Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se raporti i fundit i OSBE/ODIHR-it konstatoi qartë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe të ndershme. Në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, Bardhi nënvizoi se sot në Shqipëri nuk mund të flitet për progres dhe zhvillim. ”Nuk është Partia Demokratike apo opozita shqiptare që flet për shkeljen e rëndë të standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por janë vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it dhe eurodeputetët e Parlamentit Evropian”, u shpreh Bardhi. Nga ana tjetër ai theksoi se legjitimiteti i qeverisjes buron nga liria dhe barazia…
Author: tirana
41-vjeçari Filip Shehu vrau kolegun në orarin e punës, dhe ka dhënë dëshminë para togave të zeza. 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes. Shehu ka deklaruar se konflikti ka qenë i çastit vetëm për punën, por ka shtuar se kanë pasur marrëdhënie konfliktuale të gjata me të. Dëshmia bie ndesh me stafin tjetër të lokalit, të cilët kanë deklaruar se viktima Indrit Ismailllari, nuk ishte një njeri problematik dhe nuk grindej me asnjë njeri. Sa…
Pas protestës në Tiranë, më 16 nëntor, Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. “Shoqata e dala nga lufta kanë vendosur që Protesta e radhës të organizohet me 16 nëntor në ora 13 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, ka thënë Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK-së në një konferencë për media. Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe…
Kreu i PD, Sali Berisha vijon sulmet ndaj drejtësisë, duke hedhur akuza se Reforma në Drejtësi u bë nga Geroge Soros, sipas tij sot po faktohet dështimi i saj. “Sot të dhënat të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që u krijua mbi bazën e reformës së Geroge Soros në këtë vend. Ata të cilët e mbështeten këtë reformën përpiqen tani me shpifje dhe mashtrime dhe forma të ndryshme të mbulojnë dështimin e tmerrshëm, të mbulojnë faktin se ka një vend në planet dhe jo në mars, në të cilin zbardhja e vendimit të gjykatës…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Trevisos të Italisë, ku një autobusi që transportonte rreth 50 studentë u përplas me një makinë. Shoferi i makinës, 85-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes. Pesë studentë në autobus janë plagosur, ndërsa 19 të tjerë janë dërguar në spital për të marrë Mediat vendase raportojnë se drejtuesi i autobusit, 40-vjeç, arriti të shpëtojë studentët, duke i ndihmuar të dalin jashtë. Sipas Karabinierëve, aksidenti ka ndodhur pas një kthese të fortë, ku makina ka kaluar në korsinë përballë dhe ka shkaktuar përplasjen. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rrugës. Autobusi…
Kompania ruse e naftës Lukoil ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se po merr në konsideratë ofertat për shitjen e një pjese të biznesit, duke përfshirë fushat naftëmbajtëse në Irak dhe Venezuelë, rafineritë në Bullgari dhe Rumani, si dhe stacionet e karburantit në botë. Ky vendim vjen pas sanksioneve të vendosura nga administrata amerikane ndaj Rusisë, të motivuara nga vazhdimi i luftës në Ukrainë. Analistët e shohin këtë lëvizje si një reagim serioz ndaj presionit ndërkombëtar dhe si një mundësi për të mbuluar kostot dhe rreziqet e sanksioneve. Lukoil është prodhuesi i dytë rus i naftës dhe së bashku…
13 pasuri të paluajtshme, sipërfaqe toke, janë konfiskuar në Lezhë. Tokat me sipërfaqe totale 83 497 m², ndodhen në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain. Konfiskimi, në zbatim të një vendimi të GjKKO-së, pasi pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale. “Gjatë 1 jave, u konfiskuan në qarkun Lezhë, në zbatim të 2 vendimeve të GjKKO-së, 20 pasuri me sipërfaqe totale rreth 98 525 m², me burime kriminale. Në zbatim të këtij vendimi të vitit 2021, të lënë në fuqi me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vitit 2022, specialistët e…
Një rrjet i sofistikuar manipulimi rezultatesh është zbuluar nga autoritetet italiane, duke përfshirë gjyqtarë, sipërmarrës dhe bastvënës. Skema, e quajtur nga hetuesit “Operacioni Penalty”, përfshinte ndikimin e ndeshjeve përmes korrupsionit të arbitrit dhe kontrollit të rezultateve për të përfituar nga bastet sportive. Sistemi ishte po aq i thjeshtë sa edhe efektiv. Një gjyqtar nga seksioni i Reggio Calabria-s kontaktonte kolegët e tij në liga të ndryshme, duke i korruptuar me shuma deri në 10,000 euro për çdo ndeshje të manipuluar. Në fushë, këta gjyqtarë siguronin që ndeshjet të përfundonin me një numër të caktuar golash, duke favorizuar bastet e tipit…
Raportuesi i BE-së për Shqipërinë Andreas Schieder theksoi sot, 29 tetor, se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë është tashmë operacional, por funksionon me kufizime për shkak të vendeve vakante, pas procesit të vettingut. Ai nënvizoi nevojën për të zgjeruar fushën e trajnimeve në gjyqësor dhe për të përmirësuar burimet njerëzore dhe financiare. Vlerëson gjithashtu progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, siç evidenton raporti i Komisionit Europian. Sipas Schieder, është shumë me rëndësi që Shqipëria ka miratuar strategjinë antikorrupsion, 2024-2030. “SPAK është një nga institucionet që është themeluar, është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht dhe në mënyrën…
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj morën pjesë në një tryezë konsultimi me shoqata të biznesit për të diskutuar draftin e ri të Kodit Penal që po përgatitet. Në nisje të takimit, njofton ministria e Drejtësisë, ministri Lamallari tha se synimi final është të kemi një Kod të ri Penal që i mbijeton kohës dhe që adreson të gjitha shqetësimet dhe dinamikat e krijuara në ekonomi e jo vetëm. “Ne synojmë të jetë një Kod afatgjatë që i mbijeton kohës. Nuk është diçka që hartohet sot për sot dhe pastaj ta rishikojmë pas…
Policia e Shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar duke bërë me dije se disa adresa e-mail false po kërcënojnë qytetarët, me qëllim frikësimin, dhe duke u thënë se duhet të paraqiten në polici sepse janë nën hetim. Këto mesazhe dërgohen në emër të drejtorit të policisë, Ilir Proda. Njoftimi zyrtar i policisë: Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Me këtë adrese, qytetarëve…
Është siguruar relacioni i shumicës parlamentare, ku deputetët e PS argumentojnë se përse Niko Peleshi nuk duhet shkarkuar nga drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë. Në dokumentin zyrtar që vjen pas kërkesës së deputetëve të PD për shkarkimin e Peleshit, që do të shqyrtohet nesër, mazhoranca thekson se kreu i Kuvendit nuk e ka shkelur rregulloren dhe se kërkesa e PD duhet të shkarkohet. “Në përfundim të analizës kushtetuese dhe ligjore, të analizës së fakteve dhe provave, si dhe shkeljeve të pretenduara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, arrijmë në konkluzionin se kërkesa nuk plotëson kushtin substancial, me qëllim…