Author: tirana

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako për aferën e inceneratorit të Tiranës. Bllako për shkak të gjykimit të shkurtuar ka përfituar ulje të dënimit dhe do të vuaje 2 vite e 8 muaj në burg. Atij i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Bllako u shpall fajtor për “korrupsion” në 2 raste, të kryer gjatë procedurës së koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Sipas gjykatës, ai ka përfituar në formë ryshfeti 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7.5 milion lëkë. Për shkak se dënimi është kryer me kohën…

Read More

Partia Demokratike nuk do të organizojë protesta kundër zv. kryeministres Belinda Balluku. Kjo është porosia e prerë e Sali Berishës në Kryesinë e PD-së. Sipas ”Top Channel” nga mbledhje e djeshme e Kryesisë së PD, bëjnë të ditur se Berisha ka porositur krerët e PD që të mos denoncojnë Ballukun në publik pasi ajo është marrë e pandehur nga SPAK, por Ramën sepse sipas tij ai është autori i vërtetë i aferave. Qëndrimin e tij në Kryesi, kreu i PD e bëri edhe sot në konferencën për shtyp kur tha se përgjegjësi i të gjitha skandaleve është kryeministri. Deputeti i…

Read More

Projektbuxheti është gati për në Kuvend dhe institucionet e drejtësisë kanë një buxhet më të lartë. Rritjen më të madhe e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor me gati 12 milionë euro më shumë, duke marrë për vitin 2026 gjithsej 68 milionë euro. Edhe SPAK merr një buxhet më të madh për vitin 2026. Prokuroria e Posaçme do të ketë në dispozicion 21 milionë euro nga 18.8 milionë që kishte vitin e kaluar. Rritje të vogël kanë edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP, ndërsa Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, ILD dhe KPA do të marrin më pak para.

Read More

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit për mandatar për kryeministër të Glauk Konjufcës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një reagimi në Facebook, i pari i kësaj partie ka bërë të ditur qëndrimin e PDK-së duke shpërndarë komunikatën e subjektit të tij. ”Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”. Reagimi i plotë Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi ndodhet përpara një momenti vendimtar…

Read More

Janë mësuar detaje nga projektbuxheti për vitin 2026, ku është përfshirë edhe paketa fiskale 2026, e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale. Paqja fiskale Paqja fiskale, një premtim i kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës së 11 majit, pritet të nisë zbatimin janari. 213 mijë tatimpagues debitorë, që do të mund të përfitojnë ulje të gjobave e kamatave, kurse çdo borxh i krijuar para 2016-ës falet plotësisht. Efekti financiar nga zbatimi i kësaj nisme për vitin 2026 vlerësohet në rreth 3.7 miliardë lekë. “Projektligji “për fshirjen, shuarjen…

Read More

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në vlerën 179,6 miliardë lekë ose sa 6,5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Sipas të dhënave nga projektbuxheti 2026, kjo shumë përfshin edhe fondin e rindërtimit në vlerën 5 miliardë lekë, si dhe 6,8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh që do të mbështeten në kuadër të Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian. Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike për vitin 2026 rezulton rreth 15,5 miliardë lekë më i lartë, duke reflektuar angazhimin e qeverisë për të ruajtur një nivel të lartë të…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit. Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë; si dhe…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ketë më shumë para në dispozicion vitin e ardhshëm. Nga 62 miliard lekë këtë vit, fondi për edukimin (pas sportin tashmë) rritet në mbi 64 miliardë gjatë 2026-s Arsimi bazë është gati 37 miliardë lekë, ndjekur nga arsimi universitar dhe ai i mesëm. Pjesa tjetër e parave shkon për shkencën dhe zhvillimin e sportit. Me gjithë rritjen, buxheti për arsimin vitin e ardhshëm do të jetë sa më pak se 2.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto i cili për 2026-n parashikohet të arrijë në mbi 2.6 trilionë lekë. Shqipëria është vendi…

Read More

Pr.buxheti për vitin 2026 që tashmë ka kaluar në Kuvend, parashikohet të jetë 8.8 mld euro, ku 100 mln euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve me skemën e re. 135 mln euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve, ndërsa 50 mln euro për rindërtimin. Të ardhurat parashikohen 823 057 milionë lekë, ndërsa shpenzimet 886 764 milionë lekë. Buxheti i parashikuar për 11 kontrata koncesionare do të jetë 120 mln euro nga 123 mln euro që ishte këtë vit. Buxheti për vitin 2026 është Të ardhurat 823 057 milionë lekëShpenzimet 886 764 milionë lekëDeficiti 63 707 milionë lekë

Read More

Ende nuk ka një datë zyrtare kur do të nis ”Big Brother Kosova Vip 4”, por një foto e postuar në “Instastory” nga Alaudin Hamiti, e ripostuar menjëherë nga Jonida Vokshi, ka ndezur rrjetin dhe ka ngritur dyshimet se dyshja ikonike do të rikthehet sërish bashkë në prezantim. Edhe pse përgjatë kësaj kohe është folur për drejtimin e Bigut nga vetë Dini, dyshja shihet në një ambient elegant restoranti, përballë njëri-tjetrit, duke bërë një “cheers” me gota vere të kuqe. Në mbishkrim, Alaudini ka vendosur një zemër të bardhë dhe dy gota shampanje, një simbolikë që fansat e emisionit e…

Read More

Këtë të martë gjatë prezantimit të raport-progreseve të vendeve kandidate për në BE përpara Komisionit të Jashtëm të PE, Marta Kos i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse Shqipëria mundet të mbyllë grupkapitujt në vitin 2027. Ajo shton se është shumë punë për tu bërë dhe se vendet kandidate kanë mbështetjen e mekanizmave evropianë për të përmbushur qëllimet e tyre. “Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027 është e mundur. Këto janë ambicie të Shqipërisë. Ne nuk e ndajmë Be me vendet kandidate. Do të shohim çfarë do të bëjë qeveria dhe deri në 2027 është e mundur,…

Read More

Bashkimi Evropian publikoi këtë të martë vlerësimet për vendet kandidate, mes tyre Shqipërinë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit. Komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos tha se janë bërë përparime të rëndësishme në rrugën drejt BE-së. Sakaq kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke shkruan se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. ”Po, ja dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për të ulur më në fund si…

Read More