Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është nxjerrë nga zjarrfikësit për t’u transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Në momentin e nxjerrjes nga kabina, ai ka qenë koshient, por kishte pësuar plagë të rënda. Fatmirësisht, nuk ka pasur mjete të tjera të përfshira në aksident. Në vendngjarje ndodhen efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po dokumentojnë ngjarjen dhe po disiplinojnë qarkullimin në këtë aks rrugor.
Author: tirana
Sot Juventusi feston 128 vite histori. Për ta përkujtuar këtë përvjetor, klubi bardhezi publikoi një video të shkurtër me zërin e Alessandro Del Pieros: “Emri ynë është identitet, do të thotë riní. Të lindurit më 1897 nuk është koha që na përcakton; jemi simbol elegance, tradite dhe krenarie italiane, e qepur si një lëkurë e dytë. “Pinturicchio” shikon edhe përpara: “Historia jonë vazhdon, shkruhet sot dhe do të shkruhet nesër. Jemi Juventusi, që nga viti 1897 dhe përgjithmonë”.
Qeveria ”Rama 4” shpalli 2 nëntorin ditë zie kombëtare, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare. Në respekt të kontributit të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në nderim të Fatos Nanos do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin në Pallatin e Kongreseve. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë. Ndërsa në orën 12:00 të ditës së dielë do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Ceremonia do të…
“Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë. Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa pritet që autopsia të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes. Faruk Fatih Özer u arrestua më 30 Gusht të vitit 2022 në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqi, ku u ekstradua në Prill vitit 2023.
Rob Jetten ka fituar zgjedhjet për t’u bërë kryeministri më i ri në moshë në historinë e Holandës. Pse kaq shumë vëmendje? Përveçse është i ri dhe tërheqës, është në lidhje me një sportist po aq simpatik dhe është gjithashtu kryeministri i parë haptazi i deklaruar si homoseksual në vend. Në moshën vetëm 38-vjeçare, lideri liberal centrist Rob Jetten doli fitimtar në zgjedhjet e ngushta të së mërkurës kundër populistit të djathtë ekstrem Geert Wilders. Me këtë fitore, ai mund të bëhet kryeministri më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Holandë, si edhe i pari që deklarohet hapur si homoseksual.…
PS rrëzoi në Kuvend dy kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen ‘McGonigal’ dhe zgjedhjet e 11 majit, ndaj për këtë Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje të grupit parlamentar. PD e quan vendimin e Kuvendit për mosngritjen e këtyre dy komisioneve, si një akt antikushtetues për opozitën dhe vetë parlamentarizmin. ”Refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me “McGonigal”, është një akt antikushtetues që asgjëson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar. Përmes këtij akti Edi Rama nuk…
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Posta e Rreme”, duke goditur një grup të huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit kinezë Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike dhe falsifikim kompjuterik. Hetimet e kryera nga Drejtoria e Krimit Kibernetik, nisën pas njoftimeve të shumta nga qytetarë që kishin marrë SMS mashtruese, të cilat imitonin njoftimet zyrtare të Postës Shqiptare. Këto mesazhe përmbanin linke të rreme, që çonin në një faqe interneti identike…
Nga Ben Blushi Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera drejtimin e anijes. Sa herë bëhej pishman ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej dhe e merrte anijen prapë për ta lënë prapë dhe për ta rimarrë prapë. Pasioni më i fortë i jetës së tij ishte të rifitonte me vështirësi atë që humbte me lehtësi. Ai e ushtronte demokracinë si kaprico, inatin si shaka, humorin si detyrë, debatet si punë, largimin si pushtet dhe pushimin mes largimeve si fillim.…
Dita e Zisë Kombëtare shënohet sot në Serbi, me rastin e përvjetorit të tragjedisë së rëndë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku një vit më parë humbën jetën 16 persona, ndërsa një tjetër u plagos rëndë pas rënies së tendës së stacionit. Dhjetëra mijëra qytetarë dhe studentë janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes për të nderuar viktimat. Nga 16 pika të ndryshme të qytetit, kolona njerëzish janë nisur drejt Stacionit Hekurudhor, ku po mbahet programi qendror përkujtimor. Studentët e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar gjithashtu një takim përkujtimor dhe kanë njoftuar bllokadë simbolike në shenjë respekti.
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Devoll, ku u raportua se Alti Nallbati, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike Bledjon Nallbati, por edhe shtetasit Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, kishin dhunuar një person. Janë ndaluar tre personat në fjalë, të cilët akuzohen se kanë marrë me forcë nga banesa për motive të dobëta 32-vjeçarin Ilir Topçiu, të cilin e kërcënuan me jetë dhe më pas ushtruan dhunë fizike ndaj tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M.…
Ish-Kryeministri i Greqisë, George A. Papandreou ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Shkrimi i plotë Lajmi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos më mbush me pikëllim dhe reflektim të thellë. Fatosi nuk ishte vetëm një udhëheqës politik me rëndësi historike për Shqipërinë, por edhe një mik personal, si dhe një socialdemokrat me të cilin ndanim bindjen se rajoni ynë mund të kapërcejë të kaluarën e dhimbshme dhe të ndërtojë së bashku një të ardhme demokratike dhe evropiane. E njoha Fatosin në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur Shqipëria po dilte nga nata e gjatë…
Këtë të shtunë Gjykata e Tiranës ka lënë në masën ”arrest me burg” 41 vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit. 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra, ka deklaruar 41 vjeçari. Ai ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj…