Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton agjendën e Investimeve në botë, që mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite. Rama u prit në Pallatin Mbretëror nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud. Gjatë takimit, kryeministri bëri të ditur se u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e Al Saud në Shqipëri vitin e ardhshëm. Më herët kur mbërriti në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga princi Mohammed bin Abdulrahman bin…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me zgjedhje parlamentare dy herë brenda muajsh, një ditë pasi dështoi ta fitojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për mandatin e tretë. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit në pranverë mund ta çojë vendin përsëri në zgjedhje. “Mbase është për të ardhur keq që do të mundë të kemi, përveç balotazhit [të zgjedhjeve lokale në nëntor], dhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër, edhe zgjedhje në pranverë”, tha Kurti në një…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes së deputetit Klevis Balliu, lidhur me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama. Në përgjigjen e tij, Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike. Balliu: Në këtë sallë me 140 deuterëve është njëri që quhet Taulant Balla, dikur ministër i Brendshëm. Në atë foltore në seancën penale të 4 prillit 2024 ka thënën: Unë e di kush është Tani. Ju a kishit qëllim ta identifikonit personin që kishte 10 vite që ishte…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani vijon që të raportojë në Kuvend punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024. Gjatë fjalës së Dumanit teksa po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, ka ndërhyrë ish-kryeministri Sali Berisha. Kryedemokrati u ngrit nga vendi duke kërkuar që Dumani të lexojë pyetjet një për një në mënyrë që t’u përgjigjjet më pas atyre. Nga ana tjetër, reagimit të Berishës i është përgjigjur kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ka kërkuar vijimin e seancës normalisht. Më pas Dumani lexoi pyetjet e deputetit demokrat Luçiano Boçi, mes të cilave ai e pyet se përse kryeministri Edi Rama nuk…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani tha gjatë fjalës në Kuvend për punën e SPAK-ut, se nën hetim në vitin 2024 janë vënë 33 ish-zyrtarë të lartë. Për të është rritur numri i dënimeve të formës së prerë. ”Vihet re një rritje e besimit të publikut tek SPAK-u në lidhje me referimet e veprave penale. Për këtë vit shumica e referimeve kanë ardhur nga shtetasit, numri i të cilave zë rreth 37% të totalit. Krahasuar me vitin 2023, numri i procedimeve të nisura nga referimet e ardhura nga shtetasit është rritur në masën rreth 36%. SPAK ka aplikuar…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani po raporton në Kuvend mbi punën e kryer gjatë vitit 2024. Në raport, Dumani ka evidentuar problematikat që janë hasur në punën e SPAK, duke vënë theksin në presonin nga krimi i organizuar, politika dhe media, gjë që sipas tij ndikon në efektivitetin e hetimeve. Ai ka shtuar se nuk janë adresuar ende problematikat mbi statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre dhe faktin që vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani po raporton në Kuvend për ecurinë e punës së institucionit që ai drejton. Dumani theksoi se në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, ndërsa shtoi se indeksi i perceptimit të korrupsionit është përmirësuar. ”Në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, duke e përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë në raport me një vit më parë. Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut. SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit…

Read More

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu e pranishme në seancën në Kuvend ku po raportojnë punët organet e drejtësisë, si kryeprokurori Çela dhe kreu i SPAK-ut, ajo tha se kriminaliteti në vend, është në rënie. Po ashtu Koçiu u shpreh se Shqipëria ka dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë. ”Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e bisedimeve në BE. Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thotë se kemi një Shqipëri të përmirësuar dhe për një drejtësi që tashmë ka hyrë në fazën e konsolidimit. Gjatë fjalës në Kuvend, ku po raporton kryeprokurori dhe kreu i SPAK-ut, Lamallari u shpreh se nëse vendi do të ishte sot në duart e atyre politikanëve, që vetëm anatemojnë reformën në drejtësi dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, Shqipëria sot nuk do të kishte këtë përparim. ”Lufta kundër krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti, është një provë morale për shtetin dhe drejtësinë. Viti 2024 shënoi një kthesë reale, por me fakte të…

Read More

Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit solli tre shembuj të arrestimeve të politikanëve të njohur të huaj, për të treguar se së pari ligji është mbi të gjithë, dhe po ashtu për të treguar se hetimet ndaj tyre janë bërë me profesionalizëm dhe humanizëm. Ai u ndal te arrestimi i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit francez, Nicolas Sarkozy dhe François Fillon. Nga ana tjetër po ashtu u ndal edhe te hetimi ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. ”Gjatë muajve të fundit bota politike dhe sistemi i drejtësisë është përballur me disa shembuj që na ofrojnë leksione.Sarkozy u hetua…

Read More

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të hënë nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit në Arabinë Saudite, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, investues dhe kulturor mes dy vendeve. Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë që mbahet në Riad, Arabinë Saudite. Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e…

Read More

Zv/kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë mbajtur në Bukuresht, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jorgensen. Në një videomesazh, Balluku shprehet ndër të tjera se në këtë takim, ka ndarë një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin. “Për herë të parë raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore. Gjatë…

Read More