Author: tirana

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”. Armando Mirashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në mjetin e tij dhe më pas ka shkuar në lokalin e Ersel Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. Nga ana tjetër në pranga ra edhe Ersel Kumrija. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi…

Read More

Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se ndryshimet që sjell Akti Normativ për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, përmes 10 neneve, kanë për qëllim rritjen e eficiencës dhe përgjegjshmërisë në inspektimin e territorit. Gjatë diskutimit të këtij akti në Komisionin e Kuvendit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Hodajt theksoi se akti ka tre objektiva kryesore: përmirësimin e planifikimit dhe monitorimit të territorit, rritjen e transparencës në vendimmarrjet administrative, dhe forcimin e përgjegjësisë së punonjësve të institucioneve që merren me këtë fushë. ”Ndryshimet parashikojnë përfshirjen më të gjerë të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e cila…

Read More

Gjykata Kushtetuese do të shpallë sot në 17:00 vendimin për ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Do të jetë vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj do të shpallë vendimin në një konferencë për shtyp. Veliaj ka kërkuar në Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papjtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. ”Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen e çështjes me kërkues Erion Veliaj me objekt…

Read More

Policia Bashkiake e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë nisur një aksion duke intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë. Këtë të hënë në terren kanë qenë vetë drejtuesja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe shefi i Komisariatit Nr. 2 Ermal Kenaci. Gjatë operacionit në terren, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec, ndërsa drejtuesit janë sensibilizuar për respektimin e korsive të transportit publik. Sipas Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet, ulja e vonesave në transportin publik dhe rritja…

Read More

Partia Demokratike ka kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të zv/kryeministres Belinda Balluku, pas marrjes së saj si të pandehur nga SPAK. Të premten SPAK njoftoi marrjen të pandehur të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 i Kodit Penal. ”Në këto kushte, me qëllim dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me sa më lart, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së…

Read More

Ardiana Kalaja ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike. Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, Kalaja bën me dije se ka shpallur kandidaturën për pozicionin e Avokatit të Popullit. ”Gjatë gjithë periudhës time të aktivitetit shoqëror, edhe pa mandatin e Avokatit të Popullit, kam qenë në ballë të betejave, në mbrojtje të të drejtave të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga protestat e komisariatet e deri te proceset penale, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”,-shkruan Kalaja. Postimi i plotë Të nderuar miq. Fillimisht, desha të shpreh mirënjohjen time të pafundme, për Ju që më…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën për shtyp këtë të hënë tha se e premtja e kaluar ishte më e zeza në historinë e narkoshtetit. Pas mbledhjes së grupit të PD, Berisha tha se gjyqi ndaj Veliajt ishte i njëjtë me procesin ndaj Kadri Hazbiut. ”Narkoshteti po shembet. Kjo është e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë. Kjo shembje është e pandalshme. Struktura kriminale e bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve që Rama ngriti në mbështetje me drogën, ka hyrë në një proces dezinformomi. Këto zhvillime i japin dimension të ri misionit tonë për shpëtimin…

Read More

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është rikthyer në qeveri. Ajo do të jetë këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama. Gjonaj do të ketë një rol kyç në koordinimin e nismave ligjore mes qeverisë dhe Kuvendit, duke vepruar si urë lidhëse ndërmjet dy institucioneve për përgatitjen dhe harmonizimin e akteve normative, projektligjeve dhe reformave ligjore që kërkojnë dakordësi politike dhe teknike. Ky emërim vjen në një moment kur qeveria po përgatit një sërë ndryshimesh në fushën e drejtësisë, administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve, fusha me të cilat Gjonaj është e njohur për eksperiencën e saj profesionale. Gjonaj drejtoi Ministrinë e…

Read More

Dy javë pas Maratonës së Tiranës është zhvilluar dje Maratona e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kjo maratonë, sipas të cilit në qytetin bregdetar morën pjesë 1000 garues nga 18 shtete. “Maratona e Durrësit këtë vit mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete”, shkruan Rama. Qëllimi i Maratonës është të nxisë një mënyrë jetese të shëndetshme si dhe të promovojë qytetin si destinacion turistik dhe kulturor. Sportistë profesionistë, amatorë dhe nxënës shkollash u bënë bashkë në këtë maratonë sportive, duke e kthyer qytetin bregdetar në qendër të sportit.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë sa më shpejt emrat e përfaqësuesve të tyre në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, në mënyrë që miratimi i tyre të bëhet në seancën plenare të së enjtes. Të premten pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, që do të shënojë nisjen zyrtare të punës për ndarjen e re administrative të vendit. Ndërkohë, Partia Demokratike ende nuk ka dorëzuar emrat e saj për përbërjen e Komisioneve të Posaçme, gjë që…

Read More

Qeveria ka marrë vendimin që të shpërndajë bonus për pensionistët në fund të vitit. Deklarata u bë nga ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve. “Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj. Petrit Malaj: Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliard lekë shtojnë llogarisë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë rrisni fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth…

Read More

Burime nga Partia Socialiste për bëjnë me dije se ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të emërohet këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama. Mësohet se Gjonaj do të shërbejë edhe si urë lidhëse për nismat ligjore mes qeverisë dhe Kuvendit. Kujtojmë se Gjonaj nuk arriti të merrte mandatin e deputetit nga lista e hapur ë Tiranë në zgjedhjet parlamentare./ Top Channel

Read More