Gjatë diskutimit për raportin vjetor të Avokatit të Popullit, kryetari i PD-së, Sali Berisha mbajti një fjalim të ashpër ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri si “dramatike” dhe “të pashembullt në botë”. Berisha tha se Kushtetuta shqiptare është kthyer në një “letër të vdekur”, ndërsa të drejtat themelore të qytetarëve janë zhdukur në praktikë. ”Në asnjë vend tjetër të planetit nuk ndodh që qytetarët të presin 16 vite për një proces gjyqësor. Kjo është për të qarë. Kjo ka sjellë vetëgjyqësi, 180 vrasje dhe 220 plagosje si pasojë e…
Author: tirana
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte në takimin me Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit danez në Kopenhagë. Në mbledhjen e drejtuar nga Christian Friis Bach, Spiropali u shpreh se gjeti mbështetje për Shqipërinë pavarësisht dallimeve politike, si vendi që nuk pret anëtarësimin për të vepruar si anëtar i BE-së, por sillet e kontribuon për parimet, vlerat dhe stabilitetin e Unionit njësoj si të ishte pjesë e tij. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të…
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi mbajti një fjalim me tone shumë ironike në seancë plenare, duke thumbuar deputetët socialistë përballë tij. Ai i pyeti ata në mënyrë retorike se si ndiheshin “tani që Diella ka pjellë 83 dobiçë”, duke iu referuar figurativisht vendimeve që sipas tij, do të zëvendësojnë ligjvënësit e mazhorancës. Korreshi u ndal te dështimet e saj pas dhjetë vitesh zbatim, duke kujtuar se shumë nga ish-klientët e tij si avokat ende nuk kanë marrë drejtësi për çështjet e tyre. Ai solli shembullin e një prej tyre, të cilën e quajti “Nënë Zylfia”, për të ilustruar vonesat dhe…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se lajmi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria ishte i pritshëm. ”Tani është e qartë se sa e rëndësishme ishte qasja liberale e Bashar al-Assad ndërsa ishte në krye të Sirisë, dhe gjithashtu është e qartë kur vjen dikush që është nën ndikim të madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia”, tha Vuçiç gjatë një konference për mediat. Nga ana tjetër, Vuçiç shtoi se në Siri “marrin urdhër dhe veprojnë sipas urdhrit” dhe tha se Serbia do të ketë diçka “me të cilën t’i gëzojë”, por nuk sqaroi…
Kanale të shumta në Telegram që prezantohen si “zëri i Rusisë në Serbi” ose përdorin simbole ruse, si flamurin, fokusohen kryesisht te Kosova. Aty promovohen mesazhe që delegjitimojnë institucionet e Kosovës, mohojnë pavarësinë e saj dhe shpesh nxisin retorikë radikale, përfshirë thirrje për ndërhyrje ushtarake. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve shfaqet pothuajse në çdo postim që lidhet me Kosovën. Shumica e këtyre kanaleve u krijuan pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe sot kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, të cilët marrin dhe shpërndajnë përmbajtje çdo ditë. Postimet janë qartazi pro Rusisë, mbështesin pushtimin e…
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca raportoi sot veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Pas raportimit, Ballanca iu përgjigjet interesit të deputetëve përmes pyetjeve që ata kanë depozituar paraprakisht në Kuvend. E pyetur mbi verifikimet lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisië, Ilir Meta, ajo tha se janë gjetur disa shkelje nga ana e policisë gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit. ”Nuk kemi gjetur shkelje të institucionit të drejtësisë. Kemi mandat të kufizuar për sa i përket institucionit të drejtësisë. Sa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur disa shkelje. Jo të gjitha pretendimet e paraqitura në…
Deputeti i PS-së, Agron Malaj ka bërë me dije se bashkia Mat, të cilën ai e drejtoi deri në momentin që dorëzoi mandatin e fituar në vitin 2023 për garën parlamentare, po vijon punën dhe projektet që u lanë pas nga vetë ai. Ai ka ndarë foto të asfaltimit të rrugës në fshatin Mallunxë, për të cilën shkruan se është pjesë e projektit të 17 fshatrave. ”Bashkia Mat nis asfaltimin e rrugës së fshatit Mallunxë, pjesë e projektit të 17 fshatrave.Puna nuk ndalet dhe siç kemi thënë ne do të shtrijmë investimet në të gjithë zonën”,-shkruan Malaj.
Shuhet në moshën 47-vjeçare Dorian Kongoli, djali i autorit të madh Fatos Kongoli. Lajmin e bëri të ditur vetë shkrimtari në një postim në llogarinë e Facebook të shtëpisë botuese “Toena”. Dorian Kongoli jetonte e punonte në New York prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze. Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys.
3 kandidatë janë në garë për bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet që do të mbahet më 9 nëntor. Përballë Brunilda Mersinit nga Partia Socialiste do të garojë jo vetëm Dionis Sota, i cili gëzon mbështetjen e opozitës, por edhe Gjergji Nika si kandidat i pavarur. KQZ e ka regjistruar këtë të enjte zyrtarisht Nikën si kandidat dhe emri i tij do të jetë i treti në fletën e votimit. Kujtojmë se Nika aktualisht është Këshilltari i Partisë Demokratike në Vlorë. “Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor të datës 30 Tetor 2025, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimin “Për regjistrimin dhe caktimin…
Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha u paraqit këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Aty për më shumë se 1 orë, Basha dha përgjigje për çështjen e 21 Janarit. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues. Për gazetarët Basha u tregua i rezervuar pasi doli nga SPAK-u. Lulzim Basha nuk dha asnjë koment mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të posaçëm Alfred Shehu, por gazetarëve u tha vetëm se…
Seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit u mbajt këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, GJKKO, ku nuk kanë munguar tensionet. Shkak u bë kërkesa e mbrojtësve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila pranoi si palë në proces familjen Durda. Sipas avokatëve të Mediut, avokati i familjes Durda, Dorjan Matlia, është drejtor i organizatës “Respublika”, e cila sipas tyre është ngritur dhe financohet nga fondacionet e George Soros. Fatmir Mediu: Kjo zyrë është ngritur me fondet e Soros, është fakt. Me gjithë respektin për familjarët, në këtë proces nuk mund…
Gara dhe kandidatët për bashkinë e Tiranës, u diskutuan edhe në Kuvend. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës. Këlliçi u përgjigj duke thënë se sondazhi për Tiranën i publikuar dy ditë më parë ka dhënë efekte, ndërsa tha se ”Një pjesë e mirë e grupit që PS do të votojë për Florjan Binaj”. Taulant Balla: O Belind, Tirana…