Author: tirana

Përgjithësisht ka qenë i kursyer në komente për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë. Albin Kurti bëri së fundi një deklaratë të hapur publike në mbështetje të tyre, duke pretenduar madje se ka punuar në heshtje për këtë qëllim. ”Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”,-u shpreh Kurti. Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë tha më tej se në vitin 2022 kishte kërkuar lirimin e tyre, duke publikuar…

Read More

Zbardhen emrat e anëtarëve të PD-së për të dy Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Grupi Parlamentar i PD-së i ka dërguar edhe një shkresë kryetarit të Kuvendit, ku kërkon futjen në rendit të ditës edhe votimin për muiratimin e anëtarëve të dy komisioneve. Bashkëkryetar te Reforma Zgjedhore do të jetë Oerd Bylykbashi ndërsa te Territorialja do të jetë Luçiano Boçi. Më 27 tetor, Kuvendi miratoi me 113 vota pro ngritjen e këtyre dy komisioneve. Më herët, palët u dakordësuan për barazi mes anëtarëve dhe bashkëkryetarët. Komisioni për Zgjedhoren përfshin të gjitha partitë. 7 anëtarë të PS,…

Read More

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim ankimin e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”. Sot mbledhja e gjyqtarëve ka vendosur ta kalojë në seancë mbi baza dokumentesh. Ilir Meta mbahet në burg prej 21 tetorit 2024 dhe në Kushtetuese kërkon shfuqizimin e masës arrest me burg, kërkesë e cila i është rrëzuar në të treja shkallët e gjyqësorit. Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.

Read More

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve dhe kompanive të tyre, pasi krijuan shoqëri udhëtimi për transport të parave të fituara nga trafiku i drogës. Sipas njoftimit të prokurorisë, shtetasit me iniciale A.H. K.H., dhe M.H., transportonin paratë përmes linjave Shqipëri-Itali. Krijuan shoqëri udhëtimi për transport të parave të fituara nga aktiviteti kriminal në Itali, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e 3 shtetasve dhe kompanive të tyre. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat…

Read More

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka reaguar sot, 5 nëntor, lidhur me mbajtjen prej 5 vitesh tanimë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti kujton se “Rexhep Selimi, menjëherë pasi kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit më 5 nëntor 2020, ishte dërguar në burgun e Hagës, ku vazhdon të mbahet edhe sot”. Së bashku me të, në paraburgim që prej vitit 2020 ndodhen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Të katërt, sipas Kurtit, po përballen me 5…

Read More

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Bertil Alliaj, 32-vjeçari i cili qëlloi për vdekje me 5 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj 36 vjeç disa ditë më parë. Gjatë seancës 32-vjeçari ka dëshmuar se nuk është në gjendje të flasë. Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur. Ai u dorëzua pas thirrjeve të policisë. Deri më tani 32-vjeçari nuk e ka treguar arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij. “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato zhvilluan një konferencë për shtyp pas progres-raportit të dalë një ditë më parë nga Samiti i Zgjerimit të BE-së në Bruksel. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se qeveria e tij nuk do të largohet pa e bërë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. “Grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces, sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty çfarë duhet bërë, por ka qenë mirë-stërvitur gjatë epokës së poshtërimit të Shqipërisë. Sot, ne i dimë shumë mirë detyrat. Jemi i vetmi vend në rajon…

Read More

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë gjatë një konference të përbashkët për mediat. Diplomati europian u shpreh vendi po hyn në fazë vendimtare dhe se Komisoni Europian, është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027. “Për ta bërë këtë duhet të përshpejtojë ritmin e reformave”, u shpreh Gonzato. Edi Rama: Sovraniteti i këtij vendi është në duart tuaj Silvio Gonzato: Më lejoni t’ju dorëzoj raportin e zgjerimit. Raporti i këtij viti publikohet në moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit në BE. E gjithë kjo është arritur…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, po mbajnë këtë të mërkurë, një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë. Gjatë fjalë së tij, Rama shprehu bindjen se në progress raportin e vitit 2027, BE do të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë në Union. “Ky raport thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë një gjë që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027. Duke thënë këtë raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në cdo hap. Sfida…

Read More

Shkurtime masive të vendeve të punës në zyrat e Amazon, UPS dhe Target (një rrjet dyqanesh amerikane). Grupe të tjera në shumë sektorë (banka si Citigroup dhe JP Morgan Chase, liderë dixhitalë si Meta-Facebook dhe Salesforce, gjigantë të shitjes me pakicë dhe automobilave si Walmart dhe General Motors) po paralajmërojnë se do të shkurtojnë punonjës dhe menaxherë ose, të paktën, do të ndalojnë punësimin: inteligjenca artificiale është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tyre të reja të punës. Në Shtetet e Bashkuara, pjesa më e madhe e shkurtimeve të tetorit (128,000 nga një total prej 172,000) preku kompanitë e teknologjisë.  A po bëhen…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Në një videomesazh, Rama u shpreh se paga minimale do të rritet për 307.850 punonjës, të cilët do të marrin shumën e premtuar 500 euro. Kjo rritje, sipas Kryeministrit, do të jetë e para, por jo e vetmja rritje e këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro. Jo vetëm kaq, shtoi Rama, “por siç e kemi premtuar, qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9-mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin…

Read More