Turisti amerikan Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në qelinë e paraburgimit. 57-vjeçari u arrestua në Shkodër nga policia, pasi më 2 maj, teksa ishte në gjendje të dehur, vrau me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito. Ngjarja i është raportuar autoriteteve kompetente, dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Drejtoria e IEVP Shkodër po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e plotë të ngjarjes. “Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e…
Author: tirana
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë këtë të martë në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipër-BE, ku theksoi se qeveria shqiptare ka një agjendë tejet ambicioze për integrimin në Bashkimin Europian. ”Takimi i sivjetshëm i Komisionit të Stabilizim-Asociimit, Shqipëri-BE, zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas zgjedhjeve të majit kemi tashmë një parlament të ri dhe një qeveri të re, e cila i ka vendosur vetës një agjendë ambicioze për anëtarësimin në BE”. Për të arsyeja e kësaj mbështetje të gjerë politike është e thjeshtë sepse…
Katër ngjarje të rënda kanë ndodhur në pak orë, ku kemi 3 të vrarë në qytete të ndryshe të vendit dhe një shpërthim tritoli. Lajmi i parë u dha nga Shkodra, aty ku në orët e para të mesditës iu vu tritol 38-vjeçari Enea Busukja, i cili sapo ndezi makinën, mjeti shpërtheu. Si pasojë ai mbeti i plagosur. Vrasja e parë u raportua në Durrës. 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre që ndodhet në fshatin Shkallnur të Durrësit. 70 vjeçari ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital. Djali…
Eurodeputeti grek, Fredi Beleri është i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, që po mbahet për herë të 20-të në Tiranë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë. Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, tha reformat e bëra nga qeveria shqiptare në fusha dhe sektorë të ndryshëm të vendit, pasqyrojnë standardet europiane dhe aspiratën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së. Kurse gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, eurodeputeti Andreas Schieder tha Shqipëria ka pësuar shumë zhvillime vitet…
Ky është momenti i arrestimit të picierit 41-vjeçar, Filip Shehu i cili sot vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, pas një konflikti në lokalin ku punonin të dy bashkë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Picieri Filip Shehu, 41 vjeç u përfshi në një sherr me kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë. Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa mësohet se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.
Një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç çoi në vdekjen e këtij të fundit për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë. Ngjarja tronditëse ndodhi këtë të martë në zonën e Komunës së Parisit. Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa thuhet se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh. Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte. “Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të…
Marjan Kodheli vrau me thikë babain Pjetër Kodheli, Ngjarja ndodhi në banesën e tyre që ndodhet në fshatin Shkallnur të Durrësit. Për këtë krim kanë folur edhe fqinjët, të cilët kanë thënë se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Ata janë shprehur se familja ka qenë e qetë. Sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi. ”Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e…
Një tjetër krim ka ndodhur në vend, këtë herë në zonën e Komunës së Parisit, aty ku një person është goditur me thikë. Ka qenë një konflikt mes picierit Filip Shehu dhe kuzhinierit Indrit Salillari, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. Autori i plagosjes me thikë është kapur dhe arrestuar nga blutë.
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural diskutoi këtë të martë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për ndryshimet klimatike” të ndryshuar”. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se ndryshimet në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, kanë për qëllim forcimin e kuadrit ligjor për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e gazeve me efekt serrë (GES), si dhe përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Sipas tij, ndryshimet përfshijnë shtimin e dispozitave të reja për sektorët e energjisë dhe transportit, të cilat parashikojnë hartimin e planeve vendore për energjinë, klimën dhe përshtatjen që nga viti 2027, si dhe zhvillimin e…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad, pjesë e panelit të edicionit të 9-të të Future Investment Initiative që po mbahet në Arabinë Saudite. Rama tha se sot në Perëndim nuk mbizotëron ndjesia e imagjinatës si frymëzimi për të bukurën dhe përmirësimin, por inercia e mërzitshme nga marrja si të mirëqenë të asaj çfarë është trashëguar nga e kaluara. ”Më duhet të ndaj bindjen time të patundur që ka vende të mrekullueshme që mund të jenë të varfëra, por nuk ka vende të shëmtuara të begatë dhe të pasura. Ka lidhje të drejtpërdrejtë të bukurisë dhe begatisë. Unë besoj nëse sot…
Analisti Mentor Kikia flet për darkordësinë e PD-së dhe PS-së për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, ku thotë se ka një paragjykim të madh për opozitën në çdo rast. Ai e sheh optimiste bashkimin e votave me mazhorancën për aq kohë sa produkti final do të jetë i vlefshëm. ”Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë dy nga sfidat më të mëdha të kësaj legjislature. Me territorialen do të zhbëhet ajo që u bë gati 15 vite më parë, ndarja e re territoriale, eliminimi i njësive vendore dhe zvogëlimi i tyre deri në 61. Ishte një dështim jo vetëm politik, por dhe…
Një djalë ka vrarë me thikë babain 70 vjeçar dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës. Thuhet se djali Marjan Kodheli vuan nga probleme mendore. 70 vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ndërkohë, djali pas krimit ka arritur të largohet ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Policia ka rrethuar zonën ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas burimeve, djali ka shfaqur edhe më parë sjellje agresive.