Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Vlorës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:10, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të një marketi. Sipas njoftimeve zyrtare, makina që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motorin që drejtohej nga Leandro Shametaj. 17-vjeçari u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar në polici, teksa familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit. Ata…
Author: tirana
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan një marrëveshje kornizë mbi metalet e rralla dhe mineralet kritike. Ashtu si Washingtoni, Tokio po nxiton për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me minerale kritike, ndërsa Kina, prodhuesi dominues i metaleve të rralla, ka intensifikuar kontrollet e eksportit dhe kërcënon furnizimin global, shkruajnë mediat e huaja. Në një takim që ka qenë një provë e hershme për Takaichi, të dy udhëheqësit paralajmëruan një “epokë të artë” të re për aleancën midis vendeve të tyre. Eksportet japoneze në ShBA tani do të përballen me…
Suedia, e cila është prekur nga krime të rënda të lidhura me bandat, njoftoi sot planet për burgosjen e shkelësve që në moshën 13-vjeçare në qendrat e paraburgimit për të rinj – duke filluar nga vera e ardhshme – edhe pse ata nuk mund të mbahen penalisht përgjegjës për shkak të moshës së tyre. Qeveria në Stokholm, më herët i ngarkoi autoritetit kombëtar të burgjeve krijimin e seksioneve në qendrat e paraburgimit për personat 15 deri në 17 vjeç – që kanë kryer krime të rënda. “Ky mandat tani po zgjerohet për të përfshirë 13 dhe 14-vjeçarët”, njoftoi Ministria suedeze…
Vendi ynë këtë të martë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat dot shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat dhe propozimet interesante. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person qe ka tashme një lidhje. Mos hidhni hapa te nxituara për te cilat do pendoheni mjaft. Financat duhet t’i menaxhoni me maturi dhe kujdes te paktën derisa gjendja te stabilizohet. Demi Jeta ne çift do jete përgjithësisht e qëndrueshme sot. Nuk do a vini aspak veshtin te tjerëve qe duan te ndërhyjnë ne lidhjen tuaj dhe do bëni gjithmonë atë qe ndjeni. Beqaret nuk do e gjejnë as sot dashurinë,…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli dhe foli nga foltorja e Kuvendit me një fjalor rruge, pasi kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi për punën e SPAK-ut dhe iu përgjigj 65 pyetjeve. Sipas kreut të PD, Dumani është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Po ashtu Berisha tha se 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ. Pjesë nga fjala e Sali Berishës Të dashur qytetarë dhe qytetare, ishte një rast unik në jetën tuaj për të gjithë ata, në jetën e tyre që ndoqën këtë seancë se si…
Mbi 2 orë për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024, dhe 65 pyetje u dha përgjigje kreu i SPAK-ut, Altin Dumani. Ndër zërat më kritikë ndaj drejtësisë ishte deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila riktheu në vëmendje çështjen e inceneratorëve, duke e cilësuar atë si “lakmusin” e vërtetë të funksionimit të SPAK. ”Zoti Dumani, e dëgjova përgjigjen tuaj. Çështjen e inceneratorëve PD e ka nisur që në vitin 2017. Në vitin 2020 kemi dorëzuar tre dosje për tre inceneratorët dhe më pas kam sjellë 12 padi të veçanta, duke nisur nga kryeministri, Engjëll Agaci, Belinda Balluku e…
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka lënë ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, pas përfundimit të raportimit dhe përgjigjeve për 65 pyetjet e deputetëve përgjatë seancës plenare. Kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi në seancë se Dumani ishte i lirë të largohej, por përfaqësuesit e tjerë të SPAK do të duhet të ndiqnin vijimin e punimeve në Kuvend. Dumani raportoi mbi veprimtarinë e institucionit që drejton në vitin 2024, ndërsa më pas iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga deputetët e opozitës.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u pyet në Kuvend nga deputeti i PL-së, Tedi Blushi, sa i përket arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta. Ai u shpreh se arrestimi i Metës ishte përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë. ”Policia e Shtetit është përgjegjëse për ekzekutimin e masave të sigurimit. E thashë edhe në përgjigje të pyetjeve të mëparshme nga disa deputetë”, tha Dumani. Ndërsa sa i përket kalimit të dosjes së arrestimit të Metës nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës, Dumani tha se kjo dosje është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. ”Sepse është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. Është taksative…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani thotë se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka është vënë nën hetim nga SPAK. Ajo u akuzua nga opozita, për fshehje të dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke. Teksa po raporton në Kuvend, Dumani tha se duke qenë se çështja është nën hetim, nuk do të jepte shpjegime të mëtejshme. ”Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si procedim penal në vitin 2025. Është çështje në hetim, është në vlerësimin e prokurorit të konkludojë nëse ka vepër penale dhe më tej nëse ka, të ngerjë akuzë ndaj persionit të kallëzuar.…
Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka regjistruar një procedim penal në lidhje me abuzimet e fondeve të IPARD në Shqipëri, tha kreu i SPAK-ut Altin Dumani në Kuvend. I pyetur nga deputetja e PD-së Elda Hoti pse nuk hetohet ish-ministrja Frida Krifca, Dumani u përgjigj: ”Në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme. Është çështje prioritare se kushtëzohemi nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja”,-tha Dumani. Sakaq i pytur edhe se pse nuk ka veprim të menjëhershëm kur rastet lidhen me qeverinë, përkundër rasteve të opozitës, Dumani tha…
Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka treguar se këtë pasdite ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste Shkodër. Sipas Becit, PS-ja sot është një derë e hapur për të gjithë ata që ndjejnë frymën e ndryshimit në Shkodër. ”Së bashku me deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste Shkodër, zhvilluam një takim me strukturat e ZAZ 2. Një diskutim i hapur mes të gjithëve, duke analizuar rezultatin e arritur në zgjedhjet e 11 majit dhe angazhimin e secilit për përmirësimin e mëtejshëm në të ardhmen. Partia Socialiste sot është një derë e hapur për të…