Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë një mesazh lamtumire për liderin historik të PS, Fatos Nano që u nda nga jeta këtë të premte, pas ditëve qëndrimi në spital në gjendje të rënduar. Balluku shkruan se Nano do të mbahet mend si kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë. ”Lamtumirë Fatos Nano. Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe Kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në politikën dhe historinë e vendit. I paharruar”,-shkruan Balluku.
Author: tirana
Edhe këtë të premte kanë vijuar takimet elektorale të Florian Binajt, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për garën në bashkinë e Tiranës. Ai takoi qytetarët për t’u njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet. Nga ana tjetër, Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës. Florian Binaj: Kjo gjë nuk bëhet vetëm. Banori: Kërkojmë rrotullimin. Florian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm,…
Pallati i Buckingham njoftoi se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së ish-Princit Andrew nga të gjitha titujt mbretëror, pas zbulimeve rreth marrëdhënies së tij me Jeffrey Epstein. Duke folur në podcastin e Daily Mail, historiani britanik Andrew Lowney zbuloi se gjatë një udhëtimi të financuar nga taksapaguesit në Tajlandë, ish-princi solli 40 prostituta në hotelin me pesë yje ku po qëndronte në vetëm katër ditë. “Në vitin 2001, Andrew ishte 41 vjeç, duke kaluar një krizë të moshës së mesme dhe filloi të krijonte marrëdhënie me shumë gra. Duke përdorur rolin e tij si një i dërguar tregtar…
Pandeli Majko teksa ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të liderit historik të PS-së, shkruan se Fatos Nano i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS-së në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri! Ndërsa po ashtu Majko thekson se ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre por Nano nuk ishte kjo kategori! Postimi i plotë Fatos Nano ka ndërruar jetë! Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një…
Ditë të trishtueshme për humbjen e një lideri vizionar, e ka cilësuar ish-ministri i Financave, Arben Malaj ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit Fatos Nano. ”Është ditë e trishtueshme se ishte lider dhe një politikan i një stofi ndryshe që shqiptarët e donin. Ajo që do të vlerësoja në profilin e Nanos ishte vizionar, ishte i qartë se ku donte të shkonte Shqipëria në sfidat pas ’97-ës. Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm se ristrukturoi PS-së e modernizoi dhe në profilin e tij do të jetë lideri që do të kujtohet gjithmonë për shpirtin demokratik dhe strukturimi i PS ishte sfida më…
Pas një seancë maratonë përreth 7 orë për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra, trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për vendim. Erion Veliaj sapo ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe në shoqërimin e Policisë së Burgjeve, u nis përsëri drejt qendrës së paraburgimit në Durrës. Sakaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim. Jashtë kanë qenë edhe disa mbështetës, ku Veliaj u dëgjua teksa thotë ”Ju dua shumë” dhe ata ”Forca kryetarë”.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Salianji shkruan se Nano krijoi një parti moderne të majtë ku lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj. ”Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90. Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe. Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar pas paraqitjes në këtë institucion të Zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në njoftimin e SPAK thuhet se ajo akuzohet për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Njoftim i plotë nga SPAK-u Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni…
Erion Veliaj i pranishëm në senacën që po vijon në Gjykatën Kushtetuese, ndër të tjera solli edhe shembullin e kryetarit të Rrogozhinës, për të cilin tha se u dënua por vijon të jetë në detyrë, ndërsa ai vetë u fut në burg ndërkohë që ende nuk ka një vendim. Veliaj tha se po veprohet me dy standarde. “Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është dënuar me 1 vit burg dhe vazhdon kryen detyrën, unë jam i pafajshëm, i paraburgosur dhe largohem nga detyra. Këshillë për të ardhmen, është më mirë të bësh një krim, por sa kohë vijon burgu është më…
Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Ai ka kujtuar kohën kur Nano sipas tij shmangu një krizë, kur e votoi atë për president të vendit. ”Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën politike e kushtetuese”. Postimi i plotë Keqardhje për ndarjen nga jeta të z. Fatos Nano. Nano ishte një politikan qytetar, liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri. Sjellja e tij politike me kundërshtarët ishte plot predispozicion për dialog e kompromis. Personalisht i jam mirënjohës, pasi…
Përfaqësuesi i Presidencës, Ilir Rusmali thotë se ankimimi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ishte nul sepse nuk është shkarkuar për shkelje kushtetuese. Sipas tij, nëse një kryetar bashkie ankohet në gjykatë për një çështje të caktuar, kjo e fundit nuk mund të pezullojë gjithçka vetëm se është i zgjedhur vendor. Sipas Rusmalit, vetë Kushtetuesja ka thënë se neni 115 i Kushtetutës nuk vepron për të gjitha shkarkimet. Zaçaj: A mund të pezullohen zgjedhjet kur i shkarkuari ka sjellë ankim? Rusmali: Nëse një kryetar vjen në Gjykatën Kushtetuese dhe sjell kërkesë padi për divorc nuk do t’i thoni o je…
”Isha për një çështje në hetim, proces që besoj se do bazohet në transparencë”,-tha zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku pas daljes nga SPAK. Edhe pse gazetarët insistuan për më shumë reagim, Balluku u shpreh se u pyet për një çështje që është në hetim. ”Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces si cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transaprencë dhe mbi parimet drejtësisë teke cila besoj”, tha Balluku.