Author: tirana

Gjykata e Beratit këtë të enjte ka lënë në burg Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), i cili dy ditë më parë vrau me thikë vizitorin nga Tirana vetëm sepse ky i fundit preku kalin e tij. 63-vjeçari ka shprehur pendesë dhe teksa përsëriti sërish se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi autori e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Po ashtu ai u kërkoi falje edhe familjarëve të viktimës. Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e kalasë, në një zonë që aktualisht është në rikonstruksion, në sytë e familjarëve të viktimës dhe turistëve të tjerë. Sipas burineve 63-vjeçari nuk…

Read More

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë në mesin e muajit të ardhshëm një mbledhje të përbashkët në Romë, duke shënuar në këtë mënyrë nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Shqipëria dhe Italia firmosën në vitin 2010 Deklaratën e Partneritetit Strategjik. Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e Mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente. Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij…

Read More

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se procesi i disbursimit të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025 vijon me ritme të shpejta, duke mbështetur një numër të madh fermerësh në të gjithë vendin. AZHBR bën të ditur se, “deri më sot, janë 42.664 fermerë përfitues, ndërsa fondi total i alokuar për këtë fazë të skemës arrin 1,84 miliardë lekë. Procesi i pagesave vijon për fermerët e tjerë që plotësojnë kriteret dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë degëve përkatëse të AZHBR-së”. Skema Kombëtare e Mbështetjes 2025 përfshin një gamë të gjerë mbështetjesh për sektorin bujqësor,…

Read More

Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 901.6 miliardë lekë në Shtator të vitit 2025, me një rritje të konsiderueshme prej 10.9%, krahasuar me Shtatorin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 0.1%, krahasuar me Gushtin 2025. Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 89 miliardë lekësh. Ndërkohë, nga ana tjetër, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar ka arritur në vlerën e 34.2 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie prej 21%, krahasuar me një vit më parë. Kjo…

Read More

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin. Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet. “Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike”, shkroi kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga prishja e disa ndërtimeve pa leje. E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit. Në dispozicion të qytetarëve të…

Read More

Forcimi i cilësisë së shërbimit publik, zbatimi rigoroz i protokolleve mjekësore dhe sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna ishin në qendër të takimit të sotëm të Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof Evis Sala me drejtuesit e spitaleve të vendit. “Pa protokolle në çdo spital, nuk mund të kemi standarde dhe planifikim të saktë të shërbimit. Cilësia e shërbimit, standardizimi dhe kostifikimi i tij bazohen në zbatimin rigoroz të protokolleve mjekësore” – theksoi Ministrja, duke kërkuar përgjegjshmëri maksimale në zbatimin e tyre. Në të njëjtën linjë, Ministrja Sala vuri theksin tek furnizimi me barna dhe materiale mjekësore, duke…

Read More

Shqiptarët po depozitojnë më shumë para në bankë. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat e përfshira në paranë e gjerë rezultojnë të kenë arritur në 1.45 trilionë lekë në shtator, një rritje e lehtë kjo me 0.9% në krahasim me gushtin. Kjo shifër dëshmon një rritje të kursimeve të qytetarëve, fitimit të bizneseve, por edhe shtimit të besimit tyre në banka, pasi ata po zgjedhin gjithnjë e më tepër t’i kalojnë këto para në bankë. Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët, bizneset publike dhe private, institucionet financiare…

Read More

Grupi i Parlamentar i PS ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, ku ndër të tjera kërkohet që ditën e sotme të miratohen edhe emrat e anëtarëve të Komisionit Rregullator. Pas hedhjes në votim, propozimi i kalua me votat e PS, ndërsa opozita nuk u shpreh dakord. “Ne jemi kundër se nuk i kemi ende emrat, nëse doni të kaloni vetëm emrat tuaj, kalojini”, tha deputeti i PD Belind Këlliçi.

Read More

Pas dështimit të formimit të qeverisë së Kosovës më 26 tetor, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim partitë politike. Pritet që takimi të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00. Për të caktuar mandatarin e dytë, Osmani ka kohë deri më 5 nëntor. I mandatuari i parë për krijimin e qeverisë së re, Albin Kurti, dështoi t’i merrte të dielën votat e nevojshme për mandatin e tretë. Kosova e arriti konstituimin e Kuvendit të ri pas një serie vështirësish, por dështimi javën që shkoi për krijimin e qeverisë së re ka nxjerrë në pah një tjetër rrezik, e ai…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon sot më 30 tetor, një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve. Mëngjesin e sotëm, Spiropali është takuar me Ministren për Europën, Marie Bjerre, mbi objektivat për avancimin e mëtejshëm të agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE. Spiropali shkruan se Danimarka mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ministrja thekson se nën Presidencën daneze të BE, mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në…

Read More

Partia Socialiste ka rrëzuar me 79 vota kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Në seancën e mbajtur këtë të enjte, Peleshi ka marrë vetëm 10 vota për shkarkimin e tij, ndërkohë që deputetë e opozitës që ndodheshin në Kuvend, duket se kanë zgjedhur që të mos votojnë duke kundërshtuar kalimin në votim për shkarkimin e tij, dhe duke kërkuar që të hidheshin në votim dy raportet. “Pas raporteve votohej mosbesimi ndaj kryetarit, ajo bëri një votim kot fare sipas qejfit”, tha Berisha jashtë Kuvendit pas mbyllës së pjesë së parë të seancës.

Read More

Në vitin 2023, në Bashkimin Evropian u gjeneruan 79.7 milionë ton mbetje paketimi, që i korrespondojnë 177.8 kilogramëve për çdo banor. Edhe pse kjo përbën një ulje prej 8.7 kg për frymë krahasuar me vitin 2022, sasia mbetet 21.2 kg më e lartë se dhjetë vjet më parë, në vitin 2013. Më shumë se dy të pestat e mbetjeve të paketimit në BE përbëhen nga letër dhe karton (40.4%), të ndjekura nga plastika (19.8%), qelqi (18.8%), druri (15.8%), dhe metalët (4.9%). Vetëm 0.2% e mbetjeve përfshijnë materiale të tjera. Çdo qytetar i BE-së gjeneroi mesatarisht 35.3 kg mbetje plastike nga…

Read More