Author: tirana

Trendi në rënie i njerëzve që kërkojnë azil në Gjermani ka vazhduar, me 97 277 aplikime gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, krahasuar me 199 947 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Brendshme. “Kthesa jonë e migracionit po funksionon. Ne e kemi ulur ndjeshëm faktorin tërheqës dhe efektin magnetik të Gjermanisë”, tha sot ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt për tabloidin me qarkullim masiv ‘’Bild’’. Një zëdhënës i ministrit vuri në dukje rritjen e kontrolleve kufitare. ‘’Rreth 18 600 njerëzve u është refuzuar hyrja ose janë kthyer mbrapsht në kufijtë gjermanë që nga…

Read More

Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, ka bërë bashkë djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovën me figura të Partisë Socialiste si Paneli Majko, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla. Në një tryezë, janë fotografuar edhe miqtë e ngushtë të Hashim Thaçit, si Xhavit Haliti dhe Vlora Citaku. Ish-kryeministrit Nano iu dha sot lamtumira e fundit, teksa u mbajtën edhe homazhe në nderim të tij në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë familjarët, miqtë, të afërm, figura politike nga e majta dhe e djathta, si dhe qindra njerëz të tjerë.

Read More

Një 20-vjeçar nga Kamza ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit këtë të dielë, më 2 nëntor, pasi mbante dhe përdorte në mënyrë të paligjshme uniformën policore, duke dalë në rrugë i veshur si punonjës policie. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të zhvilluara në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë, kanë konstatuar një automjet tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B., 20 vjeç, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se i riu nuk ishte punonjës…

Read More

Fushata elektorale për zgjedhjet e 9 nëntorit nisi zyrtarisht të shtunën. 13 kandidatë për kryetarë në 5 bashkitë e vendit kanë 6 ditë kohë deri në heshtjen zgjedhore të së shtunës së ardhshme, për t’i kërkuar votën mbi 308 mijë qytetarëve që do të thirren për të votuar. Në zgjedhje do të shkojnë 2 bashki qendra qarqesh si Vlora e Berat dhe tre të tjera më të vogla si Tepelena, Cërriku e Mati. Partia Demokratike dhe opozita zyrtarisht nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të…

Read More

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe kosovare. Ky regjim ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të mbetet në zbatim deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata në pikat e përbashkëta, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë. Regjimi pa kontrolle u rikthye pas një pezullimi njëmujor gjatë tetorit, periudhë gjatë së cilës u…

Read More

Ertjan Kofsha, peshëngritësi i Shqipërisë, ka siguruar medalje të brozntë në stilin e shkëputjes në Evropianin e të rinjve që po zhvillohet në Durrës. Peshëngritësi nga Shtërmeni, me 162 kile në provën e dytë, siguroi medalje në stilin e shkëputjes edhe pse në provën e tretë provoi 167 kilogramë, por pa ia dalë. Në stilin e shkëputjes Kofsha realizoi 194 kilogramë po në provën e dytë, por nuk hyri në zonën e medaljeve duke u renditur i katërti. Megjithatë, me 356 kilogramë në total, peshëngritësi i talentuar arriti të rrëmbente medaljen e brozntë në dy garësh. Që në fillim pritshmëritë…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në një lavazh në rrugën “Konferenca e Pezës” shpërndaheshin lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Bashkëpunimi”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: -D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç, 38 vjeç, vëllezër, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe M. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 vëllëzerit dhe nuk e kallëzoi atë. Gjatë kontrollit në…

Read More

Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama kritikoi të shtunën presidentin Donald Trump për politikat e tij të cilat i ka cilësuar kaotike. Obama paralajmëroi për rreziqet që kërcënojnë demokracinë amerikane. Obama kritikoi politikat e presidentit aktual në një tubim për kandidaten për guvernator të Virxhinias, Abigail Spanberger dhe kandidatin për guvernator të Nju Xhersit, Mickey Sherrill. “Le ta pranojmë, vendi dhe politika jonë janë në një gjendje mjaft të zymtë tani”, u tha ish-presidenti mbështetësve të Spanberger të mbledhur në Universitetin Old Dominion në Norfolk të Virxhinias. “Është e vështirë të vendosësh nga t’ia fillosh sepse çdo ditë kjo Shtëpi e Bardhë…

Read More

Policia në Malësi të Madhe ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Në kuadër të operacionit të koduar “Neonët” u arrestuan shtetasit Lazer Pepaj, Sander Pepaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Kristjan Pepaj, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.  Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit Gëzim Hoxha 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj; Lodovik Vulaj, 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj; Xhuljano Çeraj, 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë; dhe Adil Selmanaj, 57 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e…

Read More

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano. Kryeministri Edi Rama: I thonë një fjale, “vdis pa të të dua”. Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mes nesh, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e të personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e ç’u shkrua për ty qysh se doli lajmi që këtë herë ti…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti janë takuar këtë të dielë gjatë homazheve që u zhvilluan në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano. Pas përfundimit të fjalimit të Ramës, arkëmorti është transportuar nga Pallati i Kongreseve drej kryeminstrisë, kalimi i fundit i Nanos para institucionit që shërbeu për disa vite. Rama dhe Kurti gjatë ceremonisë para Kryeministrisë janë takuar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë. Ata shihen krah njëri-tjetrit teksa flasin. Teksa bisedojnë ata vazhdojnë ecjen drej Kryeministrisë.

Read More

Gjatë fjalës së tij në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te takimi i tij Sllobodan Millosheviçin në Selanik. Rama tha se sot, ndër ata që e nderojnë pas vdekjes, janë edhe ata që dikur e sulmuan dhe e quajtën tradhtar për atë takim. Ai shtoi se një ditë, kur të dalin në dritë fjalët e plota të atij takimi dhe kontributet e Nanos për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni, historia do ta vendosë përfundimisht emrin e tij në rreshtat e nderit të Shqipërisë. “Ndër…

Read More