Author: tirana

Qendra kërkimore Langley e NASA-s ka zbuluar se hemisfera veriore po errësohet më shpejt se ajo jugore, ndryshim ky që pritet të ndikojë tek reshjet dhe modelet e motit. Ekspertët shpjegojnë se normalisht, ekziston një simetri mes dy hemisferave të planetit: Ato reflektojnë pothuajse të njëjtën sasi të dritës së diellit mbrapsht në hapësirë. Çka në vetvete është e çuditshme, sepse gjysma veriore ka më shumë tokë, më shumë qytete dhe më shumë ndotje. Kjo duhet të çojë në një sasi drite të reflektuar më të lartë sesa gjysma jugore, e cila duke qenë kryesisht oqeanike, është shumë më e…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me përfaqësues të Diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Egjipt. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë për t’u takuar me shqiptarë nga të gjitha trevat e shqiptarisë, duke theksuar se: “kudo ku shkojmë dhe kudo që ndërtojmë jetën tonë, ne dimë të bashkohemi për të ndihmuar njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, për të promovuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona të mrekullueshme”. Presidenti Begaj vlerësoi rolin historik të Diasporës shqiptare në Egjipt, e cila që nga shekulli XIX ka qenë një urë e rëndësishme lidhjeje mes…

Read More

Nga data 13 tetor, kur hyri në fuqi urdhri për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave dhe motomjeteve elektrike, e deri më 2 nëntor, policia ka bllokuar gjithsej 1,462 mjete elektrike në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare, 1,336 prej tyre janë monopatina elektrike, ndërsa 126 janë motomjete elektrike. Në vijim të kontrolleve rrugore, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 8 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen…

Read More

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, nuk i kurseu batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, duke deklaruar se nuk e kishte menduar se mund të lavdëronte kaq shumë një demokrat. Rama deklaroi ndër të tjera se “kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”. “Sot është kthyer në pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e të nesërmes. Pararojë e përgjegjshmërisë së lartë e atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona. Këtu ka një meritë jo vetëm lidershipi. Nuk do vinte dita të lavdëroja…

Read More

Takimet me veteranët, pasardhësit dhe familjarët e dëshmorëve të LANÇ-it mbeten gjithmonë të veçanta e frymëzuese. Siç theksoi kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, Partia Socialiste ka qenë gjithmonë pranë veteranëve të LANÇ-it, duke ruajtur me përkushtim simbolet dhe ngjarjet e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe Bashkia Mat, nën drejtimin e ish-kryetarit Agron Malaj, ka treguar kujdes e vëmendje të veçantë për këtë brez me kontribute të çmuara në historinë e vendit. Sekretari i organizatës së veteranëve të LANÇ-it Mat, Kujtim Canameti, u shpreh se anëtarët e kësaj organizate do të mbështesin në mënyrë unanime kandidaturën e Partisë Socialiste…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ndaj Jurgis Çyrbes, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit. SPAK kërkoi 3 vite burg për ish-deputetin e PS Çyrbja, i cili nga dënimi i shkurtuar zbret në 2 vite. Për Altin Hajrin, Prokuroria e Posaçme kërkoi gjithashtu tre vite burg, që po ashtu zbret në dy vite nga dënimi i shkurtuar, ndërsa për Ahmet Mashën u kërkua 2 vite e 6 muaj burg që zbret në 1 vit e 8 muaj. Çyrbja dhe Hajri akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021 dhe tregim të sekretit shtetëror, ndërsa Masha për përkrahje të autorëve të krimit.

Read More

Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka zbardhur detaje të operacionit të pak ditëve më parë, ku u parandalua një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave personale të mbi 5,000 qytetarëve shqiptarë dhe një shumë prej rreth 5 miliardë lekësh (50 milionë euro) nga llogaritë bankare. Në qendër të hetimeve janë dy shtetas kinezë: Cunfeng Fan, 51 vjeç dhe Haike Yan, 45 vjeç. Të dy kishin ardhur në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal dhe u akomoduan në një hotel shumë pranë qendrës së kryeqytetit. Aty, policia gjeti dhe sekuestroi 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta,…

Read More

Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si qytetarët po informoheni për shëndetin, por mjekë apelojnë të kenë kujdes sepse IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi një video në një postim në rrjetet sociale, ku mjekët këshillojnë përdorim të burimeve të sigurta, verifikim të informacioneve dhe konsultim me profesionistët e shëndetit. Dr. Dritan Ylli, mjek në Institutin e Shëndetit Publik tha se “kohët e fundit ka një rritje të përdorimit të Inteligjencës Artificiale për qëllime mjekësore. Megjithatë duhet të kemi parasysh që përdorimi i…

Read More

Lojtari italian i tenisit, Jannik Sinner ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke fituar turneun Masters 1000 në Paris dhe duke u rikthyer përkohësisht në vendin e parë të renditjes botërore ATP. Siç shkruan Corriere Della Sera, ai mposhti kanadezin Felix Auger-Aliassime në dy sete (6-4, 7-6), duke siguruar titullin e 23-të në karrierë dhe të pestin për vitin 2025. Fitorja në Paris erdhi pas një seri prej 10 fitoreve radhazi në vetëm 13 ditë, përfshirë edhe turneun e Vjenës. Sinner është aktualisht lojtari me përqindjen më të lartë të fitoreve këtë vit: 53 fitore nga 59 ndeshje,…

Read More

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet sot, më 3 nëntor, për një seancë rutinë, ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme. Raportohet se një nga temat kryesore është përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, ku sot përmbyllet afati i aplikimeve. Deri më tani janë dorëzuar katër kandidatura për pozicionin: Genta Bungo, Saimir Visha, Shkëlqim Sulo dhe Ismail Tafani. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë procesin e seancave dëgjimore për kandidatët. Kujtojmë se, zakonisht, kandidatura e Avokatit të Popullit është përzgjedhur me dakordësi mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Megjithatë, gjatë tre viteve…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje. Kryedemokrati u prit nga mbështetësit e tij jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku pasi i përshëndeti, u fut brenda ambienteve të SPAK. Sali Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4…

Read More

Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në Ballkan po vihet në rrezik nga mungesa e stafeve dhe kryesisht mjekëve pasi një pjesë e madhe e tyre po emigron. Një studim i fundit në Gjermani mbi emigrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor evidentoi se afërsisht 30% stafit shëndetësor nga Shqipëria kishin emigruar në Gjermani deri në vitin 2023. Bosnja dhe Kosova janë edhe më të prekura sipas studimit. Në vitin 2023, numri i shtetasve nga Kosova që punojnë në sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor ishte i barabartë me 50.3% të fuqisë punëtore vendase të kujdesit shëndetësor. Shifrat përkatëse ishin 42.5% për…

Read More