Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet dy herë gjatë ditës së sotme 30 tetor, me një agjendë të ngarkuar që nis me debatet politike dhe vijon me raportime institucionale. Në orën 10:00, deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Seanca pritet të jetë e tensionuar, pasi do të prezantohen raportet përkatëse të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Opozita ka depozituar një dokument ku rendit pesë shkelje të rënda të rregullores parlamentare, që sipas saj janë kryer nga Peleshi. Demokratët përqendrojnë akuzat në dy seanca të shtatorit, atë të datës 16…
Author: tirana
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se i ka udhëzuar Departamentit të Mbrojtjes të fillojë testimin e armëve bërthamore amerikane “menjëherë” në përgjigje të programeve të testimit nga vendet rivale, një njoftim që erdhi pak momente përpara se ai të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping. Trump tha në një postim në rrjetet sociale se SHBA-të “kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër”, duke e renditur Rusinë të dytën dhe Kinën “një të tretën larg, por do të jetë edhe brenda 5 viteve”. “Për shkak të programeve të testimit nga vendet e tjera, unë i kam udhëzuar…
Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali e ka cilësuar vendimin e Sirisë si një zhvillim të rëndësishëm diplomatik që forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar. “Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë. Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj, si edhe mbështetjes së miqve e partnerëve që kanë ndihmuar…
Siria e ka njohur zyrtarisht si shtet të pavarur Republikën e Kosovës. Lajmin e ka komunikuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Një urim për këtë ngjarje e ka dhënë dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Kreu i shtetit shkruan se Siria mbështet shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. ”Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje”,-shkruan Begaj.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan. Vendimi u mor në mbështetje të ligjit për Paketën e Maleve, me propozim të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Konkretisht në bashkinë e Belshit janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në fshatrat Qafshkallë, Gradishtë, Seferan-Hysë, Shegas, Fierzë. Në bashkinë e Elbasanit janë shpallur zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në fshtarat, Funar, Gjinar, Tregan, Shushicë. Në bashkinë e Përmetit janë shpallur zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë…
Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe miratimi i Marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes shihen si dy çështjet kryesore që duhet të adresohen nga Kuvendi i Kosovës para shpërndarjes eventuale. Për këtë arsye, 21 organizata i janë drejtuar presidentes Vjosa Osmani për një ndërmjetësim politik për t’i dhënë zgjidhje këtyre dy çështjeve. Nëse Qeveria nuk arrin të dorëzojë Ligjin për Buxhet deri në fund të këtij muaji dhe Kuvendi nuk arrin të miratojë atë deri në fund të vitit, atëherë mund të shfrytëzohet një pjesë e buxhetit të këtij vitit deri në…
Forumi i Paqes në Paris është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që synon të promovojë bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore. Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetin francez, ku po merr pjesë në këtë forum me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Gjatë qëndrimit në Paris, përveç pjesëmarrjes në forum, Rama i cili po shoqërohet edhe nga bashkëshortja Linda Rama, ku do të zhvillojë edhe takime. Sakaq Rama ka ndarë edhe pamje nga Parisi.
Këngëtarja Elhaida Dani, e cila është drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës për të dytin vit radhazi, zbulon se ka pasur një rekord këngësh të sjella nga artistët në gjithë historinë e Festivalit. ”Nëse vjet nuk fitoi një emër Big dhe që pritej që të fitonte, por fituan dy të rinj, ndodhi pikërisht që shumë të rinj të merrnin besimin dhe të vinin në Festival me materiale shumë të mira. Unë me të vërtetë kur i dëgjoj them do ndodhë ndonjë lloj revolucioni këtë vit se s’ka mundësi”,-u përgjigj Elhaida e ftuar në “The Dalina Show”. Nga ana tjetër, Elhaida u…
Në paketën fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 0% që është aktualisht kjo normë tatimore. Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë ose gati 15 milionë euro. Shifrat zyrtare tregojnë se në vitet e fundit importi i produkteve të…
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për prestigjiozen gjermane ”Dezeen”, ka trajtuar tema për arkitekturën. ”Kombi i vogël ballkanik është aktualisht një vatër e papritur e arkitekturës tërheqëse me projekte të mëdha që po realizohen nga studio ndërkombëtare të njohura, duke përfshirë MVRDV , BIG dhe Ricardo Bofill Taller de Arquitectura”,-thuhet në artikull. Një festival arkitekturor është më i rëndësishëm sesa një samit politik Duke folur për Dezeen nga zyra e tij në Tiranë, Rama shprehu besimin e tij në fuqinë e arkitekturës për të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri. “Unë besoj shumë në arkitekturë dhe në fuqinë e arkitekturës…
Siria e ka njohur zyrtarisht si shtet të pavarur Republikën e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook bën me dije se ka zhvilluar një takim me Presidentin Al Sharaa, në Riad. “Siria njeh Kosovën! Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, shkruan Osmani. E para e shtetit po ashtu…
Bashkia Mat është mes edhe katër bashkive të tjera që më 9 nëntor do të kenë zgjedhje lokale. Fushata vijon, dhe deputeti i PS-së dhe ish-kreu i kësaj bashkie, Agron Malaj këtë të mërkurë ka zhvilluar takime bashkë me kandidatin Altin Bojni në disa nga fshatrat e zonës. ”Fshati Fushë-Baz, Karicë, Drita, Rreth Baz dhe lagjia Kalivaç mbështesin njëzëri kandidatin e Partisë Socialiste Altin Bojni për një Mat që zhvillohet dhe ecën përpara me ritmin që meriton”,-shkruan Malaj.