Author: tirana

Gentian Hoti, një emigrant shqiptar që mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999, kur ishte vetëm 15 vjeç, ka fituar pas 26 vitesh betejë ligjore të drejtën për të qëndruar dhe për të mbajtur shtetësinë britanike. Në përpjekje për t’u pranuar si azilant, ai kishte përdorur një identitet të rremë, duke pretenduar se ishte një vit më i ri dhe se kishte lindur në Kosovë, duke deklaruar se ishte ndarë nga familja dhe kishte vuajtur nga autoritetet serbe gjatë luftës. Megjithëse kërkesa e tij për azil u refuzua, autoritetet britanike i dhanë leje të jashtëzakonshme qëndrimi deri në vitin…

Read More

Ksamili, i vendosur në detin Jon të Shqipërisë, vazhdon të tërheqë turistë vendas dhe ndërkombëtarë edhe gjatë vjeshtës, sipas “Travel and Tour World” (TTW). I njohur për plazhet dhe ujërat e pastra, jashtë pikut të sezonit, Ksamili ofron një mundësi për t’u larguar nga turmat e verës. Vizitorët mund të shijojnë bukurinë natyrore të zonës dhe motin e ngrohtë me diell edhe në vjeshtë, duke e bërë atë një destinacion të përkryer për pushime relaksuese në plazh. Pushime relaksuese në Ksamil gjatë sezonit të vjeshtës Në vjeshtë, Ksamili ofron një lloj bukurie të veçantë. Plazhi dhe ujërat e ngrohta përreth…

Read More

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e djeshme në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”, ku një i ri 25-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me motomjetin që drejtonte. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi E.Q., duke drejtuar motorin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda. I riu u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë në mbrëmje si pasojë e plagëve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Njoftimi i Policisë: Pasditen e djeshme, në aksin…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga Future Hospitality Summit në Dubai, ku Shqipëria merr pjesë me një pavion të veçantë. Në postimin e tij, Rama shkruan: “Mirëmëngjes 😊 dhe me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë.” Në këtë panair ndërkombëtar janë prezantuar projektet më të reja të zhvillimit turistik në vend, që synojnë të tërheqin investitorë dhe vizitorë ndërkombëtarë drejt Shqipërisë. Sipas…

Read More

Uragani Melissa, pasi shkatërroi Xhamajkën, po i afrohet juglindjes së Kubës me erëra të fuqishme që arrijnë deri në 210 km/orë. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së (NHC), stuhia po forcohet përsëri dhe pritet të arrijë në tokë në orët e ardhshme si një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i kategorisë 4. Syri i stuhisë ndodhet rreth 180 km në jugperëndim të Guantanamos, duke lëvizur në drejtim verilindor me shpejtësi 14 km/orë. Bërthama pritet të kalojë skajin lindor të Kubës gjatë natës, ndërsa më pas do të përfshijë Bahamasin juglindor dhe qendror ditën e mërkurë. Ndërkohë, Xhamajka ka nisur të…

Read More

Projektligji i barazisë gjinore që sjell konceptin e ri të gjithë përfshirjes përtej konceptit binar burrë-grua vazhdon të shkaktojë debat. Në mbledhjen e komisionit të informimit ishin të ftuar grupet e interesit që kundërshtojnë draftin si dhe ata që e mbështesin, teksa u përballën me pyetjet e komentet nga deputetët. “Ajo që kundërshtojmë është gjithëpërfshirja. Në 27 vende të bashkimit europian vetëm 5 janë jashtë konceptit binar. Pse duhet të jemi pjesë e tyre? Me gjithë problemet që rrjedhin. Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Hiqni përkatësinë e shumëfishtë”, tha Kaon Serjani. “Përkufizimi është i qartë njeh veç…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga Riadi i Arabisë Saudite, tha se është e gabuar që Europa është fokusuar më shumë tek armatimi dhe nuk ka plan të paqes. Rama shtoi se ka diçka thelbësisht të gabuar në faktin që ka një citim të përditshëm për t’u riarmatosur, për të menduar, folur e punuar gjithmonë e më tepër për më shumë armë. Për të nuk ka një plan paqeje që do të mund ta shihje, ta lexoje e të mendoje mbi të. ”Një Europë që nuk ka planin e saj të paqes. Një Europë e cila për vite me radhë e vuri…

Read More

Kreu i bashkisë së Shkodër, Benet Beci ka ndarë pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Ai shkruan se në rrugën “Edith Durham”, pranë ish-zyrave të Adisës, ka vijuar ndërhyrja. ”Vijojmë! Në rrugën “Edith Durham”, pranë ish-zyrave të Adisës, ka vijuar ndërhyrja për lirimin e hapësirave që i kthehen institucioneve dhe qytetarëve. Një aksion që nuk do të ndalet deri në rikthimin e çdo zone të zaptuar tek qytetarët e Shkodrës”,-shkruan Beci.

Read More

Punëdhënësit ku humbi jetën picieri, i cili u vra me thikë nga një koleg i tij, kanë reaguar për ngjarjen e rëndë. Ata shprehen të tronditur nga humbja e jetës së 34-vjeçarit Indrit Ismaillari si edhe i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës. Në njoftim bëhet e ditur se Indrit Ismaillari punonte prej 5 vitesh në këtë lokal si picier. “Sot pas një konflikti të papritur mes picierit dhe ndihmës picierit ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë ku picieri i cili punonte prej 5 vitesh me ne ka humbur jetën. Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar për humbjen…

Read More

Këtë të martë po mbahet takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Takimi u bashkëkryesua nga kreu i grupit parlamentare të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, tha se mazhoranca ka përjashtuar opozitën nga procesi i negociatave më Bashkimin Europian. Për të vetëm seanca e ditës së djeshme ishte normale dhe se gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar në Kuvend. ”Në letër i kemi hapur negociatat, por është proces që po shoqërohet me mungesë transparence, opozita, shoqëria civile jashtë dialogut. Vetëm pak kohë më parë…

Read More

Kreu i Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj flet një skenar të ngjashëm të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, si një dakordësi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Nga fshati Klos në Cërrik, ai shpreh qartazi qëndrimin për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Lapaj shton se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 i kanë sjellë Shqipërisë shumë problem gjatë kësaj kohe. ”Hera e fundit kur Sali Berisha u dakordësua me Edi Ramën për ndryshime kushtetuese ka qenë në vitin 2008. Ndryshimet kushtetuese të atij viti i shkaktuan Shqipërisë për kaq shumë vite kaq shumë probleme. Ky peshqesh rrezikon…

Read More