Author: tirana

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se SPAK-u ka dorëzuar prova të reja në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij. Ai thotë se asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e tij. Postimi i plotë Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve. Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim…

Read More

Kuvendi i është përgjigjur letrës së dërguar më 19 shtator nga Safe Journalist lidhur me raportimet se do të ketë kufizime për gazetarët dhe mediat në Kuvend. Kryeparlamentari Niko Peleshi thotë se institucioni nuk ka ndërmarrë asnjë masë që kufizon qasjen e mediave në punimet parlamentare. Peleshi siguron se Kuvendi “mbetet plotësisht i përkushtuar për të garantuar transparencë dhe akses të lirë për gazetarët” dhe e konsideron “lirinë e informimit si një përparësi”. Ai gjithashtu shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me gazetarët, organizatat mediatike dhe shoqërinë civile “për përmirësimin e procedurave të akreditimit dhe komunikimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe…

Read More

Ministria e Shëndetësisë prezantoi projektligjin “për barazinë gjinore” këtë të martë në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. Relatori i opozitës, Zija Ismaili, u shpreh kategorikisht kundër kalimit të ligjit dhe kërkoi që nenet e tij t’i nënshtrohen një referendumi kombëtar. “Ka një shqetësim shumë të madh nga komunitetet fetare dhe shoqata të ndryshme për këtë projektligj. Prek shumë elementë të shoqërisë dhe të jetës shqiptare. Nëse miratohet pasojat do të jenë fatale. Ndryshimet janë drastike, me pasoja të parikuperueshme mbi familjen. Anulimi i koncepteve natyrore të nënës dhe babait zëvendësohen nga terma si “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Kjo…

Read More

Gjykata Kushtetuese i ka thënë A2 CNN se i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të marrë masa për të shoqëruar Erion Veliaj në seancën plenare publike që do të mbahet këtë të premte, pas kërkesës së këtij të fundit për të qenë i pranishëm. Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në kryeqytet. Vendimi u mor pasi Erion Veliaj ankimoi shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31…

Read More

Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë mesditën e 6 tetorit, kur brenda sallës së Gjykatës së Apelit u vra me armë zjarri magjistrati Astrit Kalaja. Top Channel ka siguruar dosjen e hetimit, duke zbardhur të plotë deklaratën e autorit të vrasjes së gjyqtarit, Elvis Shkambi. Sipas dosjes së Prokurorisë,  Shkambi ka deklaruar se ditën e ngjarjes, është nisur nga Shkodra me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, për të qenë prezentë në gjyqin që do të mbahej në mesditë për çështjen e tyre pronësore. Ai deklaron se të dy ata fillimisht ishin ndalur në Lezhë, kishin pirë kafe ngushëllimi…

Read More

Situata hidrike në liqenin e Fierzës duket se ka marrë një kthesë tjetër, duke u përmirësuar ndjeshëm. Reshjet e shiut që ranë gjatë 24 orëve të fundit shtuan prurjet në lumenjtë kryesorë që furnizojnë liqenin, Drinin e Bardhë dhe Drinin e Zi të cilët, bashkë me prurjet anësore, i kaluan 750 metra kub ujë në sekondë, ndërsa kuota u rrit me të paktën 6 metra, duke shënuar 266.1 metra mbi nivelin e detit. Rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit u zhytën sërish nën ujë. Hidrocentrali i Fierzës nuk është vënë në punë në asnjërin prej agregateve, kjo për të…

Read More

Personi që shihni në foto është punonjësi i Tatimeve në Shkodër, objektiv i atentatit të sotëm me tritol në makinë. Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal. Busukja është specialist…

Read More

Në vendin ku Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut takohen, në Liqenin e Prespës, tre organizata joqeveritare të këtyre vendeve janë bërë bashkë dhe po punojnë për të mbrojtur këtë liqen. Radio gjermane DW, në një reportazh të zgjeruar, thekson se baseni i liqenit i rrethuar nga malet, ku shtrihen Liqeni i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së Vogël, mori formë rreth pesë milionë vjet më parë, shumë kohë para se qeniet njerëzore t’i bashkoheshin ekosistemit ose shtetet të vendosnin kufij. Sot, këto dy zona ujore mahnitëse e piktoreske dhe kryesisht të paprekura, ndahen nga tre vende: Greqia,…

Read More

Lëkundjet pasuese në Turqi kanë tejkaluar 300 pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Balıkesir të hënën në mbrëmje, me numrin e të plagosurve që është rritur në 26. Siç është njoftuar nga Shërbimi Sizmologjik Turk, tërmeti me magnitudë 6.1 që ndodhi në orën 22:48 të hënën në mbrëmje u ndje në shumë provinca, duke përfshirë Balıkesir, Izmir, Bursa, Stamboll, Tekirdag, Kocaeli dhe Sakarya, pasi thellësia fokale u vlerësua në 5.99 kilometra. Pas tërmetit kryesor, u regjistruan gjithsej 330 lëkundje pasuese gjatë një periudhe prej afërsisht 13 orësh, nga ora 22:48 e djeshme deri në orën 11:00 të sotme. Sipas informacioneve…

Read More

Paraditen e sotme, lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër u trondit nga një shpërthim me tritol në një makinë të parkuar. Shënjestër ka qenë Enea Buzukja, 38 vjeç, punonjës i Tatimeve në qytet. Sipas policisë, tritoli ishte vendosur në automjetin e tij dhe shpërtheu sapo Buzukja ndezi makinën. Si pasojë, ai ka marrë plagë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Autoritetet bëjnë me dije se ai nuk ka precedent penal dhe nuk figuron si person me problematika. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, duke shqyrtuar çdo pistë të mundshme lidhur me motivet e…

Read More

Në muajin Shtator 2025, në vend janë regjistruar 102 aksidente rrugore, ku janë përfshirë 135 persona, duke përfshirë të vrarë dhe të plagosur. Të dhënat janë paraprake dhe mund të ndryshojnë me përditësimin final nga INSTAT. Gjatë periudhës Janar-Shtator 2025, numri i aksidenteve rrugore ka pësuar një ulje prej 16,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregues i një tendence pozitive në sigurinë rrugore. Sipas statistikave, 91,2% e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, duke evidentuar përgjegjësinë e shoferëve si faktor kryesor në aksidentet rrugore. Grupi më i prekshëm sipas moshës është…

Read More

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme gjatë prezantimit të Liburn Aliut si drejtues i Autoritetit Portual Durrës. Gjatë fjalës së saj ajo foli mbi rëndësinë strategjike të projektit të portit të ri në Porto Romano. “Jemi në fazën e fundit të përfundimit të projektit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Në 31 janar do të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që udhëhiqet nga Royal Haskoning”, deklaroi Balluku, duke shtuar se interesi për projektin ka qenë i lartë, me pesë kompani të huaja në garë. Sipas Ballukut, kantieri i ndërtimit pritet të…

Read More