Author: tirana

Gjykata Kushtetuese me vendim unanim rrëzoi kërkesën e Presidencës që të mos ishte palë në çështjen e ankimit të Erion Veliajt, me argumentin se dekreti për zgjedhjet nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja. Trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes dhe për të do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë. “Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranoi në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta…

Read More

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale. “Buxheti i ri do të jetë 4 miliardë euro. Rreth 1 miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale. Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5…

Read More

Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet në seancë publike ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Seanca nisi në orën 10:00 me relatorë Sonila Bejtjan dhe i pranishëm është edhe kryebashkiaku Veliaj që shfaqet për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt. Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkojnë shpalljen e moskompetencës së Kushtetueses për ankimimin e Veliajt “Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës. Pas kësaj kërkese trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendim në lidhje me kërkesën…

Read More

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private. “Non Stop” u shpreh Rama, ndërkohë që për raportimin e ndërtimeve pa leje është vënë në dispozicion të qytetarëve platforma “Hapësira ime publike”.

Read More

Pavarësisht se tregu i punës në Shqipëri ka shënuar përmirësime të dukshme gjatë dekadës së fundit, të dhënat e reja të Bankës Botërore në raportin “Towards Better Jobs” tregojnë se rritja e punësimit në vend mbetet e brishtë dhe e ndërtuar mbi baza jo të qëndrueshme. Sipas raportit, në periudhën 2010–2024, krijimi i vendeve të punës në Shqipëri është nxitur kryesisht nga rritja e normave të punësimit dhe pjesëmarrjes në tregun e punës, ndërsa popullsia në moshë pune (WAP) ka kontribuar negativisht, një shenjë e qartë e tkurrjes demografike që po shtrëngon bazën e fuqisë punëtore. Me fjalë të tjera,…

Read More

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës. Raportohet se ka prezencë të shtuar të policisë së rendit në perimetrin e gjykatës. Autoburgu që do të sjellë Erion Veliajn pritet të ndalojë përpara Kushtetueses ose të hyjë nga dera e pasme që lidh gjykatën kushtetuese me kryesinë e Kuvendit.

Read More

Kryeministri Rama ka ndarë pamjet mbi ecurinë e projektit të rëndësishëm urbanistik në Durrës, që mban firmën e arkitektit italian Marco Casamonti. Rama shprehet se vepra është një shëmbëlltyrë tërheqëse e Durrësit turistik 2030. “MIRËMËNGJES dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Projekti i…

Read More

Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit. Sipas të dhënave të indeksit të çmimit të shitjes së publikuar nga “Keydata” që prej vitit 2005, kur indeksi i çmimeve u llogarit në nivelin bazë 100 deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2025, vlera e indeksit të apartamenteve në Tiranë është rritur me më shumë se 230%. Sipas të dhënave të “Keydata” për indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve për periudhën 2005–2025, në tremujorin e dytë të këtij viti indeksi ka arritur në 334.61 pikë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej…

Read More

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me argumentin se ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Kërkesa e opozitës u depozitua më 15 tetor në Kuvend dhe përmban shtatë akuza konkrete ndaj kreut të shtetit. Sipas PD-së, Begaj ka vepruar në kundërshtim me ligjin në disa raste, përfshirë dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, ndërhyrjen në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore, pa respektuar procedurat. Një tjetër pikë e debatueshme është dekretimi i ashtuquajturës “ministre virtuale” Diella, si…

Read More

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, teksa Gjykata ka njoftuar ish-kryebashkiakun të jetë i pranishëm nëse e vlerëson të arsyeshme. Për këtë qëllim Kushtetuesja ka njoftuar edhe Drejtorinë e Burgjeve për seancën që do të mbahet sot. Në seancë do të shqyrtohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja.

Read More

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka caktuar 31 tetorin si Ditën Botërore të Qyteteve. Kjo ditë promovon interesin e komunitetit ndërkombëtar për urbanizimin global, nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm urban në mbarë botën. Tema e Ditës Botërore të Qyteteve për vitin 2025 është: “Qytete inteligjente të përqendruara te njerëzit”. Qytetet janë të destinuara të bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe më komplekse. Sipas raportit të fundit të OKB-së, zonat urbane aktualisht zënë vetëm 2% të sipërfaqes së Tokës, pavarësisht se strehojnë 54% të popullsisë botërore (një pjesë që do të…

Read More