Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas tha se Shqipëria po përjeton një momentum të paprecedent në kuadër të integrimit në BE. “Notat që jepen janë të larta për Shqipërinë, Moldavinë, Ukrainën dhe Malin e Zi. Rezultat më pak i përzier për Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Turqinë, dhe negative për Gjeorgjinë. Shqipëria ka një momentum të paprecedent. Harmonizimi me politikën e përbashkët të BE-së është proces thelbësor, si dhe pastrimi nga korrupsioni. Kemi partneritet me Shqipërinë sa i përket sigurisë”, deklaroi Kallas.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama flet për situatën gjeopolitike në Evropë, luftën në Ukrainë si dhe mundësinë e një sulmi të mundëm rus ndaj vendeve të NATO-s. Në intervistën e dhënë në fund të tetorit për ”Al Jazeera” kur mori pjesë në Konferencën e Dialogut Global të Berlinit, por të publikuar sot, minimizon shqetësimet perëndimore se Rusia po përgatitet për konflikte të mëtejshme në Evropë. Rama sugjeron që BE të ketë një plan konkret paqeje për Ukrainën, mes përpjekjeve të SHBA-ve për t’i dhënë fund luftës. ”Rusia nuk do ta sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër evropian.…
Revista ”People”, duke ndjekur një traditë të gjatë, ka shpallur “Burrin më Seksi në Botë” të këtij viti. Ai është Jonathan Bailey. Emri i tij u zbulua të hënën në mbrëmje, më 3 nëntor, në emisionin televiziv The Tonight Show me Jimmy Fallon. Karriera e aktorit britanik 37-vjeçar mori hov me rolin e tij në serialin televiziv Bridgerton dhe ka vazhduar me pjesëmarrje në filma të mëdhenj si Jurassic World: Rebirth, Wicked dhe Wicked: For Good. Ai është gjithashtu një anëtar i hapur i komunitetit LGBTQI dhe ka pasur role në serialet televizive me romancë homoseksuale si Fellow Travelers dhe…
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Ermal Dredhën, kandidat për ambasador të Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident dhe në Principatën e Lihtensheinit, jo rezident. Dredha i cili la bashkinë e Vlorës, prezantoi para anëtarëve të komisionit disa nga prioritetet e tij, ndërsa e konsideroi Zvicrën një ndër partnerët më të qëndrueshëm të Shqipërisë në tri dekadat e fundit, me një kontribut zhvillimor që ka ndihmuar forcimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik vendor. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Zvicrën , sipas tij janë të qëndrueshme dhe të konsoliduara, bazuar në besim dhe bashkëpunim të…
Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas prezantimit të progres-raportit të Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë drejt rrugës për në BE. ”Për të dytin vit radhazi, Komisioni Europian ripohoi mbështetjen për objektivin e Shqipërisë për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, në një proces plotësisht të bazuar në meritë”,-ka thënë Spiropali. Reagimi i plotë Komisioni Europian publikoi sot Raportin e Progresit për Shqipërinë 2025, i cili paraqet një analizë të detajuar të zhvillimeve në vend gjatë një viti. Raporti evidenton përparimin e qëndrueshëm të vendit tonë në reformat kyçe, shënon arritjet konkrete…
“Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik i qarkut të Vlorës”, kështu u shpreh Sali Berisha në konferencën për gazetarët, një ditë pasi deputeti demokrat deklaroi përmes një statusi në Facebook se i kishte paraqitur dorëheqjen kryedemokratit. “Bujar Leskaj ka ardhur dhe më ka dhënë dorëheqjen si drejtues qarku. Nuk kam ndonjë koment tjetër gjersa ai e ka bërë publike dhe unë e vlerësoj dorëheqjen e tij dhe kaq mund të them. Sygjerimi i tij është sugjerim i tij. Por si hap unë këtë deklaroj. Ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si drejtues qarku”, u…
Bashkimi Evropian publikon sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes tyre Shqipërisë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos, do të paraqesin gjetjet, ndërsa kanë lëshuar deklarata. Kos tha se kanë bërë “përparime të rëndësishme në rrugën drejt BE-së të arritura deri më tani Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina”, duke theksuar se “reformat shpërblehen”. “Mund të them se këta katër kandidatë i kanë përputhur ambiciet e tyre me veprime konkrete”, – tha…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se për tatimpaguesit që nuk kanë shlyer detyrimet tatimore dhe doganore do të ndërmerret procesi i konfiskimit të aseteve. Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat mbi buxhetin faktik 2024, Malaj tha se po rishikohen aktet ligjore dhe nënligjore për të mundësuar zbatimin e këtij hapi. Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ngriti shqetësimin për stokun e detyrimeve të prapambetura, i cili sipas tij arrin në 2 miliardë euro. “Gjetjet që lexoj i kam marrë nga raporti i KLSH-së”, deklaroi Bozdo. Në përgjigje, ministri Malaj theksoi se ky stok përfshin një…
Michael Gahler, anëtar i Parlamentit Evropian (PE) dhe pjesë e Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), deklaroi sot, 4 nëntor, në Bruksel se “për shtete të ndryshme funksionojnë të njëjtat rregulla që të ecin në procesin e zgjerimit me ritmin e duhur”. Duke folur për problemin madhor me korrupsionin në vendet aspirante, veçoi Shqipërinë, duke thënë se është bërë progres jo vetëm në luftën ndaj këtij fenomeni, por edhe ndaj krimit të organizuar. Kritika të forta pati për Serbinë në këtë drejtim. “Ukraina po reflekton për gabimet që ka bërë në këtë proces. Është parë se çfarë është bërë me…
Komisioni i Punëve të Jashtme i ka kaluar Presidentit të Republikës propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha si ambasador i ardhshëm i Shqipërisë në Zvicër dhe në principatën e Litenshtenjit. Më parë Dredha shërbeu ka mbajtur postin e kryetarit e ambasadori të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2016-2023, e nga viti 2023 deri në shtator të këtij viti ai mbajti postin e kryebashkiakut të Vlorës, para se te jepte dorëheqjen.
Është publikuar këtë të martë, më 4 nëntor, progres-raporti i BE-së për vendet që aspirojnë të anëtarësohen, përfshi edhe Shqipërinë. Në dokument thuhet se Shqipëria ka ruajtur një linjë të qartë politike në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë mbështetjen për sanksionet ndaj Rusisë, një qëndrim që Brukseli e cilëson si dëshmi e besueshmërisë së Shqipërisë si partnere. Raporti thekson gjithashtu se Shqipëria ka nisur zbatimin aktiv të Planit të Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ka miratuar agjendën e reformave në kuadër të Fondit për Reformë dhe Rritje (RGF), duke shënuar…
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sot, 4 nëntor, Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër të Kosovës. “Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbrëmë”, tha kreu i LVV-së, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Ai iu referua postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, ku Konjufca ishte caktuar në ekzekutivin e propozuar nga Kurti më 26 tetor – por që nuk mori mbështetjen e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo mbledhje e LVV-së vjen vetëm një ditë para se të kalojë afati 10-ditor i presidentes Vjosa Osmani, për t’i…