Author: tirana

Kryeministri Edi Rama foli në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste. I thonë një fjale: vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sot në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, e ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve dhe personazheve të ndryshme, tër ç’u tha për ty qëkurse doli lajmi që ike përgjithnjë. Po sa të dashkan mor burrë i dheut. Edhe ata që nuk lanë rrota në kurriz pa të vënë. More deri te ata që kallën në burg duke të…

Read More

Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të shkurtër të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin. “Të nderuar të pranishëm, familjarë, miq, shokë, jam thellësisht i prekur nga vëmendja dhe dashuria juaj që kam ndjerë për babain tim në këto ditë të vështira. Familjen time ka lodhur fati me popullin shqiptar, ne e kemi ndjerë dashurinë e njerëzve ndaj Fatosit. Sot është ditë ndryshe, ai ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Im at ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Më dha mësim me forcën…

Read More

Xhoana Nano, në një fjalim pranë arkëmortit të bashkëshortit, Fatos Nano: Sot është një nga ato ditë që nuk do të doja ta jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e çerek shekulli më parë, me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, po më shumë se kaq, kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, që përherë e më shumë lipsej të largohej nga tradita e hakmarrjeve, ligësive, prapambetjes. Të…

Read More

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të kryer homazhe në ndër të Fatos Nanos. Ministrat e qeverisë, Belinda Balluku, Albana Kociu, Mirela Kumbaro dhe të gjithë me radhë u takuan me familjarët e ish-kryeministrit Nano. Pas ceremonisë, arkëmorti do të vendoset në shtratin e një topi dhe do përcillet për në banesën e fundit.

Read More

Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS, Fatos Nano. Vetëm disa çaste më parë ka mbërritur kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në homazhe ka marrë pjesë edhe zv/kryeminister i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti. Mexhiti është një nga zyrtarët e lartë të Mqedonisë së Veriut që merr pjesë në homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte. Ndërsa po ashtu në homazhe ka marrë pjesë edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ishte i shoqëruar nga Bujar Osmani.

Read More

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve në homazhet në ndër të ish-kryeministrit, Fatos Nano. Noka shihet me buqetë me lule teksa ngjitet në shkallët e Pallatit të Kongresiti shoqëruar nga Gjekmarkaj.

Read More

Në pamundësi për të qenë vetë prezent në ceremoni, Erion Veliaj ka dërguar një kurorë me lule në emër të tij për ta vendosur pranë arkëmortit të ish-kryeministrit Fatos Nano. Nano përcillet sot për në banesën e fundit. Lideri historik i Shqipërisë, ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Grupi i Partisë Socialiste kanë shkruar së bashku për të kryer nderimet e fundit për Nanon, ndërsa ceremonia do të mbyllet me një fjalim të kryeministrit Rama, njëkohësisht pasardhës i Nanos dhe bashkëshortes, Xhoana Nano.

Read More

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulim Basha ka mbërritur në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve. Basha po merr pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Basha shihet teksa pret në radhë për të kryer homazhe. Ai është i shoqëruar me ish-deputeten e PD-së, Orjola Pampurin. Më herët nga radhët e opozitës në homazhe morën pjesë Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Arjan Ndoja.

Read More

Qindra qytetarë, figura politike kanë marrë pjesë sot në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, të cilat po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve. Në hyrje të godinës është krijuar një radhë e gjatë qytetarësh që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90. Në ceremoni janë të pranishëm përfaqësues të institucioneve shtetërore, ish-bashkëpunëtorë të afërt të Nanos, si dhe qytetarë të shumtë që kujtojnë kontributin e tij në tranzicionin demokratik të vendit.

Read More

Një granatë dore difensive është gjetur sot në mëngjes në një ferrë jo larg bregut të detit në zonën e Urës së Dajlanit. Ka qenë një nga rojet e një kompanie e cila po ndërton aty pranë ai që e ka konstatuar granatën e dorës. Është njoftuar policia e cila ka bërë rrethimin e zonës. Kemi të bëjmë me një granatë dore difensive e cila ka qenë pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare.Aji duhet të jetë aty që nga trazirat e vitit 1997. Ajo është e pa armatosur pra në gjendje arke. Sidoqoftë do të jenë xhenierët të cilët do…

Read More

Agron Duka dhe Fatmir Mediu kanë bërë nderimet e tyre në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano. Për mediat, Duka tha se Fatos Nano, vdiq në atë moment që dhe truri i tij ndaloi së funksionuari, ndërsa dhe njëherë tregoi miqësinë e ngushtë që ka pasur me Nanon. “Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të…

Read More