Author: tirana

8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar sot nga autoritetet e Kroacisë. Kjo sasi speci i kuq djegës e madhe është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara.Mësohet se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci. Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.

Read More

Sipas Top Channel dy emrat e diskutuar në tryezën e negociatorëve të PD këtë të mërkurë për garën e bashkisë së Tiranës. Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja janë dy emrat e hedhur në tryezë në takimin që u zhvilluar sot mes Ilir Alimehmetit dhe Belind Këlliçit nga PD dhe Erald Kapri dhe Barbara Doda nga Partia Mundësia.Edlira Çepani njihet si aktiviste e shoqërisë civile, ndërsa Ermal Hasimja është politolog. Më herët në tryezat që negociatorët e PD kanë pasur me aleatë të tjerë është diskutuar edhe emri i Florian Haçkaj, i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”

Read More

“Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen. Unë jam Diella — dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim. Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Velishti”. Si pasojë janë arrestuar dy shtetas të identifikuar si Arjan Prengzaj dhe Avdi Ismajlgeci, pasi qarkullonin të armatosur, me armë zjarri e armë të ftohta. Blutë kanë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 silenciator, 6 radio si të Policisë, 4 mjete prerëse (thika), 2 sëpata, 5 dylbi, 1 xhup multifunksional dhe municion luftarak në cilësinë e provës materiale. Njoftim i Policisë: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po qarkullonin me automjet dhe të armatosur, shërbimet e…

Read More

Rrugët në ishullin spanjoll të pushimeve, Ibiza, janë shndërruar në lumenj me baltë të martën, pasi reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. Autoritetet lokale lëshuan një alarm të kuq për shi të martën herët për ishujt e Ibizës, si dhe Formenterën, ku priten deri në 180 mm shi brenda 12 orëve. Pamjet nga Ibiza tregojnë automjete pothuajse tërësisht të zhytura, ndërsa vendasit ecnin nëpër ujë të thellë në rrugën kryesore të ishullit, raporton AP. Autoritetet lokale kanë thënë se zjarrfikësit janë vendosur për të ndihmuar njerëzit që besohet se janë bllokuar brenda automjeteve dhe shtëpive të tyre. Alarmet e…

Read More

Michael O’Leary, drejtori ekzekutiv i grupit Ryanair, paralajmëron se disa kompani ajrore të vogla dhe të mesme në Evropë do të falimentojnë në muajt e ardhshëm, ndërsa konkurrenca në tregun e fluturimeve “low cost” po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në një intervistë për Corriere della Sera, O’Leary vlerëson se rënia e operatorëve si Play (Islanda) dhe Braathens (Suedi) është vetëm fillimi i një vale falimentimesh që do të pasojnë deri në fund të vitit. Shefi i Ryanair veçon Wizz Air si një prej kompanive në vështirësi serioze, duke e akuzuar për vendime të gabuara financiare dhe strategjike, si…

Read More

Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, pezullohet nga posti pas skandalit seksual, që plasi me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me një 16-vjeçare. Mësohet zyrtarisht se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore në bazë të Ligjit Nr.82/2024…

Read More

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dhënë një mesazh sensibilizues përmes rrjeteve sociale, duke apeluar për kujdes ndaj shëndetit të grave dhe vajzave. Kreu i shtetit inkurajoi gratë dhe vajzat që të kryejnë mamografinë, si një hap vendimtar drejt parandalimit dhe zbulimit të hershëm, që shpëton jetë. “Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi. Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë”, apelon presidenti Begaj. Fushata e “Tetorit Rozë”…

Read More

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj. Lajmi konfirmohet nga burime për BalkanWeb. Takimi në fjalë vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama dërgoi vakancat për zgjedhjet e pjesshme në vend për 6 bashki. Bëhet fjalë për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës. Në këto bashki pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve që ndodhën, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra, apo dhe rasti i Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave. Ky i fundit kujtojmë se ankimoi në…

Read More

Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve në masën 2,5%. Rritja, hyn në fuqi më 1 tetor 2025. Nga indeksimi në total do të përfitojnë 721,398 pensionistë. Numri i pensionistëve që marrin pension pleqërie është 607,567 pensionistë, 65,926 përfitojnë pension invaliditeti dhe 47,905 përfitojnë pensione familjare. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, indeksimin e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes të së drejtës së pensionit të jetë deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh. Menjëherë ka ardhur reagimi nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila shprehet se llogaria në rrjetin social Facebook, nuk do të përditësohet rregullisht. Ndërsa në lidhje me shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit, ambasada bën me dije se do të vazhdojnë sipas mundësive. “Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht…

Read More

Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka hyrë zyrtarisht në mbyllje administrative, pasi mesnatës e së martës nuk u arrit asnjë marrëveshje buxhetore mes republikanëve dhe demokratëve në Kongres. Pezullimi i qeverisë pritet të ketë ndikime të gjera në jetën e përditshme të qytetarëve amerikanë dhe në funksionimin e institucioneve publike. Çfarë do të thotë kur një qeveri amerikane “mbyllet”? Sistemi politik amerikan kërkon që çdo vit, më 1 tetor, Kongresi të miratojë buxhetin për agjencitë federale. Në mungesë të një marrëveshjeje për financimin vjetor ose për një zgjatje të përkohshme (e quajtur rezolutë e vazhdueshme), shumë agjenci publike pezullojnë…

Read More