Author: tirana

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një reagimi në Facebook ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Rama e cilësoi të padrejtë dhe të turpshëm faktin që “shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës” po përballen sot me drejtësinë ndërkombëtare, për të dëshmuar se “lufta për liri nuk është krim”. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se historia do ta kujtojë Hashim Thaçin si njeriun që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pavarësisht nga “tifozët e verbuar” që e sulmojnë…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shoqërive “International Medicare shpk e Sante Plus”, pas zbulimit të një skeme të dyshuar evazioni fiskal. Gjatë hetimeve u konstatuan mbi 1 milion euro fatura jo tatimore, ndërsa procedimi penal nisi pas denoncimit të një shtetasi portugez që pretendon se u mashtrua nga spitali privat. Njoftimi:Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë sekuestrohen pasuritë e International Medicare shpk e Sante Plus, gjenden mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore, fshehën të ardhurat e nuk paguan taksat Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos…

Read More

Seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion është shtyrë. Shkak është bërë kërkesa e avokatit Artan Gjermeni, i cili kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Gjermeni i është bashkuar ekipit mbrojtës të Veliajt.Seanca e mëparshme u shty pas bojkoti të avokatëve, në shenjë proteste për ndalimin e avokatit Ulian Barjami, pas përplasjes që ndodhi me një prokuror në sallën e Gjykatës së Elbasanit. Kujtojmë se më 2 tetor, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kërkonte zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me…

Read More

Finalizohet pas një hetimi disa mujor, ndjekur me metoda speciale, operacioni policor antidrogë i koduar “Alfa”. Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit. Vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa (një pjesë të ndarë në doza), me qëllim shitjen. Sekuestrohen 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular. Pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve,…

Read More

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Liburn Aliun si drejtor të ri të Portit të Durrësit. Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi eksperiencën e gjatë të Aliut në fushën e arkitekturës, politikës dhe qeverisjes, si dhe vizionin e tij për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Balluku tha se kreu i qeverisë Edi Rama e miratoi menjëherë propozimin e saj për të emëruar në krye të Portit të Durrësit Aliun dhe tha se shefi i qeverisë historikisht ka punuar për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtin pasion, me qëllimin për t’i parë në lartësinë e…

Read More

Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta. Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite. Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një ndryshim në ekipin e tij ligjor, vetëm pak orë para zhvillimit të seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme. Burime nga mbrojtja bëjnë me dije se avokati Artan Gjermeni do të jetë përfaqësuesi i ri ligjor i Veliajt, duke u bashkuar me avokatin Ermir Beta, që ka qenë pjesë e mbrojtjes që prej nisjes së hetimeve. Sot pritet të mbahet seanca paraprake për dosjen që përfshin ish-kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe disa persona të tjerë. Në këtë seancë, gjykata do të shqyrtojë akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt dhe do…

Read More

Protesta e minatorëve të Spaçit ne Mirditë ka hyrë në ditën e 17-të, por kompania turke “Tete Albania” ende nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj kërkesave të tyre. Pavarësisht kësaj, minatorët janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën deri në marrjen e një përgjigjeje, duke paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm të protestës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Punonjësit e nëntokës të minierës së bakrit në Spaç kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave…

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar 32-vjeçarin Haiti Bajramaj, i cili mbrëmjen e djeshme është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor që i mori jetën një të mituri 17-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”. Bajramaj, duke drejtuar një automjet tip “Porsche” në gjendje të dehur, është përplasur me një motomjet tip “Trinity” që drejtohej nga 17-vjeçari. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në Spitalin Rajonal të Vlorës, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. 32-vjeçari është vënë në pranga dhe po hetohet për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të…

Read More

Pasi Gjergji Nika nuk u regjistrua nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i pavarur në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Vlorës, ai e ka dërguar çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, ku sot do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor. Kolegji Zgjedhor Gjyqësor do të marrë në shqyrtimin padinë e kryer nga Gjergji Nika, i cili kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe që KQZ-ja ta regjistrojë atë si kandidat për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. “Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të marte disa pamje mahnitëse nga Mali i Nëmërçkës. Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë shprehet se mali nën petkun e artë të vjeshtës ndodhet mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje vjeshte nga Mali i Nëmërçkës, në zemër të Jugut të Shqipërisë, mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Mali i Nëmërçkës është pjesë e një vargmali mes Përmetit dhe Gjirokastrës. Nëmërçka ka një shpat të mprehtë malor që bie direkt në Luginën e…

Read More

Ditën e sotme do të mbahet seanca paraprake për ish-kreun e PL, Ilir Meta, teksa fillimisht në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur avokati i tij, e më pas Monika Kryemadhi. “Do thonë pastaj që nuk je paraqitur në orar, se më njoftuan hajdeni me vrap”, tha Kryemadhi përpara se të hynte në GJKKO. Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili u paraqit i pari në GJKKO, u pyet në lidhje me seancën që do të mbahet. -Do të shtyhet avokat? Kujtim Cakrani: Se di të shikojmë, them se po. -A do të dalë sot? Kujtim Cakrani (nuk përgjigjet).

Read More