishin mbledhur më shumë se 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe gjurmë të tjera. Autoritetet analizuan të gjitha provat që grabitësit lanë në muzeun e Luvrit; helmetë, radio dore, jelek të verdhë dhe prerëse metalesh. Dy të arrestuarit janë rreth 30 vjeç dhe vijnë nga Aubervilliers.…

Read More

Pavarësisht njoftimit të publikuar nga autoritetet doganore greke dhe ato shqiptare për pezullimin e punës si pasojë e grevës, pika kufitare mes dy vendeve është përballur mëngjesin e sotëm me radhë të gjata automjetesh dhe qytetarësh në pritje. Shumë udhëtarë thonë se nuk kanë qenë në dijeni të grevës së shpallur nga pala greke, ndërsa të tjerë pretendojnë se janë keqinformuar nga agjencitë e udhëtimit, të cilat u kanë komunikuar se qarkullimi i autobusëve do të vijonte normalisht. Në territorin grek, punonjësit e doganave kanë nisur grevën që në orën 6 të mëngjesit, e cila sipas njoftimit zyrtar pritet të…

Read More

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë në një lokal në fshatin Golem të Lushnjës rreth orës 22:30 të së dielës. Të plagosur janë babë e bir, Bardhyl dhe Klajdi Tafa dhe shtetasi Donald Marku. Sipas burimeve policore të tre ishin duke pirë në një tavolinë pasi dy djemtë ishin shokë. Fillimisht debati nisi mes dy shokëve. Pas debateve verbale, situata agravoi deri në përdorimin e thikës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje debati ka qenë tepër banal dhe tre personat e plagosur ishin të dehur pasi kishin konsumuar alkool. Personat e tjerë të pranishëm në lokal janë përpjekur që të…

Read More

Ish-kryeministri Fatos Nano prej 20 ditësh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lideri historik i PS-së vazhdon të trajtohet në një spital privat në Tiranë dhe burime bëjnë me tij se gjendja tij mbetet e pandryshuar. Nano ndodhet ende në reanimacion. Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare. Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991…

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që deputetëve t’iu jepet e drejta për t’i drejtuar pyetje institucioneve që do të raportojnë në kuvend, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht me shkrim në Kuvend. Ndër të tjera, Berisha thotë se institucionet e drejtësisë, kanë frikë nga pyetjet e opozitës dhe se ky është një konsensus midis mazhorancës dhe atyre, duke i cilësuar të gjithë si bashkëmëkatarë. “Po shkelen parimet themelore të barazisë midis palëve. Nëqoftëse pala që pyetet pyetjet ka të drejtë ka të përgjigjet, ka të drejtë dhe të lexojë pyetjet. Ajo që citoni ju është jashtë konteksti. Këto institucione nuk kanë ekzistuar n vitet që përmendët. Nga…

Read More

Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti kërkoi që të bëjë pyetje drejtpërdrejtë për disa krerë të institucioneve më rëndësi që do të raportojnë sot në Kuvend, siç janë Altin Dumani apo dhe Olsian Çelën. Ai tha se kjo pyetjet duhet të bëhen drejtpërdrejtë ndaj raportuesve. “Hera e parë në 32 vite nuk mund të pyesim raportuesit e thirrur në Kuvend. Ne duam të pyesim përfaqësuesit e institucioneve, pasi Shqipëria është Republikë Parlamentare. Kjo ndodh dhe në vendet europiane. Po ndodh precedenti i dytë. Ju pse e hiqni këtë të drejtë. Ne nuk duhet t’i pyesim ata drejtpërdrejtë. Por do ti dorëzojmë ato me listë. Atëherë ne si…

Read More

Ka nisur me debate seanca plenare ndaj kreut të Partisë Mundësia, Shehaj dhe Taulant Ballës nga ana e PS Balla: Do të sqaroj dhe ty, mbase nuk e ke lexuar por je dhe ti pjesë. Kemi marrë parasysh traditën parlamentar, është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë politike. Shehaj: Bëtë Pazar! Balla: Ata që e kanë parlamentin shkollë nate nuk arrijnë ta kuptojnë,. Gënjeva publikun kur the që nuk je. Ditën takohesh me këta për të nxjerrë kandidat, vjen këtu dhe i shan, edhe u merr kandidatin, edhe u fut kandidatin dhe vjen…

Read More

Juventus nuk po gjen dritë në fund të tunelit. Madje ‘zonja e vjetër’ po zhytet akoma edhe më shumë, pasi kundër Lazio-s për javën e 8 të Seria A u mposht 1-0 në Olimpico. Goli i vetëm i sfidës erdhi që në minutën e 9 nga kroati Toma Basic, i cili realizoi nga jashtë zone. Për Juventusin kjo ishte humbja e 3 radhazi në të gjithë kompeticionet, ndërsa e ka çuar në 8 numrin e ndeshjeve pa fitore. Në katër të fundit ‘zonja e vjetër’ nuk ka arritur as të shënojë, duke vendosur një rekord negativ për klubin. Kjo situatë ka vendosur më shumë…

Read More