Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës. Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit. Spiropali do të falenderojë Ministrin e Jashtëm për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Po ashtu, takimi do të fokusohet në mundësi të reja…
Author: tirana
Në 18 nga 38 komuna do të zhvillohet gara e balotazhit për kryetarë të komunave, e fushata zyrtarisht nis sot, ndonëse kandidatët e partitë kanë mbajtur tubime në vazhdimësi. “Gjatë periudhës prej më shumë se gjashtë ditësh, nga 3 deri në momentin e hapjes së Qendrave të Votimit, më 9 nëntor, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata përfundon me hapjen e Qendrave të Votimit në ditën e zgjedhjeve. Kështu, njësoj si në zgjedhjet e mbajtura në më 12…
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Raportohet se ai shoqërohej nga avokati i tij. Pas disa minutash brenda në Prokurorinë e Posaçme, ai ka dalë duke mos dhënë asnjë koment për mediat.
Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur Afganistanin verior në orën 12:58 të mëngjesit sipas kohës lokale të dielën, më 2 nëntor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth 35 kilometra nga Khulmi, pranë qytetit Mazar-e-Sharif, në provincën Balkh, me një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kabul, megjithëse ndodhet qindra kilometra larg nga epiqendra. Raportet fillestare flasin për të paktën 20 të vdekur dhe rreth 320 të plagosur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë…
Një 37-vjeçare rumune, e cila mashtroi nëpërmjet emaileve fiktive përfaqësuesit e një biznesi shqiptar duke përfituar rreth 33 500 euro, u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë. Aurelia Bratianu kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2022 me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit. Njoftimi: Interpol Tirana…
Bandat në Evropë po gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për të mashtruar drejtuesit dhe për të vjedhur sende, madje edhe vetë automjetet, ndërsa metodat që përdorin bëhen gjithnjë e më të zgjuara. Vjedhjet e makinave janë një fenomen që rritet me ritme të shpejta, në shumë shtete evropiane, dhe autoritetet paralajmërojnë vazhdimisht shoferët të jenë të vëmendshëm. Metodat e bandave janë përhapur e kanë evoluar; ato nuk kufizohen më vetëm në prishje hyrjesh apo dhunë të thjeshtë. Një nga taktikat më të fundit dhe më të përhapura që është regjistruar në disa vende evropiane është vendosja e kartmonedhave zakonisht 50…
Sipas një raportimi të Daily Mail, Rusia ka zbuluar një armë të re bërthamore që po cilësohet si më e frikshmja e ndërtuar ndonjëherë nga Moska. Arma quhet “Poseidon”, një super-torpedë me energji bërthamore dhe me ngarkesë bërthamore, e aftë – të paktën në teori – të zhysë brigjet amerikane nën ujëra radioaktive. Sipas burimeve perëndimore, “Poseidon” është projektuar për të vepruar në thellësi të mëdha, me qëllim që të shmangë sistemet e mbrojtjes detare dhe të shkaktojë cuname të përmasave katastrofike. Raporti thekson se një shpërthim i tillë pranë brigjeve të SHBA-ve do të mund të zhyste qytete të…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Vlora ku shkruan se këtë të dielë qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”,shkruan Rama.
Fshati turistik i Linit, trashëgimia e tij kulturore dhe historike pas vendimit për t’i dhënë statusin “Ansambël Arkitektonik” kthehet në një zonë me mbrojtje të plotë, jo vetëm nga UNESCO, por edhe nga legjislacioni vendas, përmes një kuadri të posaçëm që garanton ruajtjen e banesave tradicionale të fshatit duke ndihmuar kështu në zhvillimin e mëtejshëm të fshatit dhe turizmit lokal. Ky hap tjetër legjislativ siguron vazhdimësinë e linjës së zhvillimit të vendit nga ana turistike dhe veçanërisht ajo kulturore. Banesat karakteristike të Linit, të ndërtuara kryesisht me gur në shekujt XVIII dhe XIX, përbëjnë një pasuri të rrallë për zonën…
Një anëtar i stafit të Hekurudhës Verilindore të Londrës (LNER) është në gjendje kritike pasi u përpoq të ndalonte një person të armatosur me thikë që sulmoi pasagjerët në një tren nga Doncaster drejt Londrës. Policia e përshkroi veprimin e tij si “heroik” dhe tha se ai shpëtoi jetën e shumë njerëzve. Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, pak para orës 20:00 GMT, në një tren të LNER që u ndal në stacionin Huntingdon pranë Kembrixhit. Sipas Policisë Britanike të Transportit (BTP), një burrë 32-vjeçar është arrestuar si i dyshuari i vetëm për sulmin. Një tjetër burrë 35-vjeçar, i arrestuar…
Në Maqedoninë e Veriut të dielën qytetarët iu drejtuan kutive votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash. Me 87% të votave të numëruara deri më tani 19 komuna i ka të fituara partia në pushtet VMRO-DPMNE, e cila pasohet nga e majta maqedonase, LSDM që ka marrë 4 komuna. Koalicioni shqiptar VLEN që në raundin e dytë garoi në pesë komuna, ka fituar të pestat. Ndërkohë, Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI-ja deri tani ka dalë fituese në një nga pesë komunat ku garonte në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Uniteti rom ka një…
Vijojnë kontrollet e shtuara në qytetin e Vlorës nga Policia e Vlorës, Forcat Operacionale dhe FNSH-ja. Pas ngjarjeve të fundit dhe me qëllim rritjen e sigurisë publike, uniformat blu kanë shtuar masat në disa pika kryesore të qytetit. Kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, si dhe tek ata që dyshohet se qarkullojnë me armë të ftohta apo nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithashtu, po kryhen verifikime për dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha…