Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se kjo është një ndërhyrje dinjitoze dhe që po transformon zonën. Postimi i Ramës: “Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës në hyrje të Shkodrës, një ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën me rrugë, shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e shumë gjelbërim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar sot, 4 nëntor, tetë masa sigurie për punonjës të FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) si dhe administratorin e një farmacie. Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës, ata akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Hetimet kanë zbuluar se medikamentet si Foster dhe Trimbow janë përdorur në një skemë fiktive shit-blerjeje për të përfituar nga fondet e rimbursimit të FSDKSH-së. Për këtë skemë janë përdorur edhe disa distributues të krijuar nga vetë administratorët e CFO Pharma. Mes të përfshirëve janë edhe drejtues dhe punonjës të FSDKSH-së që kanë miratuar kontrata…

Read More

Progres raporti i Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor vlerëson se procesi i zgjerimit është duke u zhvilluar me ritmin më të shpejtë në 15 vjetët e fundit, dhe që prej fillimit të vitit 2024 janë zhvilluar 11 konferenca ndërqeveritare, prej tyre pesë vetëm me Shqipërinë. Radio Evropa e Lirë ndau pjesë të raportit, ku Shqipëria përmendet për përparim të madh në reforma, dhe që ky vend ka arritur me shpejtësi të pashembullt që t’i hapë negociatat në pesë grupe kapitujsh. “Kjo e reflekton përkushtimin e madh të Shqipërisë. Shqipëria ka vazhduar të shënojë përparim në reforma, veçanërisht në reformën…

Read More

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) raportin e tyre financiar për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Kuvend, në të cilat u shpall fituese Partia Socialiste. Sipas raportit, PS ka shpenzuar në total 179,464,311 lekë (rreth 1.86 milionë euro). Kjo shifër përbëhet kryesisht nga: 169,574,703 lekë (rreth 1.76 milionë euro) shpenzime të bëra nga vetë partia. 9,889,608 lekë shpenzime/dhurime indirekte në natyrë. PS deklaron se nuk ka pasur as hua, as kredi, e as detyrime financiare të papaguara në përfundim të fushatës. Partia Socialiste kishte të ardhura totale prej 180,021,311 lekësh. Burimet…

Read More

Reshjet e dendura të shiut, gjatë orëve të para të ditës kanë sjellë probleme këtë mëngjes në disa kryqëzime rrugësh në Durrës. Më problematike paraqitet situata veçanërisht për këmbësorët të cilët të rrethuar nga uji kanë vështirësi për të shkuar në punë apo në shkollë. Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Read More

1.4 milionë euro për këshilltarin e Trump. Tetë muaj nga nënshkrimi i kontratës, është zbuluar më në fund pagesa që mori fushatuesi amerikan Chris La Civita për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Sipas raportit financiar të dorëzuar në KQZ, PD ka paguar 1.4 milionë euro për Chris La Civita, së bashku me ekipin e tij, të përbërë nga ish-fushatuesi tjetër Paul Manafort dhe Sterwart Jackson. Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, tha se sipas tij, La Civita ka marrë 20 milionë dollarë dhe jo shifra që është deklaruar. Gjatë intervistës në…

Read More

Moderatorja Neda Balluku, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë. Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë. Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit ”Big Brother Albania”. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë dhe një vajzë. Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht…

Read More

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj në Hagë, është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Spiropali shprehet se i ka shprehur Hashim Thaçit mbështetjen e Ministrisë së Jashtme dhe të qeverisë shqiptare Hashim Thaçit. Ministrja deklaron se vendimi i Gjykatës Speciale, duhet të japë vendimin e drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së, pasi sipas saj, nuk mund të njolloset lufta e drejtë. ”I dërgova të falat e mia, por edhe të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veseli,…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu SPAK ose GJKKO duhet të ndryshojnë masën e arrestit me burg për Erion Velinë, për disa arsye ligjore dhe kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka kthyer në detyrë kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn. Automatikisht edhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet mbetet në fuqi, duke lënë të kuptohet se Erion Veliaj do të jetë në detyrë deri në qershor 2027. Në këto kushte, a mund ta drejtojë ai Bashkinë e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit? Ligjvënësi ka parashikuar në Kodin e Procedurës Penale masën e arrestit me burg si masë ekstreme shtrënguese, e cila përdoret vetëm kur të gjitha masat…

Read More

Në vendimin e plotë të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn që e rikthyen në Bashkinë e Tiranës, thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qëndron me lart se ligji për vetëqeverisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda. Në vendim shtohet edhe se Këshilli Bashkiak shkeli ligjin me vendimin për shkarkimin e Veliajt. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të qeverisë ”Rama 4” që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.  Zbardhet votimi i 8 gjyqtarëve në…

Read More

Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim. Ai sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen. Reagimi i plotë Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim. Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri,…

Read More

Mësohen detaje sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin në detyrë të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Mësohet se në vendim thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qëndron me lart se ligji për vetëqeverisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda. Në vendim shtohet edhe se Këshilli Bashkiak shkeli ligjin me vendimin për shkarkimin e Veliajt. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ketë zgjedhje në Bashkinë e Tiranës dhe që Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar. Berisha teksa përshëndeti vendimin,…

Read More