Author: tirana

Në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla argumentoi rëndësinë e projektligjit për barazinë gjinore dhe riformulimin e disa amendamenteve të tij. Balla theksoi se dezinformimi është sot armiku më i madh i demokracisë dhe se shumë nga kundërshtimet publike ndaj ligjit janë ndërtuar mbi keqinterpretime dhe fushata të qëllimshme për të deformuar debatin publik. Ai vuri në dukje se çdo ndryshim i bërë në tekstin e ligjit ka synuar përmirësimin teknik dhe jo ndryshimin e përmbajtjes thelbësore të tij. Duke iu referuar debateve publike, Balla shtoi se ndryshimet…

Read More

Ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e shkarkimit nga detyra si kryebashkiak të Erion Veliajt. Postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e nis me ironi, duke thënë se “u provua sërish se ai nuk i ka kapur pushtetet në vend”. Postimi i Ramës në “X”: Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: 1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo 2. Nëse Tirana nuk do të ketë…

Read More

Teksa çmimi i banesave vijon të rritet dhe po të njëjtën kurbë po ndjek edhe çmimi i qirave, për qytetarët është bërë tepër e vështirë të marrin një vendim nëse duhet të marrin kredi për të blerë një banesë apo të qëndrojnë me qira. Eksperti i pasurive të paluajtshme, Armand Shkëmbi, në emisionin “Mirëmngjes Shqipëri” në RTSH, shprehet se tregu i banesave në Tiranë ndodhet në një fazë të tejngopur, ku çmimet nuk pasqyrojnë realisht fuqinë blerëse të shqiptarëve, por janë rezultat i një deformimi të tregut. Sipas tij, në kryeqytet ka rreth 70 mijë apartamente bosh, çka ka ndikuar…

Read More

Të mërkurën, më 5 nëntor, përfundon afati dhjetë ditor brenda të cilit presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër ose të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Më 26 tetor, në Kuvendin e Kosovës dështoi votimi për formimin e Qeverisë “Kurti 3”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paraqiti para deputetëve kabinetin e tij të ri qeveritar, por propozimi nuk u miratua, pasi mori vetëm 56 vota. Pas këtij zhvillimi, presidentja Osmani nisi konsultimet me subjektet politike. Të premten ajo mbajti një takim të përbashkët me liderët e partive, ku u diskutua për hapat e mëtejshëm.…

Read More

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi shifrat zyrtare të shpenzimeve të fushatës, ku kryesonte Partia Demokratike. Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita, ka marrë për konsulencën e tij 139 milionë e 111 e 686 lekë ose rreth 1.4 milionë euro, të shpërndara në katër pagesa gjatë vitit, ndërsa lidhur me këto shifra, ka shkruar edhe prestigjozja The New York Times. Shkrimi i plotë i “New York Times”: Konsulentët që punuan në fushatat presidenciale të Donald J. Trump-it morën më shumë se 1.6 milion dollarë për të këshilluar një parti opozitare shqiptare mbi strategjinë e saj për…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka deklaruar këtë të martë, më 4 nëntor, se Akti Normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2025 i jep mbështetjen e duhur sistemit të mbrojtjes për të forcuar kapacitetet operacionale dhe për të nisur prodhimin vendas të pajisjeve ushtarake. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu shkruan: “Akti Normativ i jep Buxhetit të Mbrojtjes 2025 mbështetjen e duhur për të forcuar kapitalin njerëzor dhe gjithë kapacitetet operacionale, për të nisur prodhimin e armatimit, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake ‘MADE IN ALBANIA;, si dhe për të financuar projektet në infrastrukturën kritike.” Sipas ministrit të Financave, Petrit…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës këtë të martë, më 4 nëntor, ku ndoqi nga afër ofrimin e shërbimit për pacientët me trauma shëndetësore, si dhe investimet e kryera në infrastrukturë e pajisje mjekësore. “Modernizimi i Spitalit të Traumës, specifikisht të bllokut operator, aq i rëndësishëm në rastet e traumave shëndetësore, sidomos atyre urgjente dhe pajisja e tij me aparatura mjekësore inovative përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë për pacientët”, u shpreh ministrja Sala. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në bllokun…

Read More

AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masat ‘detyrim paraqitje’ për shtetasit: A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës; D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës; J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës; M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës. Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP…

Read More

Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh nga bashkëshortja e Keli Hoxhës, 42-vjeçarit të vrarë më 28 tetor në kalanë e Beratit për një kalë. Vjola Haxhia ka sqaruar të gjithë dinamikën e tragjedisë së asaj dite ku babai i dy fëmijëve u vra nga 63-vjeçari Kristo Mema pas një debati për kalin. Haxhia thotë se familja jeton prej 14 vitesh në Britani dhe gjendej në Shqipëri për pushime. Kur ndodheshin në kalanë e Beratit, vajza ka parë kalin dhe i ka kërkuar të atit ta prekë, por 63-vjeçari nuk ka qenë aty. Sapo i janë afruar kalit,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për pensionsitët. “Ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Është pjesa më e vështirë e pjesës financiare të një vendi”, deklaroi ai në krye të herës. Më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahemi në këmbë, por jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam”, shtoi kryeministri. “Të arrijmë vit pas viti të rrisim pensionet sipas kategorive. Kështu pensionistët tanë përveç bonusit të fundvitit, duke filluar nga janari…

Read More

Këtë të martë, 4 nëntor 2025, në Bruksel zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian mbi zgjerimin e Unionit. Punimet e samitit do të zhvillohen nga ora 14:00 deri në 17:00, ku do të marrin pjesë udhëheqës të vendeve kandidate për anëtarësim, përfaqësues të shteteve kandidate dhe ekspertë të ndryshëm për të diskutuar të ardhmen e familjes evropiane. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të jetë i pranishëm, së bashku me kryeministrin malazez Milojko Spajiç, kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski, presidentin serb Aleksandër Vuçiç, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenten moldave Maia Sandu. Nga Bashkimi Europian do të marrë pjesë Presidenti i Këshillit Evropian,…

Read More

Një shpërthim ka tronditur lagjen Postobllok në qytetin e Kuçovës gjatë natës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur pranë derës së një biznesi në pronësi të shtetasit G. S. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Kuçovë/Informacion paraprak Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëmvetë dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për…

Read More