Author: tirana

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë, ka ekzekutuar sot, 30 tetor, masat e sigurisë ndaj nëntë personave të dyshuar për përfshirje në një rast ndërtimi të paligjshëm në zonën turistike të Ranës së Hedhun. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lezhës të datës 27 tetor 2025, janë ekzekutuar masat “arrest në burg”, “arrest në shtëpi”, “ndalim daljeje jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Mes të hetuarve janë ish-drejtues dhe ish-përgjegjës të AShK-së (Autoriteti i Shërbimeve të Kadastrës) dhe IKMT-së (Inspektorati Kombëtar…

Read More

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris, një nismë e presidentit francez Emmanuel Macron. Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin italian të panelit, Rama ka bërë disa komente me humor për kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane. “Jeni nga një Shqipëri e madhe. Georgia Meloni do të ishte dakord. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Keni një kryeministre, një grua, siç do të thoshte Trump, të mrekullueshme. Ajo nuk është e gjatë, por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë…

Read More

Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), në raportin e miratuar në sesionin e 144-t plenar më 24 tetor 2025, thekson se: “Pezullimi ose përfundimi i mandatit të kryetarëve të bashkive për shkak të ndalimit apo paraburgimit të tyre prek thelbin e autonomisë vendore dhe shkel parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.” “Ndikimi i paraburgimit të kryetarëve të bashkive është idyfishtë: ai mund të ndikojë jo vetëm mbi të drejtat individuale të kryetarit të prekur, por gjithashtu shtrihet përtej individit dhe ndikon mbi të drejtat e zgjedhësve, zgjedhja e të cilëve, e shprehur në mënyrë demokratike përmes…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori fjalën e tij në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku personalitete nga e gjithë bota diskutojnë rreth bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mënyrave për të promovuar paqen. Rama tha se Europa nuk po zgjohet. “Unë nuk po e shoh Europën të zgjohet, nuk është aty ku duhet të jetë”, tha ai. Ai ka nënvizuar mungesën e një vizioni të qartë të BE-së për zgjidhjen e konflikteve. “BE ende nuk ka një plan për paqen”, deklaroi Rama, dhe paralajmëroi se mungesa e këtij plani e bën kontinentin më të dobët në skenën ndërkombëtare. “Ndihem…

Read More

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar ditën e sotme, drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj. Xhafaj, i cili do të mbajë detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare, një prej institucioneve më të vjetra në vend, ka qenë deputet i Partisë Socialiste. “Etjeni është bashkëpunëtor i hershëm i imi. Kemi punuar bashkë në disa institucione. Ka mbajtur një mandat të qarkut të Tiranës. Sot drejtimi i Postës shkon në duart e një profesionisti të sprovuar që ka eksperiencë në disa fusha. Në bashkëpunim me Admirin (ish drejtori i Postës Shqiptare) do të optimizohet procesi i Postës…

Read More

Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L.. Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të…

Read More

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”, ndërsa si pasojë e përplasjes është lënduar një person. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në një orar me qarkullim të dendur, për shkak të dërgimit të fëmijëve në shkollë, çka e bën këtë segment rrugor veçanërisht të ngarkuar dhe me ndërprerje të shpeshta të trafikut për shkak të hyrje-daljeve nga rrugica e shkollës. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e…

Read More

Një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh, të dyshuara si të trafikuara, u zbulua nga policia në Tiranë një ditë më parë. Në kuadër të operacionit të koduar “The Van”, është arrestuar Eugert Sino, 34 vjeç, i cili dyshohet se ishte poseduesi i armëve. Armët mbaheshin në një furgon që ndodhej i parkuar prej më shumë se një muaji në rrugën “Myslym Shyrri”. Furgoni kishte mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, që dyshohet se ishte përdorur si kamuflim nga trafikantët. Fillimisht ka ndërhyrë policia rrugore, ndërsa më pas janë përfshirë edhe agjentët e policisë kriminale, të cilët kanë sekuestruar furgonin dhe armët…

Read More

Paga minimale është dyfishuar dhe se në fillim të vitit që vjen do të arrijë në 500 euro. Kështu u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në rubrikën “Ekonomia flet me fakte” ku u ndal në disa prej zhvillimeve kryesore ekonomike të vendit, duke iu përgjigjur komenteve dhe shqetësimeve të qytetarëve lidhur me politikat ekonomike të qeverisë. “Gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar zërat tuaj në komentet dhe postimet e mëparshme disa me shqetësim, disa me mllef, disa me pyetje të drejta dhe disa me zhurmë. Keni mirëkuptimin tim, por kërkoj edhe mirëkuptimin tuaj, pasi kur flas për ekonominë,…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar nga Koreja e Jugut pas një takimi historik me presidentin kinez, Xi Jinping, duke deklaruar se të dyja palët kanë arritur një marrëveshje për “pothuajse gjithçka”. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, pas përfundimit të një turi me tre ndalesa në Azi, Trump vlerësoi pozitivisht bisedimet e nivelit të lartë midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Sipas tij, është bërë përparim në fusha si tregtia, metalet e rralla dhe lufta kundër rrjedhës së fentanilit drejt SHBA-së. Presidenti amerikan shtoi se planifikon të vizitojë Pekinin në…

Read More

Përfshirja e lumit të fundit të egër në Evropë, në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një moment historik si për Shqipërinë ashtu edhe për botën në ruajtjen e natyrës, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Lumi është ngritur, duke filluar nga viti 2025, në një rezervë biosfere të njohur ndërkombëtarisht, duke nxitur më tej përpjekjet për ruajtjen e biodiversitetit dhe ekosistemit të zonës. Vjosa, tashmë një vend i njohur për ekoturizëm, ka rritur reputacionin dhe angazhimin e Shqipërisë për të ruajtur thesaret e saj natyrore. Si një hap përpara drejt turizmit, përfshirja e lumit Vjosa në Listën e…

Read More