Author: tirana

Biznesmeni dhe sipërmarrësi Kadri Morina ka treguar detaje nga njohja me ish-kryeministrin Fatos Nano i cili humbi jetën dje pas një beteje me një sëmundje në mushkri. “Kisha fatin ta kisha mik. Kontaktet e shpeshta, i kisha pasi iku nga politika. Takimet më të shpeshta ishin rreth 2005. Ishte fat që e kisha mik. Ishte me fat ta kishe mik. Ishte Fatos Nano, që me tolerancën dhe elokuencën e tij, është i admiruar dhe për politikanët e tjerë, si në politikë dhe biznes. Ishte njeri që ka lënë gjurmë ndoshta për udhëheqësit e ardhshëm të politikës shqiptare. Ai ishte tolerant.…

Read More

Qytetarëve turq do t’u duhen përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët e Podgoricës. Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një…

Read More

Policia në Fier ka finalizuar operacionin policor të koduar “Imazheria”, që çoi në arrestimin e mjekut imazherist në spitalin rajonal të Fierit, Gëzim Taullaj. Mjeku 66-vjeçar u kap në flagrancë duke marrë para nga një pacient, në këmbim të kryerjes së një ekoje abdominale. Përveçse merrte shuma parash në kundërshtim me ligjin, Taullaj akuzohet se shpërdoronte detyrën, pasi gjatë orarit zyrtar të punës në spital, kryente vizita edhe në dy klinika private në Fier. Hetimi ndaj Taullajt është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjatë…

Read More

Këtë të shtunë 25 vjeçari Marjan Kodheli doli para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë pasi vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli. Ai tha se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat. Marjani ka deklaruar se “unë këtu jam” duke mos u dhënë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti. “Unë i kam bërë ditët e mia”, mësohet t’i…

Read More

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”. Në bashkëbisedimin e saj me studentë dhe përfaqësues të botës akademike, Spiropali theksoi se “rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar”. Një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, sipas Spiropalit, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në.

Read More

Dashi Do të keni një ditë aktive dhe plot iniciativa. Yjet mbështesin projekte ambicioze dhe zgjedhje të guximshme në fushën e punës. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë marrëdhëniet. Kujdesuni gjithashtu për energjinë tuaj, që të shmangni lodhjen dhe tensionet e panevojshme. Demi Do të përqendroheni te stabiliteti dhe lidhjet e rëndësishme. Yjet ju nxisin t’i kushtoni kohë familjes dhe miqve të ngushtë. Në punë, këmbëngulja dhe durimi do t’ju sjellin rezultate konkrete. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe praktike do të ndihmojnë në ndërtimin e besimit reciprok. Binjakët Do të keni mendje të kthjellët…

Read More

Një videokartolinë lamtumire zgjodhi të publikoje kryesocialisti Edi Rama për paraardhësin e tij, liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë dje pas disa ditëve në spital si pasojë e një sëmundje të rëndë. Përmes momenteve kyçe të historikut disavjeçar me uljet e ngritjet politike të Fatos Nanos, kryeministri Rama përcolli mesazhin e ngushëllimit për familjen politike. “Me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet…

Read More

Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka postuar në story një Instagram një bisedë mes saj dhe Ylli Limanit. Në një screenshot të publikuar në Instagram, Ylli i ka dërguar Ritës një mesazh duke i shprehur admirimin për këngën e saj “All Natural”, ndërsa ajo i është përgjigjur me mirënjohje. Ky komunikim i drejtpërdrejtë mes Ritës dhe Yllit, pas ndjekjes së ndërsjellë në Instagram, duket se po përforcon spekulimet se një duet mes tyre është vetëm çështje kohe. Fansat mezi presin të dëgjojnë se çfarë mund të sjellë ky bashkim artistik që tashmë po cilësohet si një “moment historik” për…

Read More

Mbrëmjen e shkuar opozita braktisi punimet e seancës plenare në Kuvend, dhe kemi të bëjë me skenarin e parë, të radikalizimit? Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi zbulon detaje nga aksioni opozitar dhe rruga që PD do të ndjekë, pasi socialistët i refuzuan ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe 11 Majin. Këlliçi tha se ashtu siç ishte paralajmëruar, pas publikimit të raportit të plotë të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, PD do të nisë analizën e saj, duke zbritur menjëherë në bazë. ”Ne kemi thënë që presim raportin final për të nisur procesin e analizës. Ky raport tashmë është publik.…

Read More

Erion Veliaj ka reaguar me trishtim pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj e cilëson Nanon si figurën që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare. Postimi i plotë Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare. Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë. Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto…

Read More

Edhe pse kundërshtarë politikë, kreu i PD-së Sali Berisha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Për të Nano është personaliteti kryesor i të majtës. ”Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen”,-shkruan…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese. Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm është brenda datës 30 nëntor 2025. Njoftimi i Presidencës: Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, nr. 820 Prot., datë 24.10.2025, përmes të cilit bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 65, datë 24.10.2025, ka vendosur: “Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.4.2025”, duke u konstatuar kështu ligjërisht fakti se në datën 25.4.2025 në Gjykatën Kushtetuese…

Read More