Author: tirana

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u takua sot me banorët e Njësisë Administrative nr. 14, në zonën e Astirit, ku qytetarët kanë denoncuar mungesën e theksuar të infrastrukturës dhe një problem serioz që rrezikon jetën e tyre. Sipas banorëve një gabinë elektrike është vendosur në hyrje të pallatit, duke bllokuar hyrjen dhe njëkohësisht rrezikuar jetën e fëmijëve dhe të gjithë banorëve të godinës.Balliu u shpreh se situata është e turpshme dhe e papranueshme, duke theksuar se është absurde që “në mes të Tiranës, qytetarët të jetojnë me një infrastrukturë të tillë skandaloze, që i ngjan Mesjetës”. “Është një çmenduri…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtuesin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin, duke vlerësuar punën e deritanishme të institucionit dhe transformimin që ka pësuar ndër vite. Në një postim në Facebook të një albumi me foto, Balluku shkruan se Bajraktari është një profesionist me integritet dhe eksperiencë të çmuar. Për të nën drejtimin e tij dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë, do të vijojë transformimi i DPSHTRR për një shërbim gjithnjë e më efikas, të sigurt dhe pranë qytetarëve. ”Një faqe e re në rrugëtimin…

Read More

Dionis Sota do të kërkojë votën e qytetarëve të Vlorës më 9 nëntor për drejtimin e bashkisë, por si kandidat i pavarur ai mbështetet nga PD-ja e Sali Berishës dhe parti të tjera opozitare, ku thotë se Sali Berisha nuk është pjesë e fushatës. Një koment e jep edhe për formularin e vetëdeklarimit të tij dorëzuar në KQZ, ku ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është arsim i mesëm, ndërsa figuron edhe me dy emra. ”Unë vij nga familje ortokose dhe shumë nga familjarët tanë kanë dy emra, unë emri e kam Ervin që në…

Read More

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2. Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit, me planin e zhvillimit “Tirana 2030”. “Lagje më lagje, rrugë më rrugë, për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur se si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë, një Tiranë që kujdeset për…

Read More

Prezantimi i Liburn Aliut si drejtor i Portit të Durrësit nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u kthye dje në një nga ngjarjet më të raportuara, më shumë për një detaj në fytyrën e Ballukut sesa emërimi i një ish-ministri të Albin Kurtit në krye të një prej institucioneve më strategjike të vendit. Personazhe me ndikim në mediat sociale kanë nisur fillimisht të qarkullojnë një pamje të fragmentarizuar nga një video që Balluku dhe Aliu realizuan së bashku në mjediset e Portit të Durrësit, menjëherë pas prezantimit zyrtar në ambientet e APD. Pamjet janë regjistruar në mesditë dhe dielli ishte mbi kokat…

Read More

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën. Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe. Përveç tyre, 48 individë dhe subjekte juridike, që më parë ishin sanksionuar sipas Programit të Sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, u hoqën nga lista e sanksioneve.…

Read More

Nga Nertil Jole Nëse ka diçka që shqiptarët e të dy shteteve po përjetojnë paralelisht, është kriza e vetëdijes politike. Nga njëra anë, Kosova e bllokuar në pamundësinë për të formuar qeveri. Nga ana tjetër, Shqipëria që dëgjon në Kuvend tone përçmuese ndaj drejtësisë nga politika e vjetër. Dy realitete të ndryshme, por me një rrënjë të përbashkët: mungesën e respektit për shtetin dhe për institucionet që e mbajnë gjallë atë. Shqiptarët, historikisht, e kanë patur të brishtë raportin mes qytetarit dhe pushtetit. Kjo mungesë kulture shtetformuese, e trashëguar ndër breza, shpesh është ushqyer nga egoja e individëve që kanë…

Read More

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi këtë të mërkurë në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin ”Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”, duke e cilësuar atë një kthesë historike në politikat mjedisore të Shqipërisë. Jaupaj tha se ky pr.ligj nuk është thjesht një akt normativ për të plotësuar kërkesat formale të BE-së, por një transformim i thellë në mënyrën sesi ne si shoqëri e kuptojmë dhe ushtrojmë përgjegjësinë ndaj mjedisit që na rrethon dhe ndaj gjeneratave që do të vijnë pas nesh. ”Prezantimi këtij projektligji plotësues me ligjin e menaxhimit të mbetjeve,…

Read More

Mega operacion në Rio de Zhaneiro të Brazilit. “Skena lufte”, tregojnë qytetarët në rrjete sociale dhe mediat lokale. Mbi 2.500 policë dhe pjesëtarë të forcave speciale kundër krimit të organizuar hynë në komplekset Alemão dhe Penha, ku jetojnë rreth 280 mijë njerëz. Të paktën 120 persona janë vrarë në përleshje, mes tyre katër policë, dhe mbi 80 janë arrestuar. Rafale me mbi 200 të shtëna në minutë e kanë kthyer disa zona të Rios në një fushë të vërtetë beteje. Grupi kriminal iu përgjigj zjarrit të policisë me dronë të ngarkuar me granata, pushkë automatike të afta për të rrëzuar…

Read More

Këtë të premte Erion Veliaj pritet të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimimi i tij për vendimin e marrë nga qeveria për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Drejtoria e Burgjeve i është përgjigjur ”Report Tv”, duke bërë me dije se nga ana e institucionit janë marrë të gjitha masat e nevojshme të parashikuara në protokollet e sigurisë, për të shoqëruar Veliajn nga paraburgimi i Durrësit drejt Gjykatës Kushtetutese. Mbetet në vullnetin e Erion Veliajt nëse do të pranojë të marrë pjesë apo të pranojë të shoqërohet për në Gjykatën Kushtetuese ditën…

Read More

Edhe pse jemi në ditët e fundit të tetorit, fluksi i turistëve po vijon në bregdetin e Vlorës, favorizuar edhe nga temperaturat e larta në vend. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga plazhet përgjatë Lungomares, të mbushura me qytetarë që shijojnë diellin, por edhe ujërat e kristalta të Adriatikut. ”Ndërsa po hyn nëntori në Vlorë”, shkruan Rama, krahas pamjeve. Edhe pse sezoni i plazhit ka përfunduar zyrtarisht, nga fotot e publikuara nga kreu i qeverisë, vihet re se shumë vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur Vlorën për të shijuar rrezet e diellit, duke u larë…

Read More

Ish-deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj është emëruar në detyrën e administratorit të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Me këtë emërim, ai merr drejtimin e një prej institucioneve më të vjetra publike të vendit, në një moment kur “Posta Shqiptare” ndodhet në proces transformimi dhe digjitalizimi të shërbimeve. Sipas vendimit të firmosur para 2 ditësh (27 tetor) emërimi i Xhafajt është bërë mbi bazën e Ligjit nr. 7926, datë 20.04.1995, “Për transformimin e Ndërmarrjeve Shtetërore në shoqëri tregtare”, si dhe në zbatim të ligjit për regjistrimin e bizneseve dhe statutit të…

Read More