Author: tirana

Të paktën shtatë persona humbën jetën kur një avion mallrash u rrëzua sapo u ngrit nga toka në një aeroport në Louisville, Kentucky. Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje, tha guvernatori i shtetit. Menjëherë pas rrëzimit avioni shpërtheu në flakë. Të paktën 11 persona të tjerë u plagosën kur avioni u rrëzua. Banorët aty pranë u urdhëruan të qëndronin brenda për shkak të frikës nga shpërthime të mëtejshme dhe ndotjes së ajrit. Me destinacion Honolulu, Hawaii ai mbante 38,000 gallonë (144,000 litra) karburant. Avioni ishte një MD-11F, një avion reaktiv me tre motorë që filloi shërbimin 34 vjet më parë…

Read More

Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së në bujqësi, por jo përmes fatura të blerësve, si ndodhte në skemën e mëparshme që u hoq plotësisht në 2022. Me skemën e re propozohet që fermerët të kompensohen me 10% të TVSH-së së paguar për blerjen e inputeve bujqësore. Pra fermerët do të përfitojnë kompensim 10% të TVSH së paguar për inputet bujqësore (për farat, pesticidet dhe fidanët ). Prej vitit 2019 deri në dhjetor 2021 TVSH-ja për inputet bujqësore ka qenë zero. Nga 1 janari 2022 pas miratimit të ndryshimeve fiskale hyri në fuqi vendosja e TVSH-së 10% te…

Read More

Amerika ka mahnitur botën edhe një herë, duke zgjedhur Zohran Mamdani, një mysliman dhe socialist 34-vjeçar, si kryetarin e parë të këtij profili në historinë e Nju Jorkut – metropolin më të madh të SHBA-së dhe simbolin e kapitalizmit botëror. Mamdani është gjithashtu kryetari më i ri i qytetit në më shumë se një shekull, duke shënuar një kthesë të madhe për politikën amerikane. Ai ka origjinë nga Azia Jugore: nëna e tij është indiane, ndërsa babai nga Uganda, vend ku ai edhe ka lindur. Karriera e tij politike nisi thjeshtë, si një përfaqësues shtetëror i panjohur, por shumë shpejt…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, tha se shpreson që së shpejti Kosova të ketë një qeveri të re në mënyrë që të punohet me të, për të zbatuar rekomandimet e Raportit të Progresit për këtë vit. Gjatë një konference për mediat, pasi i dorëzoi Raportin e Progresit kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Orav tha se për shkak të ngërçit politik, Kosova e humbi një vit. “Le ta them qartë, për t’iu ndihmuar ju që të bëni përparim në integrimin evropian, na duhen partnerë. Na duhet një qeveri me të cilën do të bashkëpunonim, me një shumicë në…

Read More

Pavarësisht fushatës së fortë kundër tij dhe thirrjeve të përsëritura të Presidentit Donald Trump drejtuar votuesve që të mos e mbështesin, Zohran Mamdani ka arritur një fitore historike në zgjedhjet për kryebashkiakun e Nju Jorkut. Në fjalimin e tij të fitores, Mamdani deklaroi se: “Nju Jorku është ndërtuar nga emigrantët dhe do të mbetet i tillë — tani i drejtuar nga një emigrant”. I përshkruar si demokrat socialist, Mamdani është përballur për muaj me radhë me sulme nga Trump, i cili e ka quajtur “komunist” dhe ka mbështetur kundërshtarin e tij, ish-guvernatorin Andrew Cuomo. Gjatë fjalimit në Brooklyn, Mamdani u shpreh: “Nëse…

Read More

Në prag të nisjes së diskutimeve për një tjetër reformë territoriale, që do të sjellë një ndarje të re të bashkive, qeveria vijon të rrisë mbështetjen për pushtetin vendor. Për vitin 2026, bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit në formën e transfertës 47.3 miliardë lekë ose gati 473 milionë euro, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%. “Gjatë vitit 2026, pushteti vendor do të përfitojë në total 47.3 miliardë lekë në formën e transfertave, nga të cilat 27.8 miliardë lekë ose 59% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme e cila…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë. Ajo tha se Kushtetuta e obligon të emërojë mandatarin dhe nuk lë hapësirë tjetër. Konjufca do të ketë 15 ditë kohë për të ftuar seancën dhe për t’u votuar kabineti i ri qeveritar. Në rast se nuk ja arrin duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Read More

Vetëm 5 muaj qëndroi në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj dhe mësohet se ka lënë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës. Ndërkohë është ende e paqartë se pse u mor ky vendim. Kujtojmë që janë dhjetra drejtues që kanë dhënë dorëheqjen edhe më herët nga Kadastra e Vlorës. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të konflikteve dhe dosjeve problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.

Read More

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për buxhetin faktik të vitit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për shqetësimin që qeveria ”Rama 4” ka dështuar të zbatojë një programim afatmesëm buxhetor, duke i dhënë të drejtë gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). ”Sot nuk ka më një programim të qartë dhe afatmesëm të buxhetit të shtetit”,-u shpreh Tabaku. ”KLSH ka evidentuar se qeveria miraton një buxhet në fillim të vitit, por në fund ai ndryshon përmes një sërë aktesh normative, duke humbur çdo lidhje me planifikimin fillestar”. Deputetja opozitare theksoi se, sipas raportit të KLSH, rreth…

Read More

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të rriten me 2.5 për qind pagat e atyre që punojnë në shtet. Aq sa u indeksuan pensionet në tetor. Kjo politikë do të vijojë. Pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka parashikuar një fond prej 2.32 miliardë lekësh. Kjo shumë është sa 0.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitin 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur për Reformën në Drejtësi dhe punën e SPAK-ut në goditjen e korrupsionit në nivele të larta. Kreu i shtetit shton se ajo çka Shqipëria po bën sot në luftë kundër korrupsionit është unik dhe se asnjë vend tjetër në rajon nuk mund të pretendojë se ka arritur ta bëjë gjithashtu. ”Shqipëria po bën diçka unike në rajon, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar praktikisht në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve dhe sipërfaqes, shkon…

Read More

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako për aferën e inceneratorit të Tiranës. Bllako për shkak të gjykimit të shkurtuar ka përfituar ulje të dënimit dhe do të vuaje 2 vite e 8 muaj në burg. Atij i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Bllako u shpall fajtor për “korrupsion” në 2 raste, të kryer gjatë procedurës së koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Sipas gjykatës, ai ka përfituar në formë ryshfeti 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7.5 milion lëkë. Për shkak se dënimi është kryer me kohën…

Read More