Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025. Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar. “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, ku një punonjës vrau me thikë kolegun e tij gjatë orarit të punës në një restorant. Autori i ngjarjes, F.Sh., 43 vjeç, punonte prej tre muajsh si ndihmës picier në restorant, ndërsa viktima, I.I, kishte pesë vite që ishte pjesë e lokalit dhe njihej si kryekuzhinier nga stafi. Sipas burimeve nga grupi hetimor, e gjithë skena e krimit ka ndodhur për më pak se një minutë, ndërsa momentet e ngjarjes janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së restorantit. “Jam ndjerë…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke emëruar dhe transferuar disa drejtues në nivele kyçe të strukturave lokale. Zbulohet se: · Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë shef komisariati në Malësi të Madhe (DVP Shkodër), emërohet shef komisariati në Dibër. · Kryekomisar Nertila Meta, deri më tani specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum (DPPSH), emërohet shefe komisariati në Librazhd (DVP Elbasan). · Kryekomisar Elton Halili, që drejtonte Komisariatin e Policisë Librazhd, transferohet si shef komisariati në Bulqizë (DVP Dibër). · Kryekomisar Edvin…

Read More

Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR, zv.kryeministrja Balluku prezanton Kreshnik Bajraktarin Është prezantuar këtë të mërkurë drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin. Prezantimin e tij e ka bërë zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Bajraktari, i cili ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha zëvendëskryeministrja Balluku, do të marrë një detyrë të re. “Ka qenë drejtor në Portin e Durrësit, Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, është bashkëpunues dhe do të mbështesë secilin në këtë…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, tha për Radion Evropa e Lirë këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, pasi shoqëria civile në vend i bëri thirrja asaj t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri. “Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, tha Kupina të martën, 28 tetor. Ai…

Read More

Zbulohet një baza ku ishin fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara në Tiranë. Për pasojë është arrestuar shtetasi Eugert Sino, 34 vjeç, i cili dyshohet se i posedonte. Policia sekuestroi 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas…

Read More

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me të rinjtë e Laprakës, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në projektet dhe investimet që sjellin ndryshime konkrete në çdo lagje të Tiranës. “Bashkia, si shtëpia jonë e përbashkët, na duhet të ketë kontributin e të gjithëve, e tek ju në radhë të parë, që jeni të rinjtë e qytetit. Imagjinoni sa shumë mund të bëjmë bashkë. Ju mund të sillni një ndryshim të prekshëm, sepse ne duam që të sjellim për Laprakën edhe më shumë investime, duke filluar nga rrugët që ende nuk…

Read More

I ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1, eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, ka theksuar se shkaku kryesor i aksidenteve rrugore në vend mbetet sjellja e drejtuesve të automjeteve. Sipas tij, studimet e viteve të fundit tregojnë se rreth 95% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga gabimet e drejtuesve të mjeteve. Ai shtoi se një rol të madh në aksidente luan përdorimi i alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe mungesa e durimit në trafik. “Problematika më e madhe tek ne ndodh pikërisht nga sjellja e drejtuesit të automjeteve dhe shifrat janë me të vërtet tronditëse…

Read More

Pasditen e djeshme u vra me thikw 34-vjeçari Indrit Ismaillari nga kolegu i tij Filip Shehu 41 vjeç. Autori ka qenë edhe më parë i dënuar për “posedim të armëve të ftohta”. Policia njoftoi se pas arrestimit të Shehut ka mundur të gjejë edhe thikën me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi. “Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit…

Read More

Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve. Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve. Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon…

Read More

Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur përsëri sulme intensive në Rripin e Gazës. Mediat izraelite njoftuan se janë sulmuar objektiva në Qytetin e Gazës dhe vende të tjera në brezin bregdetar. Para nisjes së sulmeve kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e akuzoi Hamasin militant islamik për shkelje të armëpushimit në Rripin e Gazës dhe urdhëroi sulme të reja. Ushtria ka marrë urdhër për të kryer menjëherë sulme “intensive” në Rripin e Gazës, tha zyra e tij. Sipas Zyrës për Mbrojtjen Civile të kontrolluar nga Hamasi, gjatë një sulmi në Khan Yunis u vranë pesë vetë. Një zëdhënës tha se midis tyre kishte…

Read More

Një raport i ri ndërkombëtar mbi ndikimin e krizës klimatike në shëndetin njerëzor paralajmëron se nxehtësia ekstreme e lidhur me ndryshimet klimatike tashmë po i merr jetën një personi çdo minutë në mbarë botën. Sipas raportit, varësia nga karburantet fosile po ushqen një cikël vdekjeprurës, duke kontribuar në ndotjen e ajrit, përhapjen e sëmundjeve dhe zjarret masive në pyje, të cilat së bashku shkaktojnë miliona vdekje çdo vit. Analiza thekson gjithashtu një kontrast të fortë ekonomik: vetëm gjatë vitit 2023, qeveritë në mbarë botën kanë dhënë rreth 2.5 miliardë dollarë në ditë subvencione për kompanitë e karburanteve fosile, ndërkohë që…

Read More