Author: tirana

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, po mbajnë këtë të mërkurë, një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë. Gjatë fjalë së tij, Rama shprehu bindjen se në progress raportin e vitit 2027, BE do të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë në Union. “Ky raport thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë një gjë që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027. Duke thënë këtë raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në cdo hap. Sfida…

Read More

Shkurtime masive të vendeve të punës në zyrat e Amazon, UPS dhe Target (një rrjet dyqanesh amerikane). Grupe të tjera në shumë sektorë (banka si Citigroup dhe JP Morgan Chase, liderë dixhitalë si Meta-Facebook dhe Salesforce, gjigantë të shitjes me pakicë dhe automobilave si Walmart dhe General Motors) po paralajmërojnë se do të shkurtojnë punonjës dhe menaxherë ose, të paktën, do të ndalojnë punësimin: inteligjenca artificiale është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tyre të reja të punës. Në Shtetet e Bashkuara, pjesa më e madhe e shkurtimeve të tetorit (128,000 nga një total prej 172,000) preku kompanitë e teknologjisë.  A po bëhen…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Në një videomesazh, Rama u shpreh se paga minimale do të rritet për 307.850 punonjës, të cilët do të marrin shumën e premtuar 500 euro. Kjo rritje, sipas Kryeministrit, do të jetë e para, por jo e vetmja rritje e këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro. Jo vetëm kaq, shtoi Rama, “por siç e kemi premtuar, qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9-mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato po mbajnë një konferencë për shtyp në kryeministri. Konferenca vjen një ditë pasi BE publikoi progress raportin për Shqipërinë për vitin 2025 ku vlerësonte progresin e shpejtë në negociata, luftën ndaj korrupsionit. Evidentohej gjithashtu edhe klima e tensionuar politike me një parlament jo plotësisht efikas. Gonzato teksa i dorëzoi kryeministrit progress raportin tha: “Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e shqipërisë në BE. 5 nga 6 kapituj janë hapur. E gjithë kjo është arrritur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dua të…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë ku një zyrtar i BE-së është plagosur me thikë, sipas raportimeve të mediave në Kosovë. Nga informacionet e deritanishme mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku shtetasi Stefan Ilianov Sheynov, zyrtar i zyrës së Bashkimit Europian, është qëlluar dy herë me thikë, në qafë dhe në gjoks. Menjëherë ai u dërgua në Urgjencën e QKMF-së në Gjakovë ku pas marrjes së ndihmës së parë u transferua në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”. Por, gjendja e tij shëndetësore u rëndua dhe për këtë arsye mjekët vendosën që ta transferojnë në QKUK…

Read More

Në projektbuxhetin e vitit 2026, buxhetin më të madh e merr Ministria e Shëndetësisë me 820 milionë euro, me një rritje prej 20 milionë euro nga viti i kaluar. Financimi i shërbimeve shëndetësore, si në kujdesin parësor ashtu edhe në atë spitalor mbulohet nga projektbuxheti 2026 ku parashikohet po ashtu rritja e kosto-efektivitetit të listës së barnave dhe pajisjeve të rimbursueshme. Në projektbuxhet ndahen edhe rezultatet e synuara për periudhën afatmesme 2026–2028 si mbulimi universal i popullsisë me shërbim shëndetësor, duke parashikuar mesatarisht 7.7 milionë vizita gjatë periudhës 2026–2028, krahasuar me 7.6 milionë vizita në vitin 2025. Ofrimi i shërbimit të…

Read More

Në kuadër të operacionit të koduar “Wrong Project”, u vunë në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë, konkretisht, shtetasit Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi. Po ashtu u arrestuan edhe drejtuesja teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet. Konkretisht, Bianka Xhumari dhe Ritvan Gjikolaj. Policia e kryeqytetit sqaron se jane shpallur në kërkim edhe 3 inspektore te tjere te IMT, ndërsa per nje tjetri nisi hetimi. Në kërkim i shpallën edhe 3 persona të tjerë, administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve.…

Read More

Policia vijon kërkimet për vëllain e Ersi Cekanit, i cili u arrestua një ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Pretendimi”. Hetimet nisën pas denoncimit të një të riu që deklaroi se ishte kërcënuar nga familjarët Cekani për një borxh të pashlyer. I riu ka thënë se Ersi Cekani dhe dy vëllezërit e tij (Arben dhe Ardi Cekani), ky i fundit ndodhet ende në kërkim, e kanë kanosur prej kohësh duke pretenduar se ai u detyrohet 30 mijë euro, një shumë që pretendohet të jetë marrë në Spanjë. Nga të dhënat paraprake, rezulton se Ersi Cekani i ka…

Read More

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. OVL-UÇK e cilësoi këtë si padrejtësi pesëvjeçare për luftëtarët e lirisë. “Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në postimin e OVL-UÇK. OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe atyre fetare, si dhe për mbështetjen e veprimtarive të tyre edukative e sociale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se Shqipëria është një shembull unik i bashkëjetesës ndërfetare, ku myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt e harmoni të ndërsjellë. “Myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt të ndërsjellë, duke ndarë vlera të përbashkëta si paqja, dashuria, solidariteti dhe institucioni i familjes. Kjo…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.5 ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 09:16 sipas kohës lokale në zonën greke të Ksanthit, rreth 200 kilometra pranë Selanikut. Konkretisht, dridhja sizmike sipas Institutit Gjeodinamik, kishte një thellësi fokale prej 5 kilometrash dhe epiqendra e saj ndodhet 12 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ksanthit. Aktualisht nuk ka raportime për dëme ose të lënduar.

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, do të mbajnë sot, 5 nëntor, një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë, në orën 11:00. Konferenca vjen një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi progres-raportin për vendin tonë, ku nënvizohej se Shqipëria ka ruajtur një linjë të qartë politike në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë mbështetjen për sanksionet ndaj Rusisë, një qëndrim që Brukseli e cilëson si dëshmi e besueshmërisë si vend partner… Nga Brukseli, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi në mënyrë të veçantë…

Read More