Author: tirana

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në bazën detare të Pashalimanit. Vengu nënvizoi se rritja e buxhetit të Mbrojtjes do të thotë rritje të kapaciteteve operacionale dhe përsosje të kapitalit njerëzor, për rritjen e industrisë vendase dhe përmbushjen e detyrave në hapësirën Adriatiko-Joniane dhe në kuadër të NATO-s. Ai nënvizoi se një rritje e buxheteve të mbrojtjes do të ndikojë në përmirësimin e kapaciteteve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapitalit njerëzor, duke krijuar mundësi për një forcë detare të fortë dhe të gatshme për çdo situatë. ”Është shumë e rëndësishme që forca jonë detare të jetë…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën e Durrësit. Shtetasi M.D. 31 vjeç është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit, për shkak të një plage që kishte marrë në këmbë. Ende nuk ka të dhëna për ngjarjen, teksa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Read More

Ermal Dredha është emëruar Ambasador në Zvicër, 1 muaj pasi dha dhorëhqjen si kryetar i Bashkisë së Vlorës. Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si Ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave. Dredha dha dorëheqjen pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Para dorëheqjes së tij, dorëheqjen e dhanë të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës.

Read More

23 kandidatë janë në garë për kreun e Avokatit të Popullit. Në listë mësohet se janë figura të njohura politike e publike, kandidatë për deputetë si Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Jola Hysaj, kryetar i “Nisma Thurje”, avokatë të njohur si Saimir Vishaj etj. 23 emrat Adriana KalajaAranita BrahajAnton KosteriAnton LleshajBesim NdregjoniDardan MustafajEndri PapajorgjiEndrit ShabaniFatjona MaleGenta TafaGerti ShellaIsmail TafaniJola HysajJuliana HoxhaLaureta RoshiLulzim HamitajMyrteza MyftariSaimir VishajShkëlqim SuloSuela KoçibellinjTartar BazajValentina TeodoreskuSkënder Haluci

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ketë zgjedhje në Bashkinë e Tiranës dhe që Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar. Berisha teksa përshëndeti vendimin, të cilin e cilësoi në përputhje me ligjin, shtoi se ai ishte një dhuratë e Ramës për Veliaj, pas shkeljes së të drejtave të këtij të fundit. “Këtë e komentoj si një vendim të gjykatësve, që në këtë rast zbatuan ligjin. Por këtë e komentojë gjithashtu si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë lloj ligji dhe morali, ja bëri padashje kundërshtarit të tij…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me 5 vota pro dhe 3 kundër që nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë. Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur edhe se Erion Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të qeverisë ”Rama 4” që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë. Më 31 tetor,…

Read More

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimika nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga inspektimi që ministrja e Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi në terren. Po ashtu kreu i qeverisë ka edhe një apel për qytetarët, që të jenë të kujdesshëm kur të blejnë pronat. ”Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje apo duke kaluar përtej lejes për qëllime fitimi, shtrihet nga sot në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikqyrësit, inspektorët e me…

Read More

Një ngjarje e rëndë raportohet mesditën e së hënës nga Policia e Kosovës. Xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës në zonën e Leposaviqit dhe ka rrëmbyer një shtetas të nacionalitetit serb, i cili dyshohet se po ashtu ka mbetur i plagosur. Forcat e policisë së Kosovës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë pyetur dëshmitarët, ndërkohë që për këtë ngjarje është njoftuar dhe KFOR. Të dhënat nga vendngjarja bëjnë me dije se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin…

Read More

Këtë të hënë Izraeli dorëzoi trupat e 45 palestinezëve, tha Kryqi i Kuq, një ditë pasi militantët kthyen eshtrat e tre pengjeve. Zyrtarët izraelitë i identifikuan të tre si ushtarë që u vranë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 që shkaktoi luftën. Shkëmbimi i pengjeve shënoi një hap tjetër përpara për armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja në konfliktin 2-vjeçar lufta më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese e zhvilluar ndonjëherë midis Izraelit dhe grupit militant “Hamas”. Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, militantët palestinezë kanë dorëzuar trupat e 20 pengjeve, ndërsa tetë të tjerë…

Read More

Eksperti Gent Shella flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj për hedhjen poshtë të vendimit për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut. Për të është me interes fakti që për herë të parë interpretohet neni 115 I Kushtetutës dhe do të sqarohet se çfarë do të konsiderohet një shkelje e rëndë e Kushtetutës sipas Gjykatës, për një kryetar Bashkie. ”Sot do të kuptojmë nëse Veliaj ka apo jo të drejtë dhe nëse Presidenti i Republikës ka gabuar. Pse është më i rëndësishëm presidenti se vetë Këshilli i Ministrave? I kërkohet të jetë…

Read More

Enkileda Carja, vajza 17-vjeçare nga Elbasani i dha Shqipërisë një tjetër krenari, duke u shpallur kampione e Europës në peshëngritje dhe duke thyer gjashtë rekorde për moshën e saj, në një garë që emocionoi gjithë sportdashësit shqiptarë. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të kampiones, ku duket qartë krenaria e kreut të qeverisë për këtë arritje kaq të madhe.

Read More