Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit në një takim nga ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen. Ky i fundit u shpreh i bindur se përpara se të përmbyllet Presidenca daneze, do të hapen të gjithë kapitujt me Shqipërinë. ”Ne sapo patëm një takim interesant. Ishte e këndshme t’u mikprisja dhe të diskutoja progresin e Shqipërisë, për aplikimin për anëtarësimin evropian. Jam krejtësisht i bindur se përpara se të përmbyllim presidencën daneze, ne do të hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë. Nnë mendoj se ky objektiv i Shqipërisë i të qënurit anëtar…
Author: tirana
GJKKO ka shtyrë për datën 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”. Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve…
Banorët e zonës historike të Durrësit u mblodhën edhe këtë të enjte në protestë përpara bashkisë së qytetit. Ata kundërshtojnë vleren e shpronësimeve që parashikohen të kryhen në kuadër të projektit “TID Durrës” dhe kërkojnë që pushteti vendor të ndërpresë menjëherë procedurat që prekin 74 familje. Sipas banorëve, ky projekt është i padrejtë, me elementë korrupsioni dhe përzgjedhje selektive. Protestuesit akuzuan deputetët socialistë që kanë mbështetur projektin, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk ka ardhur të takohet me familjet që rrezikojnë të humbasin banesat dhe bizneset e tyre. Në të njëjtën kohë, qytetarët durrsakë që mbështesin kauzën e familjeve…
Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha është paraqitur këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Thuhet se Basha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për 21 Janarin, si person që ka dijeni. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.
Ka një datë të rëndësishme për qeverinë ”Rama 4”. Më 13 nëntor në Romë pritet që të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Itali nën drejtimin Rama-Meloni. Detajet e takimit janë ende të përfunduara, pavarësisht se pritet që në takim përveçse kryeministrave të jenë ministrat përgjegjës të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se Reforma në Drejtësi në Shqipëri po rekomandohet në Moldavi. Gjatë fjalës në Kuvend, në këtë seancë plenare ku u raportua puna e KLP dhe KLGJ, Balla se rezultatet e SPAK në 6 vite janë më të mira sesa Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në 15 vite. Po ashtu Balla tha se Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, pasi sipas tij, nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm. ”Ku mendohej se kur ishin ju në krye të qeverisjes së vendit, që të kishte ministra, deputetë,…
Ish-deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj do të jetë drejtori i Postës Shqiptare. Gjatë marrjes së detyrës, Xhafaj e vuri theksi në disa prioritete me emërues të përbashkët maksimizimin e shërbimeve. Marrjes e kësaj detyre, Xhafaj tha se e sheh si një përgjegjësi dhe sfidë, me të cilat garantoi se do të përballet me sukses. ”Është jo një barrë por një sfidë e vërtetë jo vetëm për mua por për të gjithë ekipin këtu me të gjithë drejtuesit e filalieve, duke filluar nga i pari postier deri te administratori, duke kaluar nga të gjithë. Unë besoj se Posta Shqiptare është një…
Ish-kryeparlamentarja dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli nga foltorja e Kuvendit teksa bëri një skanim të Reformës në Drejtësi, ku deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin te drejtësia. Ajo tha se dhe qeveria e ka pranuar dështimin. ”Ndodh dhe që reformat dështojnë. Kur reformat dështojnë në drejtësi, sigurisht që kjo është shumë e rrezikshme se dështimi i çdo reforme i çdo rreziku. Kur pushteti refuzon dështimin e reformës, atëherë ne kemi përballje me një alarm të madh që quhet shtet. Pas 10 viteve ne përballemi me një situatë, që nuk ka lidhje çfarë lexohet në letra. As me ato raportet…
Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj foli për të mirat që ka sjellë reforma në drejtësi, teksa theksoi se drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika. Gjatë fjalës në seancën plenare në Kuvend, Xhafaj tha se kohëzgjatja e shqyrtimit ngelet ende problematike. ”Ne po debatojmë për një çështje të së drejtës. Mirëqeverisja është procesi që e mban këtë sistem funksional, llogaridhënës, dhe transparent. Projekti i reformës në drejtësi ka pësuar transformim, duke i dhënë sistemit të drejtësisë autonomi. Ishte zgjidhje moderne. Drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika. Kjo është sfida që duhet të adresojnë këto dy institucione që raportojnë. Perceptimi…
Leandro Shametaj është 17 vjeçari që u aksidentua për vdekje në Vlorë. Këtë të enjte Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin që i mori jetën të riut. Daja i të ndjerit tha për mediat se të afërmit e viktimës kërkojnë që të ashpërsohet ligji, pasi për ta nuk është aksident, por vrasje me dashje. ”Ne kërkojmë nga drejtësia që të ashpërsohet ligji, pasi për ne nuk është aksident, por vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i pirë nuk kemi…
”Big Brother Kosova Vip 4”, pritet të nisë së shpejti dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të mundshëm të banorëve të rinj. Rrjetet sociale po ziejnë nga thashethemet, ndërsa publiku mezi pret të zbulojë se kush do të hyjë këtë herë në shtëpinë më të famshme të vendit. Mes emrave që po përmenden më së shumti është ai i magjistarit shqiptar Sali Buzhala, i njohur për publikun me pseudonimin MagicSal. Ai jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka fituar popullaritet me shfaqjet e tij unike të magjisë dhe stilin karizmatik që e ka…
Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani e pranishmë në seancën plenare në Kuvend, u pyet nga opozita edhe për kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve e gjyqtarëve. Bogdani tha se të gjitha procedurat mund të komentohet brebnda një kuadri etik, duke theksuar se nuk janë imunë ndaj kritikave. “Vendimet e gjykatë mund të komentohen, ne nuk jemi imun ndaj kritikave, ajo që mund të theksohet është liria e shprehjes, por bazuar ose kufizuar në çështje që lidhen me interesin publik apo ruajtjen e reputacionit të sistemit të drejtësisë. Të gjitha proceset mund të komentohen brenda kuadrit etik, natyrisht brenda garancive…