Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta nga politika shqiptare si majtas dhe djathtas. Presidenti Bajram Begaj vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, si dhe politikat reformiste e liberale që ai ndoqi përgjatë aktivizimit në politikën shqiptare. ”Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar”, shkruan Begaj në mesazhin…
Author: tirana
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Begaj theksoi se Nano do të mbahet mend si lideri reformator dhe liberal, i cili udhëhoqi tranzicionin në vitet 90-2000. ”Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar”, shkruan Begaj.
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK. Ajo pritet të njihet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për shkelje të barazisë në tendera për projektin e tunelit të Llogarasë. Fletëthirrja për Ballukun u firmos nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi. Balluku dërgoi më herët në SPAK, motrën e saj avokate, Pamela Qirko. Ndërsa kur ora shënonte 15:11 minuta, zv/kryeministrja u pa të mbërrinte vetë.
Ish-kryeministri Fatos Nano, është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen me të cilën ishte diagnistikuar. Pre ditësh ai ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e tij shëndetësore u rëndua kohët e fundit, për shkak të një arresti kardiak dhe të një goditjeje në tru. Nano ishte një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit në periudhën post-komuniste, ku shenjoi momente shumë të rëndësishme për vendin. I lindur në 16 shtator 1952 në Tiranë, ai u diplomua për ekonomi…
Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar për lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos këtë të premte. Me një foto bardhezi të Nanos në selinë rozë, Rama ka shkruar shkurt ”Lamtumirë kryetar” dhe e ka shoqëruar me një zemër të thyer. Nano ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital. Fatos Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në vitin 2005.
Një marshim paqësor u zhvillua përgjatë bulevardit Ismail Qemali, ku për kujtim të shokut të klasës nxënës së shkollës së mesme Ali Demi, miq familjarë, por dhe qytetarë janë bashkuar kësaj proteste. Me foto të Leandro Shametajt, por dhe pankarta në duar ata kanë kërkuar që çdo drejtues automjeti të ketë kujdes për jetën e tjetrit, të ashpërsohen ligjet për ata që drejtojnë makinën me shpejtësi. “Jo më bir!”, “Gëzo me engjëjt Leandro”, janë disa nga shkrimet në pankarta.
Këtë të premte ka ndërruar jetë ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm. Fatkeqësisht nuk ia ka dalë dot t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke u ndarë nga jeta ditën e sotme. Nano u shtrua edhe më herët në spital, për një sëmundje të rëndë të mushkërive dhe zemrës. Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në…
Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në dhjetor. Është ky rezultati i takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike. Takimi i tyre vjen pas dështimit të përpjekjes për të bërë një qeveria apo mazhorancë nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se duhet që sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja për të shmangur krizat që dëmtojnë vendin. Ai bëri me dije se gjatë takimit, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi që të provojë edhe njëherë për ta bërë qeverinë. Idenë e zgjedhjeve të reja e mbështeti edhe kreu…
Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tiranë do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht. Bileta do të rritet 10 lekë apo 25% nga sa paguhet. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj tha se vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kamzës, pas kërkesës së operatorit privat të licencuar që menaxhon shërbimin e dy linjave dhe nis zbatimin nga 1 nëntori. Memaj thotë se rritja e çmimit ishte e domosdoshme për të përballuar shtimin e kostove të mirëmbajtjes dhe të karburantit,…
Biznesmeni dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Tiranës. Pacolli është shprehur se ka shkuar si person që ka dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës për të cilin ka dy kallëzime një nga Valon Ademi dhe një vëllai i Pacollit. “Isha për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar. Si person i informuar është e drejtë të shkojë dhe të tregojë kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjigjur. Vëllai im ka bërë kallëzim ndaj personave dhe unë isha praktikisht si person i informuar për të…
Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative. Duke mbrojtur qëndrimin e kreut të shtetit në seancën e Gjykatës për kërkesën e Veliajt lidhur me shkarkimin nga qeveria, Rusmali tha se Kushtetuta e autorizon Gjykatën vetëm në dy raste dhe ky nuk është rasti i dekretit të kreut të shtetit. “Dekreti i Presidentit ka qenë kushtetues në 1 tetor dhe ngelet i tillë sot se ka qenë kushtetues në atë datë. Ju e shihni veten kompetentë për të vendosur për dekretin, për shkak se e shihni të lidhur me çështjen.…
Janë kryer lëvizje të rëndësishme në strukturat e Policisë së Shtetit, ku disa drejtues komisariatesh janë transferuar në pozicione të reja brenda Tiranës dhe në qarqe të tjera të vendit. Ky rotacion vjen në kuadër të ndryshimeve periodike të drejtimit vendor, me synim rritjen e eficiencës operacionale dhe forcimin e rendit e sigurisë publike në territor. Bëhet fjalë për: Kryekomisar Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukes shkon Shef komisariati nr. 3 Tiranë Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tiranë shkon Shef Komisariati nr. 5 Tiranë Kryekomisar Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë shkon Shef Komisariti nr.7 Tiranë…