Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Madrilenët kthehen te triumfi në “El Clasico”, Barcelona dorëzohet 2-1, “zhduket” Yamal

12:20 / October 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 27 101733
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“El Clasico” nuk zhgënjen asnjëherë. Ajo që konsiderohet si sfida e sfidave dhuroi edhe një herë spektakël dhe emocione, që e bëjnë futbollin sportin më të ndjekur në botë.

Gola të shënuar dhe anuluar, penallti të revokuara dhe të humbura, luftë sportive dhe karton të kuq.

Tifozët nuk mund të kërkonin më shumë se kaq, sidomos ata të Real Madrid, që në tempullin e tyre “Santiago Bernabeu” festuan fitoren 2-1 kundër rivalëve të përjetshëm të Barcelonës.

Një kthim te triumfi për “los blancos” pas katër humbjesh radhazi në të gjithë kompeticonet dhe një shkëputje në krye të renditjes.

Pasi pa të revokohej nga VAR një 11 metërsh dhe të anulohej një gol për një pozicion milimetrik jashtë loje, populli “merengez” nisi festën me golin e epërsisë të shënuar nga Mbappe në minutën e 22-të.

Barcelona reagoi fort dhe në minutën e 38-të barazoi sërish shifrat me Firmin Lopez.

Por shpresat e skuadrës “blaugrana” morën një tjetër goditje të rëndë, kur vetëm dy minuta nga fundi I pjesës së parë Bellingham ktheu në epërsi të zotët e shtëpisë.

Pas pushimit, Mbappe kishte në këmbët e tij shansin për të “vrarë” garën, por gaboi nga pika e penalltisë në minutën e 52-të.

Pjesa tjetër e sfidës ishte e luftuar, por nuk solli asgjë përveç rasteve të humbura në të dyja zonat dhe kartonin e kuq të Pedri kur kishte përfunduar edhe koha shtesë.

Një fitore e madhe për Real Madrid, që përveç festës mendoi edhe për përgjigjen ndaj Lamin Yamal. I vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes pas deklaratave të bujshme në vigjilje të “El Clasico”, ai u sulmua verbalisht nga lojtarët madrilenë.

barcelona el clasico madrilenet triumfi Yamal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rudi Vata: Lojtarët kuqezi të jetojnë për ndeshjet e muajit mars

14:44 / November 17, 2025

I shënoi Shqipërisë dy gola, flet Harry Kane pas ndeshjes

21:19 / November 16, 2025

Kuqezinjtë mësojnë se në cilën vazo do të jenë në Play-Off

21:04 / November 16, 2025

Shqipëria humb ndaj Anglisë. Vendos dopieta e Kane

20:07 / November 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.